Thaçi insiston në marrëveshjen me Serbinë: Arrihet brenda këtij viti

April 15, 2019 12:12

Thaçi insiston në marrëveshjen me Serbinë: Arrihet brenda këtij viti

Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përvijuar kështu paktin historik mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të këtij viti, është ende e mundshme brenda vitit 2019, pavarësisht pengesave të mëdha gjatë muajve të fundit.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “The Guardian” përpara punimeve të Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohet në Poloni më 29 prill.

Serbia refuzon të njohë Kosovën shtet të pavarur, që prej shpalljes së Pavarësisë së kësaj të fundit në vitin 2008, edhe sot gati një dekadë nën administrimin e ndërkombëtarëve pas luftës së përgjakshme të viteve 1998-’99.

Lufta, e nxitur prej spastrimit brutal që po ushtronin forcat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, latë paktën 10 mijë shqiptarë të vdekur, përpara se të nevojitej një fushatë bombardimi 78-ditore nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, për t’i dhënë fund konfliktit. Sulmet hakmarrëse gjatë kësaj kohe u morën jetën edhe qindra serbëve.

“Na duhet të ulemi e të bisedojmë edhe me armiqtë tanë të betuar, por pa parakushte, e të përpiqemi të dëgjojmë njëri-tjetrin”, tha presidenti Thaçi.

Bisedimet mes dy vendeve janë pezulluar që prej muajit nëntor, kur Kosova vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj produkteve që vinin prej Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Thaçi tha se nuk ka asnjë plan për të hequr taksën, por ritheksoi nevojën për një progres të shpejtë në këtë aspekt.

Sipas tij, hezitimi i ndërkombëtarëve dhe mesazhet e përziera “po krijojnë hapësira për nacionalistët dhe populistët në të dyja anët e kufirit” dhe se “shpesh dalin në pah egot dhe përplasja e personaliteteve, duke dëgjuar rrallëherë të flitet mbi parimet, standardet dhe vlerat”.

Thaçi tha se kishte investuar të gjithë kapitalin politik të ndërtuar përgjatë dy dekadave të fundit në suksesin e bisedimeve, ndërsa çmimi i dështimeve të vazhdueshme do të dëmtojë të gjithë rajonin.

“Në rrethanat aktuale, me këto tensione, nuk shoh arsye se përse investitorët e huaj duhet të vijnë dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqeje do të sjellë prosperitetin e rajonit”, tha Thaçi.

Statusi aktual i Kosovës, që njihet nga shumica e vendeve të BE-së, por ende jo nga 5 prej tyre, ka bërë që qytetarët e saj të jenë të vetmit europianë në perëndim të Bjellorusisë që u nevojiten viza për të udhëtuar në zonën “Schengen”. Askush tjetër në Ballkan nuk vuan nga këto kufizime, e për pasojë, një e treta e forcës punëtore në Kosovë është e papunë.

Thaçi, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftoi për pavarësi, fajëson disa vende anëtare të BE-së për komplikimin e procesit, duke iu referuar kështu mënyrës sesi Gjermania, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ka kundërshtuar disa aspekte të propozimeve të Thaçit për atë që ai e përshkruan si “korrigjim të kufirit”.

Plane jozyrtare kanë “pushtuar” mediet dhe rrjetet sociale, sipas të cilave rajoni i dominuar nga serbët në veri të Kosovës, rreth Mitrovicës t’i bashkohet Serbisë, ndërkohë që Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare t’i bashkëngjitet Kosovës. Në praktikë, veriu i Kosovës operon me një formë sovraniteti të dyfishtë, me ndikim si nga Kosova, ashtu dhe nga Serbia.

Thaçi është në favor të këmbimit të territoreve, një ide e kundërshtuar fuqishëm nga Gjermania me frikën se do të zgjojë kërkesa “të fjetura” për kufij të tjerë gjeografikë në Ballkan, përfshi këtu pjesët e dominuara nga serbët në Bosnje, që të rishkruhen mbi vija etnike. Por, Shtetet e Bashkuara duken më shumë në favor të këtij plani.

Presidenti i Kosovës thotë gjithsesi se “demarkacioni” duhet të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të njohjes reciproke mes vendeve, edhe pse thekson se “nuk duhet të ketë kufij mbi linja etnike” dhe se “Kosova dhe Serbia duhet të mbeten shtete shumetnike”.

l.h/ dita

April 15, 2019 12:12
Komento

3 Komente

  1. Ji pak serioz April 15, 13:07

    Po ik o Thaci se nuk e ke ti ne dore c’a do behet, Marreveshjen do e bejne mjeshtrat e Washingtonit,Ty do te japin nje cope letre sa per ta firmosur

    Reply to this comment
  2. info analitike April 15, 16:34

    Ketij po i djeg prapanica nga gjyqi qe po i pergatitet dhe eshte gati te shese Kosoven per te shpetuar veten.

    Reply to this comment
  3. fery April 15, 20:09

    Ambasada amerikane u reagon zyrtarëve serbë që po i mohojnë mizoritë e krimeve sebe

    Philipe Kosnett

    Njëzet vjetori i masakrave në Kosovë është përcjellë me deklarata politike. Në Serbi duke u mohuar krimet nga udhëheqësit e shtetit, dhe në Kosovë duke kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj këtij mohim. Ambasada amerikane, përmes një deklarate, thotë se mohimi i mizorive ofendon viktimat në luftën e Kosovës.
    Ambasada amerikane sot ka ngushëlluar të gjithë familjarët që po përkujtojnë 20 vjetorin e të rënëve gjatë luftës në Kosovë.
    Në deklaratën e ambasadës thuhet se të mohuarit e krimeve të luftës, i ofendon kujtimet për viktimat.
    “Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
    Në deklaratat e krerëve shtetërorë gjatë ceremonive përkujtimore të viktimave në masakrat e 20 vjetëve më parë, disa herë kanë përsëritur se bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj mohimit të krimeve nga liderët serbë.
    Kurse ne populli i Kosoves i bashkohemi ambasadorit Kosnet dhe nuk do te lejojme qe te
    kete marreveshje ne kembim te rehabilitimit te krimineleve serb , te egzekutueseve dhe urdhedhenesve
    Nuk do te lejojme amnesti te shtetit serb nga krimet qe kreu kunder shqiptareve te Kosoves , krime te luftes , krime kunder njezimit dhe gjenicid mbi pooullsine e pa mbrojtur te Kosoves
    Nuk do te kejojme qe shteti serb te kaloje pa ndeshkim, te kaloje pa i kthyer parate e fondeve te plackitura pensionale , invalidore dhe findin shendetesor te Kosoves dhe nuk do te lejojme qe Serbija te kaloje pa i paguar reparacuonet dhe drmet e luftes sado qe Hashim Thaci te mundohet te beje marreveshje te fshehta me vucuq

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin