Thaçi: Koha po kalon, mandatimi i Kurtit ende në tavolinën time

January 19, 2020 13:41

Thaçi: Koha po kalon, mandatimi i Kurtit ende në tavolinën time

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht të pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.

Thaçi sërish ka përmendur se ai ka nënshkruar vendimin për ta mandatuar Kurtin për kryeministër, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Koha po kalon, andaj unë si president i vendit duke parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit (v.j. Albin Kurti), që ka qenë kandidat edhe zyrtar i partisë për kryeministër gjatë fushatës dhe gjithashtu që e ka nominuar më tepër se gjysmën e qeverisë, unë duke menduar që do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar që në momentin që i kryetari i partisë së parë dhe i nominuari për kryeministër dhe që ka caktuar gjysmën e qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptimin zyrtar merr nominimin”, u shpreh Thaçi.

Kurti dhe Thaçi zhvilluan një takim në fillim të këtij muaji, por gjatë këtij takimi, kryetari i Vetëvendosjes, nuk kishte emëruar asnjë kandidat nga partia e tij për t’u mandatuar për kryeministër, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjë në ditët në vijim.

“Unë e kam nënshkruar atë ditë nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër të qeverisë. Ai është ende në tavolinën time të punës dhe shpresoj që nuk do të kalojë e gjatë që edhe zoti Kurti të reflektojë në kuptimin e pranimit e nominimit, që është edhe vullnet i partisë së tij dhe elektoratit të tij. Në rrethana të tjera, duhet ta deklarojë refuzimin. Pastaj, shohim e bëjmë”, tha Thaçi pas një takimi që zhvilloi me ish-ambasadorin e OSBE-së William Walker.

j.l./ dita

January 19, 2020 13:41
Komento

2 Komente

  1. na mbyten injorantet turcelinj January 19, 15:55

    Jepja saliut se eshte gati ai kriminel per KM.
    Turkoshaket u mburren shume me kete islamist

    Reply to this comment
  2. ETHEM LALAJ January 20, 08:38

    D ITA,urojme nje fillim jave te mbare.ESHTE E RENDE PER KOSOVEN PER STATUSKUONE WEVERITARE.
    -Albini nuk ben dot qeveri.Ate po e braktis populli,BE+SHBA,pasi nuk di nga lidhet magjari e jo te zgjidh problemet e shumta me Serbine me diktat.Duhet dialog me kembe ne toke e jo llafe pazari,ate qe i propozon Rama me Minishengenin Ballkanik.
    -Kurti i merr direktivat nga Saliu,Meta,Luli dhe do deshtoi perfundimisgt.Isa e ka kap prej fyti e nuk e leshon gjoja per presidentin.Problemi tashme eshte te Kr.Kuvendit.
    -Thaçi duhet ti japi mandatin partise se dyte.
    -Kosova po hyn ne librin GINES pa qeveri.
    -Sulmi ndaj Edi Rames per shpifje per 10 miljard Euro..duhet ndeshkuare nga gjykata e Kosoves,pasi gjykatat tona jane degjeneruare 99 %.
    -Asnjeri ne bote nuk mund te duronte nje shpifje te tille.Dhe nese del e vertet…te futen ne burg A.Thaçi,E.Rama dhe Vuçiçi nga HAGA.
    -Boll më me shpifje midis shqipetareve te pandergjegjshem,legen…!
    -Te fala nga Mallakastra.
    -FLM- D I T A.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim