Thaçi: Fati i marrëveshjes Kosovë-Serbi do të vendoset me referendum

September 6, 2018 21:30

Thaçi: Fati i marrëveshjes Kosovë-Serbi do të vendoset me referendum

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se qytetarët e Kosovës do të vendosin për fatin e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me anë të një referendumi.

Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 për qind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë  marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi, duke folur për një shembull të ngjashëm me Maqedoninë, e cila pritet të votojë në një referendum marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Aktualisht jemi në një konflikt të ngrirë, jemi në një ‘status quo’ që për mua shënon regres, ne duhet të lëvizim drejt një progresi dhe një marrëveshjeje konkrete. Është një proces shumë i ndjeshëm. A jam optimist për marrëveshje? Jam shumë pak, sepse është një problem më shuam se një shekullor, një armiqësi dhe urrejtje shumë e gjatë. Por ajo marrëveshje është e nevojshme dhe e domosdoshme. Për mua si President i vendit nuk është e mjaftueshme të jemi të lirë dhe të pavarur, qëllimi është anëtarësimi  në NATO dhe BE. Edhe Serbia është e bllokuar në rrafshin e integrimeve”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet një njohje reciproke e dy vendeve dhe integrim i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan Thaçi tha se, as ai dhe as miqtë ndërkombëtarë deri më tani, në këto vite nuk kanë arritur ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën.

Në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se raportet mes SHBA-së dhe Kosov kanë ndryshuar në favor të Serbisë, Thaçi tha se nuk ia vlen të diskutohen këto komente.

“Ata që mendojnë se SHBA-të kanë ndryshuar në qëndrim me Kosovën gabojnë shumë rëndë”.

“Ne nuk jemi një vend i izoluar, dikush mendon se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë dhe do ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sot edhe SHBA edhe BE e duan Kosovën edhe në NATO edhe në BE do edhe Serbinë në BE. Ne sa më parë që mundemi duhet të arrijmë një marrëveshje historike, paqësore, që do të mund të mbyllte konfliktet.”

Thaçi tha se në harkun kohor të dekadave të fundit “SHBA-të kanë ndryshuar, BE ka ndryshuar dhe Ballkani ka ndryshuar…” dhe se një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve është e nevojshme.

o.j/dita

September 6, 2018 21:30
Komento

14 Komente

  1. mirel September 6, 21:36

    Beje referendumin dhe ne Shqiperi, dhe te shikosh cfare do marresh o tradhetar,
    Ate qe meriton, plumbin, vetem ate ke hak

    Reply to this comment
  2. Dardan September 6, 21:44

    Bravo Thaci! Nese politikanet milionere te Kuvendit te Kosoves nuk e duan shkeputjen e tyre nga serbet; populli jam i sigurt se do te miratoje shkeputjen prej tyre qe ata dhe aleatet e tyre te medhenj ta njohin Pavaresine e Kosoves, duke krijuar kushtet qe te behet bashkimi paqesor me trungun ame-Shqiperine. Per kete bashkim eshte derdhur gjaku rreke nga mijera heronj e patriote popullore, le t’u bejme realitet endrren e tyre te pergjakur!

    Reply to this comment
  3. Arben September 6, 22:02

    Shume.mire.

    Do te behet cfare do populli, jo bazhibuzuket.

    Reply to this comment
    • fery September 7, 01:53

      Por , keta bashibozuk popullin e logarisin sikur te jete bageti sepse , populli i zgjodhi dhe tani po ky popull
      s donre tu ua prishe terezine
      Amerika po , Amerika po ua mbledhe hesapet dhe nji dite do te lexosh ketu

      Reply to this comment
  4. Ilir N September 6, 22:52

    Vox populi vox dei
    Po, zëri i popullit është zëri i zotit, po selam Thaçit që të shikoj si qëndron puna me zërin e popullit (referendumin), me cilin nen te cilit ligj apo në me cilin nen të kushtetutës është i rregulluar.

    Reply to this comment
  5. Kuq e zi September 6, 23:12

    Z. Thaci
    Ne jemi viktima ata agresori mos e harro
    Bllokimi eshte ne favor te kosoves eshte e vetmja arme kunder serbise qe ta njohe kosoven pa kushte
    Kosoves i duhen 20 vjet te pakten qe te behet pjese e be
    Nqs serbia pret 20 vjet ka mbaruar
    Mos harro se nga nishi e poshte eshte toke shqiptare e pastruar etnikisht a keni folur per kta shqiptar te debuar ne turqi kur keni folur per kthimin e serbeve ne kosove?
    Pra po jep toke shqiptare me serb per te marre toke shqiptare me shqiptare pastaj pse presheva e jo shkupi apo ulqini mos valle vlejne me pak?

    Reply to this comment
  6. NNP September 6, 23:47

    Nje mashtrues e tradhetar i felliqur Ky e ka hak prej kohesh….. te terhiqet zvarre e jo te llomotise mashtrime e genjeshtra.O zot kur do te thej qafen!

    Reply to this comment
  7. Aleksander Thana September 7, 00:52

    Menyra se si shtrohet alternativa, o me ne, o kunder nesh; pra, a doni okb, a doni nato, a doni be, me dhenie te Trepces, Mitrovices e liqenit (!), eshte, me e pakta te thuash, gabim. Qe te behet Kovova anetare e Natos, eshte pjesa me e lehte. Qe te behet anetare e okb-se dhe be-se, eshte pjesa me e veshtire, edhe sikur t’i falen Serbise territoret e mesiperme. Do te kaloni.neper “kalendat greke” per te realizuar kete, por a eshte kjo rruga e drejte, a do populli, qofte edhe me referendum, we te sakrifikoje sovranitetin territorial te vendit?!

    Reply to this comment
  8. fery September 7, 09:38

    Sigurishte se me referendum sepse , ata 40 mij veteran te krimit qe u dhe pensione pa qene luftetar kurre dhe kure pa e kape pushkes ne dore , u dhe pensione nga parate e taksapagueseve te Kosoves , ne referendum mund te ju sjellin rrethe
    250-300 mij vota qe referendumu te kaloje ..super e menduar ..!

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 September 7, 09:53

    nëse një politikan shqiptar përmënd “Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare “,këto fjalë shpesh dijeni se ka një pisllëk brënda fjalëve të tij!!pra sa më shpesh përmënden ndërkombëtarët,nato,be,okb a fjalë të ngjashme aq më i madh është mashtrimi!!
    pardje pas veselin në një intervistë dhe më erdhi për të vjellë kur dëgjoja çdo 4 fjalë një NATO,SHBA,Tramp,BE,etje,etje!!
    pavarsisht se ai nuk e ka mbështetur në momentet e para thaçin ngadalë-ngadalë po e rrumbullakos veprimin e tij!!
    dhe ky palaço,i trashur në trup dhe mëndje,por mendon se është i hollë në mendim(mashtrim)fillon e kërcen si karkalec nga vëndi në vënd!!
    në fillim e fillon “me ndryshim kufijsh”,pa prekur “asnjë mm të kosovës”,por harron të thotë zgjerim të teritorit të kosovës,dhe më pas flet për referendume e vendosje nga populli i vetë kosovës!!
    he mor thaç mor thaç,sa të prish paraja!!sa të çvleftëson vlera e parasë,vlera e pushtetit!
    kur nuk ke gjë,!?
    nuk ke çtë shesësh!
    kur ke shumë!?
    shet atdheun!!
    këtu keni përfunduar ju brekëgrisurit e djeshëm!!
    dje skishit gjë tjetër për të dhënë,përveç jetës!!
    sot u pasuruat në kurriz të popullit,dhe jeni gati të shisni kosovën!!

    Reply to this comment
    • fery September 7, 11:00

      Thacit shume mire i kujtohet Rrahman Morina te cilin e perdoren dhe e shtrydhen si kimon dhe kure s mbeti gje preje tij e vrane dhe hirin ja futen ne nji shishe , autocensure 256…

      Reply to this comment
  10. Dr. Veip (Vehip) Proda September 7, 12:39

    E dëgjuat Hashim Thaçin mbrëmë, më 01. 09. 2018, ora 21.oo, në TV “Klan”, ju laperë të politikës dhe ju tellallë të saj, që jeni jargavitur “pa pra”, me një keqdashje, urrejtje e verbëri të skajshme? Ku i dëgjuat dhe nga i gjetët “termat” e përsëritura me këmbëngulje dhe zell mercenarësh, për “ndarje të Kosovës”, për “ndryshim kufijsh”, për “ndërrim territoresh”? Nga i polli në mendje Hashim Thaçit “thagma korregjim kufijsh”, kur ende nuk janë miratuar ndërsjellësisht, ndonëse janë të njohur ndërkombëtarisht, konceptualisht, për të dy shtetet, Serbi e Kosovë? Doni ta dini?
    Ja, pra, po ju rikujtoj, për të disajtën herë, vetëm një detaj: Ktheuni mbi dy dekada e gjysëm pas në vite dhe shfletoni Marrëveshjen e Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe atje do të gjeni, “mendjen” e Hashim Thaçit në raport me “harraqët” e tjerë: a) Çfarë është vendosur? b) Cilat janë opcionet dërguar “Komisionit Badinter” c) Kush dhe si e shkeli atë (Marrëveshje), në Kosovë e viset e tjera etnike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi, por edhe në Shqipëri?
    Përse edhe mbrëmë u këmbëngul që të “mësohej” se cfarë fitonte Serbia, nga Marrëveshja e lansuar prej Thaçit, duke i dhënë Kosovës Luginën e Preshevës, e cila e ka kërkuar bashkimin në mënyrë plebishitare, publikisht?
    Doni ta dini dhe ta mënjanoni merakun se çfarë fiton Serbia nga Marrëvbeshja me Kosovën? Serbia fiton shumë: a) Çlirimin nga “fantazmat” dhe “xhindet”, që i kanë pushtuar mendjet dhe shpirtin, në çdo qelizë të shtetit e të shoqërisë, të cilat e kanë shpurë te mitomania serbomadhe, që është shoqëruar me ultranacionalizëm e ultrashovinizëm, me tragjedi dhe trauma për kombin serb dhe për kombet e tjerë, veçmas për shqiptarët. b) Tani, që kohët kanë ndryshuar jo më në favor të Serbisë, fiton dhe konsolidon sovranitetin dhe integritetin e shtetit serb, si dhe vendosjen e kufijve shtetërorë, të cilët ajo i ka ndryshuar agresivisht e forcërisht, padrejtësisht, edhe me mbështetjen ndërkombëtare (Shën Stefani, Berlini, Londra, Versajë-Parisi). Ndryshe, Serbia, do të “gëzojë” e trashëgojë “Pashallëkun e Beogradit” (Ju rikujtoj Sanxhakun e Pazarit të Ri, Sanxhajun e Nishit, të dy elementë shtetformues të Vilajetit të Kosovës, për të mos folur për Vojvodinën e më tej). c) Sigurimin e bashkëjetesës të grupit etnokulturor serb në Kosovë, si dhe të vlerave kulturore e shpirtërore serbe atje, të ngritura, instaluara e shumfishuara qëllimisht, prej tyre si pushtues, kryesisht mbi vlerat shpirtërore, historike e kulturore të shqiptarëve, për të ndryshuar realitetin etnik dhe historik. d) Normalizimin e marrëdhënieve me kombin domethënës shqiptar, kur dihet fare mirë se si janë situatat e serbëve me kroatët, malazestë, boshnjakët, bullgarët, rumunët e hungarezët. e) Integrimin në BE, me të gjitha beneficet që sjell ai, sepse e ka kusht të pakontestueshëm, njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën.
    Thaçi nuk ka punuar si shumë hilanjozë për Kosovën. Ai, nuk e ka “dredhur bishtin”, por ka punuar e sakrifikuar shumë e më shumë se cilido tjetër, urtë e butë, pa zhurmë e ditirambe, me këmbëngulje dhe në mënyrë të pakthyeshme. Se e kritikoni, mirë bëni, por mos e sulmoni, mos e ndotni, mos e trysnoni, si ziliqarë, cmirëzinj e zemërzinj! Vëllazërisht!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*