Thaçi flet për oferta hileqare: Kosova është një dhe e pandashme

May 15, 2019 21:05

Thaçi flet për oferta hileqare: Kosova është një dhe e pandashme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme.

Postimi i plotë i Thaçit:

Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

 Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme.

 

v.l/ Dita

May 15, 2019 21:05
Komento

4 Komente

  1. fery May 16, 04:06

    Thaci shkoi ne Berlin dhe atje znj.Merkel ia vari nji teneqe ne bishte
    Tani Thaci vrapon duke e perplasur teneqen rrugeve te Prishtines e Tiranes , trembur nga zhurma e perplasjes se teneqes ne rruget e Kosoves dhe Shqiperise , friksuar e paranojak me kompleksin gjerman te Berlinit

    Reply to this comment
  2. dani May 16, 07:59

    E more Hashim sa posht ke ra.E gjitha filloj me kakarisjet e tua

    Reply to this comment
  3. Komentuesi pa pagese May 16, 10:50

    Ka mesuar nga lideri boteror ky Thaqi.

    Reply to this comment
  4. Filip May 16, 14:24

    Cbisedime me Serbine more??Bisedime me ata qe dikur ishin ministra te milloshevicit????Duhej krijuar menjehere pas luftes nje celule e fshehte qe te gjente dhe eliminonte kriminelet serbe qe kishin bere krime ne Kosove.Tu digjej toka nen kembe mos te gjenin shpetim as ne fund te botes.Ju humbisni kohe me fjale boshe me vucica dhe dacica.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*