Thaçi fton Kurtin për t’i dorëzuar dekretin e mandatarit brenda orës 12:00
Nga Arkiva
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Zyra për Informim e Presidencës ka konfirmuar për mediat kosovare se ftesa vlen për ditën e sotme në ora 12:00.
Ndërsa nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje i thanë KosovaPress-it se ende nuk e kanë pranuar një ftesë të tillë.
Nga kjo zyre nuk thanë nëse Kurti do të shkojë në presidencë, por nuk e kanë mohuar një takim të tillë, informon KosovaPress.
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot në mënyrë të shkruar emrin e Albin Kurtit për kryeministër.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe pas dorëzimit të emrit për mandatar për kryeministër ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
j.l./ dita
Naivat shqiptar mendojn se jane ata qe vendosin se kush do jet KUKLLA e radhes.