Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufirit e kam marrë nga Rugova

February 20, 2019 18:10

Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufirit e kam marrë nga Rugova

Qytetarët e Kosovës kanë marrë përgjigje rreth çështjeve kryesore që lidhen me fazën finale në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht po kërkon korrigjim të kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Republikën e Kosovës.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç ai që pyeti presidentin e vendit rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Ideja e kujt prej juve ka qenë ndarja, ose korrigjim, ose demarkacion të kufirit. A ka qenë ideja u juaj, ose ideja e Vuçiçit, ose e ndonjë pale tjetër që ka emër dhe mbiemër”, pyeti ai.

Në përgjigjën e tij, Hashim Thaçi tha se fillimisht ideja ishte e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Prej presidentit Rugova në vitin ’94, pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen, por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është ideja ime origjinale, që iu kam bashkangjitur presidentit Rugova, Dacit dhe kryetarit të Gjilanit”, citon KosovaPress deklaratën e Thaçit.

Që nga viti i kaluar, presidenti i Kosovës flet vazhdimisht për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, dhe mundësinë e bashkimit të Luginës me territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo ide është kundërshtuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë, përveç Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili publikisht ka deklaruar se Lugina duhet t’i bashkohet Republikës së Kosovës, por që Kosova nuk duhet t’i jap territor Serbisë.

v.l/ Dita

February 20, 2019 18:10
Komento

16 Komente

  1. dardan I February 20, 18:26

    Ideja e shkembimit te territoreve ne te dy anet e kufirit serbo-kosovar eshte artikulluar edhe nga Akademiku Rexhep Qose.

    Reply to this comment
  2. OPTIMISTI ....(paqe njerezve vullnete mire mbi dhe') . February 20, 18:38

    RUGOVA, pas gjergj KASTRIOTIT, kalores i KRISHTERIMIT, per EUROPEN . te gjithe islamofilet radikal, te ketij KOMBI, sot a neser, do te..DESHTOJNE .

    Reply to this comment
  3. fery February 20, 19:36

    Po foton ” bashke me Aden Jasharin, me krajun mbi supet e tij ” ku e morre president …?

    Reply to this comment
  4. llapi February 20, 20:34

    M-t ishte ai e me m-t ke dale ti po para ca kohe ishte fotoja jote ne vilen e Dacit ne Brezovice kinse aty ka lind propozimi per shkembim teritoresh mes juve te dyve po kesaj pune I thojn LUAJE MACE KRYET E BUALLIT po nje gje mos harroni se ata qe shkelin mbi kufomat e atyre qe rane per lirine e Kosoves do e pagojne shtrenjet mos nga njeriu nga PERENDIJA.
    Eshte nje thenje se MULLIRI I ZOTIT BLUAN SHUM NGADAL POR ASGJE NUK LEN PA BLUAR .

    Reply to this comment
  5. Shefqet Cela February 20, 20:49

    Tani po bindem se Thaçi nuk paska qene perfaqesues i denje i U.C.K. -se.
    Tani po nxier koken me idete e Rugoves.
    Te ishte per Rugoven, Kosova do te ishte akoma nen Serbine, dhe luftetaret e lavdishem te U.C.K.-se ne hapsane ose parajse.
    Po Rugova ku e mori kete ide?
    Druaj se gjte takimit me Milosheviçin.
    Te rrojme e te shikojme, ne se eshte vertet ashtu siç thote. Shpresoj qe e ben per pragmatizem!

    Reply to this comment
    • Mollosi February 20, 22:29

      Hashim Thaci genjen sepse dr. Rugova kurre nuk ishte per korrigjim te kufirit. E sa i perket perfaqesesimit te UCK-se mund te te them se asnjeri, duke filluar nga Hashimi e deri tek Xhaviti, Aliu, Azemi, Kadriu etj nuk ishin perfaqesues te denje te UCK-se. Ish perfaqesuesit e Drejtorise Politike te UCK-se ishin nje grup banditesh qe sot qeverisin me Kosoven me keq se sa qe qeverisnin serbet para vitit 1999.

      Reply to this comment
  6. Vatra February 20, 21:26

    Ibrahim Rugova ka qenë me 1001 ide dhe ai nga idetë jetonte por se ky deri aty ka mbrri e pa besushme për shqiptarët pa e pranushme do të ishte heqja qefe Leposaviq dhe Zubinpotok dhe të merren vendbanimet me shumicë shqipëtare si dhe depolitzimi dhe deserbizimi i kishave bizantine të shqiptarëve ortodox në Deviq ku kurr nuk pati serb në Graqanicë veq disa familjeve shqiptare ortodokse të serbizuara aty ka vetëm rom të serbizuem kështu që objektet fetare të dhuruara nga marrveshja me osmanet duhet ti këthehen popullit shqiptarë autokton

    Reply to this comment
  7. MH February 20, 22:41

    Nese korigjimi i kufijve sic asht Kosova sot,shto dhe bashkimin Medvegjes,Bujanovcit,Presheves.
    Kjo asht mrekulli.
    Po a asht dakort Serbia me leshue pa marr asgja per vedi.
    Nese bien dy palet dakort si ma siper.Nuk ka pse te qesin shqelma e te shpupurishen te tjeret.Keto kushte pranon dhe Haradinaj.Ramja dakort e dy plave si ma siper.Perfundon dhe njohja e pavarsise se kosoves nga Serbi.Dhe mbrenda gjysem ore Haradinaj heq taksen 100%.

    Reply to this comment
  8. ceka February 20, 23:09

    Nje rrenc patalogjik, Rugova ishte kategorik ndaj ndarjes se Kosoves. Lexo intervisten e Rugoves ne 94 me tash keshilletarin e Thacit dhe do ta shifni qendrimin e Rugoves ateher kur edhe miqet e Kosoves insistonin per “KOMPROMIS TE DHIMBESHEM”.

    Reply to this comment
  9. Iliria e bashkuar February 21, 00:32

    E cuditshme ? Shqiptaret keta vet vrases ? Te trashe, te pa afte e te pa bese. Turp

    Reply to this comment
  10. mirel February 21, 00:49

    E ke marre nga Edi Ramuti dhe Bexhet Pacolli thuaj

    Reply to this comment
  11. Lili February 21, 07:25

    Amam amam,po n’ate kohe te njohum si kunder ketyre ideve te Rugoves…

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 February 21, 07:38

    sa më shumë të flasësh aq më shumë do tregosh atë që ke në bark!!
    pra ky palaço i sotëm,i trashur nga pushteti,dje e quante rrugovën tradhëtar!!dhe nuk flas për periudhën që zhvillohej lufta,por për atë pas lufte!!në periudhën e luftës i kishte futur plumbin ballit!!
    sidoqoftë,sot i ka hyrë dhe ky tradhëtisë dhe na thotë se e paska marrë idenë nga tradhëtari i djeshëm!!uau sa mirë!!patrioti me kalimin e kohës na bëhet dhe tradhëtar!?
    hë se ja kemi marrë dorën me kohë këtyre gjërave!!i ngrëmë përmendore tradhëtarëve në mes të kryeqyteteve!!
    thaçi,megjithëse rugova nuk e ka marrë fije e për pe këtë punë “korigjim kufijsh”nga esat toptani,por prapë atje vjen muhabeti,atëherë bjeri shkurt e mos kalo nëpër tradhëti ndërmjetëse,thuaj që e ke marrë nga esati!!
    o pallosh idiot,njeri i trashë dhe tradhëtar edhe më i trashë!!
    në fillim,pavarsisht se ka kaluar gati një vit që po ha të njëjtin mut,fillo e shpjego se çfar mendon për “KORIGJIM KUFIJSH”,dhe mos fol si e jëma e zeqos në majë të thanës!!
    ti ke të bësh me gazekarë e jo gazetarë!ata mund ti sjellësh vërdallë idiotësira “unë se kam thënë këtë”,”unë se kam thënë atë”!!
    si duket,pavarsisht se gazekarët duken agresiv ndaj teje,ata janë në një lojë me ty!!
    ata nuk të kërkojnë me ngulm që ti ta thuash atë që po propagandon nën rrogoz!
    kjo që po bën ti nuk është gjë tjetër veçse një tradhëti e jashtëzakonshme!!
    e vërteton NGULMI në qëllimin tuaj,SHPEJTËSIA që përdorni për ta mbyllur, dhe FRIKA që përhapni!!
    këto janë faktorë që duhen të jenë si “letër lakmusi”për veprimet tuaja!!

    Reply to this comment
  13. KOZi February 21, 11:29

    Optimisti – sa per kujtese tre figurat letrare e politike te shqiptarve qe promovuan krishterimin ne shqiptare si dhe aspiraten per kthim ne besim ( kthim ne katolicizem jo ne ortodoksi qe eshte besim i grekeve e sllaveve) jane nominalisht me besim musliman- Ibrahim Rugova, Arber Xhaferi, Ismail Kadare…….tung

    Reply to this comment
  14. xy February 21, 12:26

    Thaqi cdo dite e me qesharak,me pake serioz kur flet.Si duket e kopjon Rugoven i cili sa here permendte pavarsine zgerdhiheshte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim