Thaçi i përgjigjet letrës së Trump: Gati për kompromiset e nevojshme

January 29, 2019 17:37

Thaçi i përgjigjet letrës së Trump: Gati për kompromiset e nevojshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji i ka kthyer përgjigje letrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në letrën e tij dërguar Presidentit Trump, Presidenti Thaçi është zotuar se do ta kryejë pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga Presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.

“Siç kemi diskutuar në Paris – dhe siç u kam shpjeguar më në detaje Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Uashington – pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani. Prandaj, më lejoni t’ju ofroj garancitë e mia personale se si President i Kosovës do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëj kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, që do të përfshijë të gjitha çështjet e hapura, duke i dhënë kështu fund konfliktit shekullor me Serbinë”, deklaron Thaçi.

Presidenti shton më tej se “marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë. Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje permanente në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

l.h/dita

January 29, 2019 17:37
Komento

8 Komente

  1. mohikani January 29, 18:05

    United states of Albania.

    Reply to this comment
  2. llapi January 29, 18:15

    Kosova nuk eshte prone private e juej qe me lehtesi ta tregtojsh .
    Paqe me serbine mund te ket vetem ateher kur ne rruzullin toksor te mos mbetet asnje SHQIPTAR perfshir edhe presidentin bashk me ate te gjatin (kryeministrin rama) . Kurr ne histori nuk njifet se serbija ju permbajte ndonje marrveshje qe e nenshkruajti perpos asaj te shfarosjes te te gjitha kombeve jo sllave ne Ballkan duke u dhene perparsi gjithmon ne ket drejtim SHQIPTAREVE !

    Reply to this comment
    • Vatra January 29, 21:47

      Llapjantë janë ata që gjithmonë kanë qenë kryesorët që Serbia ka qenë dhe është kryesorja kolonizatore politiko ekonpmoke këtu nuk duhet vequ as anamoraven si kontrabanduesit dhe furnizuesit kryesorë me borlloxhe serbe

      Reply to this comment
  3. mirel January 29, 19:43

    Thaci i pergjigjet Putinit. Tramias qe e ka idene perse behet fjale. Meqenese sugjerimi i ka ardhur nga MoskaThacic perdor Ameriken per mbulese. Keshtu nuk i pergjigjet Tramit , por i drejtohet popullit shqiptar te behet pale e tradhetise se tij

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana January 29, 20:34

    Me servilizem vetem Serbia ka perfituar e perfiton, shqiptaret kane humbur. Zoti Thaci deri sot nuk ka shpjeguar ne asnje rast se cili eshte kompromisi dhe cfare fitojne e cfare duhet te humbasin shqiptaret. Mos perserit.pranimin e Kosoves ne okb sikur pas kompromisit tuaj okb- ja mezi po pret te hape deren per ju. Te mbash si mburoje slloganin e okb-se eshte njolloj si t’i lutesh Serbise qe t’ju njohin, se njohja nga Serbia dhe pranimi ne okb (peshku ne Det e tigani ne zjarr) eshte shpetimi juaj nga vdekja fatale. Dhe serbi thote, ” posi ju shpetojme ne jeten, vetem si filling na jipni Trepcen, Mitrivicen, Ujmanin, manastiret dhe per te tjerat shohim e bejme me vone”. Po ju zoti Thaci, qe nuk kini then asgje deri Tani, cfare pergjigje do I jepni serbit dhe cfare do ju ofroni, se sa per t’i kerkuar e marre nga serbi, harroje, e kane dhe e thone perdite se nuk ju japin asgje, por te marrin sa te munden. Prandaj keto punet e shtetit dhe problemet kombetare nuk mund te behen pazar kaq lehte dhe aq me pak per kredi e lavdi personale. Ne Shqiperi ja kemi pare sherrin mercenarit Sali dhe te tjereve me rradhe pas tij qe I dhene toke e varreza grekeve, det (ngaqe kemi shume), Kisha, shkolla greke e asnje shqiptare ne Greqi, kryepriftin gjeneral ne mes te Tiranes etj.etj. prandaj shpresojme qe mos te kini edhe ju andej ndonje sozi te Saliut se me shume se gjysma e Kosoves ka per t’u shitur per skrap. Shpresoj qe KY te jete vetem nje shprehje e zemerimit tim.

    Reply to this comment
  5. fery January 30, 11:18

    Opozita e Kosoves e kundershton idene e thacit per korigjim kufijsh, koalicioni qeverises i Kosoves ponjashtu eshte kunder shkembimit te teritorit mese Kosoves e Serbise , shoqerija civile eshte kunder dhe gjithe populli i Kosoves e kundershton kete ide te presidentit por , Ky me kojefortesine e tij te papermorsueshme ka vendosur ta amnestoje serbine dhe kriminelet serb per krimit e kreira ne Kosove dhe pa u nadle vazhdon duke genjyer ne Kosove e neper bote se Kosova eshte gadi pet kompromis me serbine duke aludira ne falje Serbise teritor , duke shkelur mbi gjakun e deshmoreve dhe martireve te Kosoves
    Por , presidenti Thaci po provokon sepse edhe ai e ka pa se nji ide te tille s ka as shane teorike ta zbatoje ketu ne Kosove .
    Ne te njejten kohe ne menyre analoge si te Thacit presidenti amerikan dhe gjithe ekipi i tij elektoral ne Amerike eshte nen hetime dhe shpejte do te dele raporti i prokurorit amerikan mbi ndikimet e Rusise ne zgjedhjen e presidentit Trump
    Vete kjo inicijative amerikane dhe logika e shtetit te forte ligjor te qone te mendojne se edhe serbija paska patur ndikim ne zgjedhjen president te Kosoves, te Hashim Thacit dhe nese Ky eshte konstatim i sakte atrher pse edhe Thaci mose te hetohet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim