Thaçi për marrëveshjen me Serbinë: Ka të bëjë me korrigjimin e kufijve

January 20, 2019 17:12

Thaçi për marrëveshjen me Serbinë: Ka të bëjë me korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar se marrëveshja finale me Serbinë nënkupton edhe ‘korrigjimin’ e kufijve.

Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera”, ka shkruar ai në një postim në Facebook pjesë të përgjigjeve të tij dhënë për agjencinë e lajmeve të Austrisë (APA), e pikërisht për gazetarin Martin Auernheimer.

Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje”, ka sqaruar më pas Presidenti i Kosovës.

Thaçi ka shkruar se marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon, mundësonte anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, nënkupton që nuk do të ketë më kufij monoetnik e që trajton edhe çështjen e personave të zhdukur.

Aktualisht, Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë, edhe me një Ekip Negociator të cilin e udhëheq Fatmir LImaj e Shpend Ahmetin si lehtësues të marrëveshjes që do të arrihet në mes të Hashim Thaçit dhe Presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

v.l/ Dita

January 20, 2019 17:12
Komento

17 Komente

  1. mirel January 20, 17:05

    Tradhetar me te poshter se ky dhe Ramuti nuk gjen

    Reply to this comment
    • andi kadriu January 20, 17:32

      …o vllajo nuk ke pune tjeter ti!?.edhe ne gjume ramen sheh ti!?.po te ngeli gjithe diten ne mendje ramuti ,ramuti,ramuti ,o na hongsh kokren e mutit…apo mer noj tas supe ti???.po tejete keshtu hallall plako,por spo na len te lexojme ndonje koment se do shohim ramutin tat!!!!…

      Reply to this comment
    • fery January 20, 18:04

      Thaci e di se ky projekt i vjeter serb i promovuar zyrtarishte nga A.Vuciq pase emrimit te tij president i Serbise angazhoi edhe dy sherbetoret shqiptar te Kosoves Hashim Thacin dhe Shqiperise Edi Ramen
      Por , Hashim Thaci kete ide te Vuciqit dhe Dobrica Qosiqit s do mund ta qoje perpara sepse ne Kosove s ka as 1 % perkrahje as te popullit dhe as nga subjektet politike . Biles , shkembimin e teritoreve e kundershtin fuqishem edhe subjekti i PDK , lider i se ciles parti ishte vete Hashim Thaci
      Hashim Thaci jepe deklarata per gazetat europiane e austriake sepse eshte i vetedijshem se taksa 100% e qeverise se Kosoves ndaje produkteve serbe e ka dermuar dhe tronditur potiken antishqiptare te beogradit dhe tandemin e koalicionit Vuciq – Daciq dhe aspak s eshte cudi qe nga kjo avari e pariparueshme qe ka shkaktuar taksa 100 % ne Bg mund te bie koalicioni antishqiptar ne Serbi dhe bashke me te , mund ta terhjeke zvarre edhe kliken e sherbetoreve te beogradit , Thacin e Kosoves dhe Ramen e Shqiperise

      Reply to this comment
    • Vatra January 20, 21:30

      Të dyve u rruafsh volet more demagog po ku ke tradhti ma të madhe se me kërku mbrojtje nga policia kriminale e Millosheviqit dhe që Kosova dhe Metohija të mbetet pjesë e Serbisë dhe në anën tjetër ti servohet popullit si ma guximtari që ju kundëvu Serbisë dhe tjetri i fali det Greqisë alibitë e tyre ai që i akcepton është dhe tu hdhë këtyre epitetin e tradhtarit nr. 1 ata janë vetë shpirtë tradhtie

      Reply to this comment
      • mirel January 20, 23:38

        Nga na doli dhe nje adhurues tjeter statujash?
        Kush kerkoi qe Metohia e Kosova ti mbeten Serbise? Nga e nxore kete? Gjysmaket shqiptare kryesojne tabelen e budallenjve ne Evrope.
        Jo me kot

        Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic January 20, 17:29

    Eshte kollai te shigjetosh tradhetar, pore mendo sikur te jesh ti aty c`fare do te bejesh. Eshte kollai te flasesh nga maja e olimpit!

    Reply to this comment
    • mirel January 20, 19:50

      Ashtu eshte o Ali Mitat Frasheri. Eshte me kollaj te shesesh Atdheun se sa te luftosh per te.
      Greket po luftojne per emrin e Maqedonise, ne e kemi te tepert te luftojme per trojet tona.
      Jepjani dhe Jugun Greqise, dhe te biem rehat. Cna duhet lufta? Vetem kur te vije greku ne dere si camerve, atehere kushedi, do e marrim aratine ne Serbi apo mal te zi per te shpetuar?

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic January 21, 01:13

        PER TY MITEL.!

        Ndarja e Koves qe nuk mendoi te ndodhe kurre. Pore ne se USA na ka tredhetuar athere nuk ka se c`fare ben ase Thaci dhe Ase Rama.
        Nje gje duhet ta shofim pake duke u kthyer ne retrospektive.!
        Kure forcat e NATOS hyne ne Kosove Forcat Franceze dhe Ruse hyne te paret ne Prishtin.Kjo per arsye se renegati Rugova nuk lejoi qe ne Prishtin dhe rrethinat e saje te Ngrihet UCK-ja Pra UCK-ja nuk gjeti mbeshtetje pasi Rugova u Tha rrin te qet se liria do te” pikoje” nga qielli i kalteret.
        Keshtu Forcat Franceze vun kufirin tek ura e Vardarit, Pra keto jan Forca te NATOS,
        Pra ne se kjo ndarje eshte bere ne mes te medhejve, te atyre qe ndihmuan ne largimin e serbise nga Kosova athere shqiptaret e mjer nuk kan se c`fare te bejen.!
        Keshtu qe nuk keni perse i bjerni ne qafe ase Hashim Thacit ase Edi Rames .
        Pra ne cofte se USA nuk eshte ne ket hile athere edhe sikure te doje Hashim Thaci dhe Edi Rama kjo nuk munde te ndodhe pasi ne kemi nje shembull te qarte.
        A beri Thirrje Rugova NATO ndalo Bombardimet mbi Serbein.? Po NATO e degjoi Ibrahim Rugoven,
        Keshtu pra ne sa USA nuk eshte ne ket hile nuk do ta degjoj ase Hashim Thacin dhe Ase Edi Rama edhe sikur large cqofte keta te jen ne ket Hile qe kjo kurre nuk duhet te ushqehet se Ase Edi Rama dhe Ase Hashim Thaci ketu nuk kan gishte. Pervecse te medhejte.
        Mendja nuk ma merre qe USA ja lene Trapcen Serbise dhe Rusise.!

        Reply to this comment
  3. muzika January 20, 19:02

    Zoti Thaci, si ju ashtu dhe KM aktual i Shqiperise jeni letra te djegura, te korruptuar e te ekspozuar dhe haptasi anti-shqiptar. Mos u lodhni kot me aparenca te sforcuara neper kafenera se nuk i plas njeriu. Do mbeteni ne historine shqiptare si bajgat e ketij kombi.

    Reply to this comment
  4. Teuta January 20, 19:52

    Nuk ka arsye per shkembim teritoresh. Nese duhet korrigjuar, duhet qe lugina e Presheves, Medvegjes e Bujanovcit te perfshihen ne Republiken e Kosoves, si dhe Tetova e Kumanova, Ohri e Manastiri, Gostivari, Dibra e Madhe, Çameria, Ulqini e Tivari dhe gjithe malesia e madhe te perfshihen ne Republiken e Shqiperise. Populli shqiptar I dy shteteve shqiptsre duhet te ngrihet dhe te kerkoje te drejtat legjitime te teritoreve shqiptare, dmth, jo t’i jepen teritore te tjera shqiptare fqinjeve, por t’u merret atyre teritoret shqiptare qe kane zaptuar gjate çerekut te pare te shekullit te XX-te. O popull! Beju vigjilent! Mos prano me pazare antishqiptare nga Europa dhe pansllavizmi ruso-serb! Teuta

    Reply to this comment
  5. Teuta Cani January 20, 19:56

    Nuk ka arsye per shkembim teritoresh. Nese duhet korrigjuar, duhet qe lugina e Presheves, Medvegjes e Bujanovcit te perfshihen ne Republiken e Kosoves, si dhe Tetova e Kumanova, Ohri e Manastiri, Gostivari, Dibra e Madhe, Çameria, Ulqini e Tivari dhe gjithe malesia e madhe te perfshihen ne Republiken e Shqiperise. Populli shqiptar I dy shteteve shqiptsre duhet te ngrihet dhe te kerkoje te drejtat legjitime te teritoreve shqiptare, dmth, jo t’i jepen teritore te tjera shqiptare fqinjeve, por t’u merret atyre teritoret shqiptare qe kane zaptuar gjate çerekut te pare te shekullit te XX-te. O popull! Beju vigjilent! Mos prano me pazare antishqiptare ne kurrizin tone te planezuar nga Europa dhe pansllavizmi ruso-serb! Teuta

    Reply to this comment
    • fery January 20, 21:39

      Fillimishte duhet Kosova te njihet ne keto kufij aktual te pranuar nga 115 shte te botes….PIKKKE
      Pastaj nese egziston vullneti i dy paleve mund te bisedohet per te tjera, gjithmone si shtete te barabarta duke respektusr regulkat e reciprocitetit
      Gjitha akrobacionet tjera s jane gje tjeter vec se budallalleqe dhe pune naivesh…gjithe ata qe kete rruge nuk e ndjekin kane dicka tjeter ne prioritetet e tyre dhe jo interesin e Kosoves dhe shqiptareve

      Reply to this comment
      • mirel January 20, 23:40

        fery, jam dakort me mendimin tuaj. Njohja eshte hapi i pare i konsolidimit te shtetit te Kosoves. Korigjimi i propozuar nga Thaci eshte rruge e mosnjohjes dhje kthim i eger mbrapa. Eshte krim i mbartur ne histori qe do perseritet.

        Reply to this comment
        • fery January 21, 16:06

          Vetem njohja e Kosoves ne keta kufij aktual egzistues me te cilet Kosoven e njohen deri sot 115 shtete te botes eshte pika ku tashe e 2 vite po thehen gjitha shtizat
          Gjitha tjerat jane pallavra , jane manovra ruso- serbe dhe argateve e sherbetoreve te tyre qe kane per qellim zhvleresimin e ketyre njohjeve por , edhe me teper se aq , degradimin e vendimit te Gjykates Nderkombtare te Drejtesise mbi ligjeshmerine e shpalljes se Pavaresise se Kosoves ne keta kufij aktual e cila deklaroi se : “shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombrare ”
          Pikrishte kete karte te forte juridike te cilen Kosova e ka ne dore , skemat ruso-serbe dhe sherbetoret e tyre me
          ” shkembim teritoresh ” ose
          ” ndryshim kufijsh ” etj etj ,inicistiva dhe terma idiote dhe skajshmerishte perfide te cilat pikrishte kane per qellim zhvletesimin e vendimit te Gjykates Nderkombtare te Drentesise duke ia ndryshuar kufijt e Kosoves qe per pasoje domosdoshmerishte ndryshon edhe vendimin e Gjykates Nderkombtare mbi shpalljen e pavaresise , e cila thote se ” shpallja e pavaresise se Kosoves nuk e cenon te drejten nderkombtare ne keta kufij egzistues ” , i nderuar mirel…!

          Reply to this comment
    • Vatra January 20, 22:48

      Edhe unë mendoj nuk ka nevojë dhe shum shpejt sdo të ketë çka të shkëmbehet Medvegja u pastru shum shpejtë edhe Presheva do ta ketë pakicen shqipëtare serbët e Kosovës marrin paga edhe nga Serbia përse të mos paguen edhe preshevarët nga Kosova

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim