Thaçi: Koha për një marrëveshje historike me Serbinë

June 20, 2018 15:06

Thaçi: Koha për një marrëveshje historike me Serbinë

Hashim Thaçi deklaron se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë. “Kam detyrimin ta përfaqësoj vendin dhe t’i prij dialogut deri në fund”, u shpreh presidenti i Kosovës në konferencën për shtyp të mbajtur përpara takimit të së dielës me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

“Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e fazës finale me një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dyja palët. Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve, në një mënyrë apo tjetrën të nënshkruhet një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilës do të përfundonte raporti i dhimbshëm mbi 100-vjeçar”, tha Thaçi.

“Kosova, – shtoi Thaçi – nuk duhet t’i frikësohet as dialogut e as epilogut të tij”.

Ai përsëriti thirrjen për formimin e një ekipi gjithëpërfshirës, të përbërë nga presidenti, kryeministri e kryeparlamentari, ekspertë të çështjes, përfaqësues të partive opozitare etj., gjë që do ta bënte – sipas kreut të shtetit, – procesin më të besueshëm e transparent.

Në rast se arrihet marrëveshja ligjërisht detyruese, atëherë – nga sa pretendon Thaçi, – palët e përfshira do të përfitojnë perspektivën europiane.

o.j/dita

June 20, 2018 15:06
Komento

1 Koment

  1. kurre June 20, 22:55

    Ky thaci eshte kopja e Esat Toptanit Duhet hequr urgjentisht si kryetar i delegacionit te kosoves me serbineKy e ka marre ne qafe Kosoven deri sot Ushofte fara e sojesorollopi i tij

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*