Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, kuptim vetëm nëse na njohin si shtet

September 6, 2018 11:11

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, kuptim vetëm nëse na njohin si shtet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Kreu i shtetit kosovar tha në konferencën e pestë të ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është shumë e vështirë për t’u arrirë.

Ai shtoi se arritja e një marrëveshjeje të tillë mund të marrë kuptim vetëm nëse Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi është e vetmja mundësi për të ecur para në integrimet euro-atlantike.

“Ne si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me fqinjët tanë. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore edhe me Serbinë dhe të ecim drejt integrimeve euro-atlantike”, u  shpreh ai.

“Asnjëherë nuk kemi lejuar që në Bruksel të hapet çështja e shkëmbimit të kufijve…. S’ka ndarje, s’ka shkëmbim të territoreve, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha më tutje Thaçi, duke ripërsëritur se do të ketë vetëm korrigjim të kufijve.

Thaçi tha më tutje se çdo hap i palës kosovare do të jetë i bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-të dhe Brukselin.

s.a/dita

September 6, 2018 11:11
Komento

5 Komente

  1. fery September 6, 13:44

    Per me e njohur Serbija si shtet Kosoven duhet Serbine me e detyrue te te njohe dhe , menyrat e detyrimit jane te pamumerta .
    E para eshte me lufte
    E dyta , me detyrime ose interesa ekonomike
    E treta , me fakte te forta qe i kemi ne dore president Thaci dhe , ajo cfare kemi ne dore jane me mbetjet mortore te 1654 shqiptareve civil te vrare dhe te groposur ne varreza masive ne Serbi te cilat Serbija refuzon ti kthen tashe e 20 vite edhe per faktin se shteti serb rri i qete sepse Kosova tashe e 20 vite zyrtarishte nuk i ka kerkuar viktimat e saje , cilet serb ishin kryesit e atyre krimeve monstruoze dhe kushe nga ata zyrtar serb dha urdher per groposjen e tyre . Po ta kishin kryer institucionet pergjegjese te Kosoves bashke me UNMIK – n dhe EULEX – n te cilet nese nuk kishin dashur re veprojne sipas ligjit ateher , ata te lajmeroheshin ne KS te OKB ose Bruksel sot , ssot president Thaci , Serbija do te
    medonte ndryshe edhe per arsye te vendimit te Gjykates Nderkomtare te Drejtesise se Pavaresija e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombtare .
    Por , institucionet e Kosoves keto veprime nuk i kryen duke ia mundesuar Serbise qe ne gjitha instancat nderkombtare ajo te paraqitet si viktime sepse , Serbija ne Kosove
    s paska kryer krime dhe gjenocid , gjenocid per te cilin folet edhe ju vite ma pare president Thaci kure deklaruar se do te ngreni nji padi kunder shtetit serb per gjenocidin e ushtruar ne Kosove por , nji gje te tille kurre ju nuk e keni be kurse , po ta kishit ngritur ju si president nji padi kunder Serbise per gjenocid sot , Serbija ndryshe do te mendimet dhe ndryshe do te sillej kurse njohja e Pavaresisr se Kosoves nga ana e saje as qe do vijek ne pyetje …pse nuk ndodhi kjo , je e dini me mire se gjitheve tjeret sepse keni qene ne poste vendimarrese qe nga marinimi i luftes ne kosove deri me sot
    Dhe , mose ta qoje mendjen as Serbija as kushdo tjeter president Thaci se mund ti shpetoje dores se drejtesise dhd krejt kjo do te kaloje ne harrese sipas asaje popullores , cka te bejme
    ” e hengri ujku magarin “

    Reply to this comment
  2. mirel September 6, 14:09

    Plere. Kerkon te justifikosh shitjen e Veriut.
    Nje tradheti kaq brutale dhe e hapur nuk do ishte pranuar ne asnje kohe me te keqe te Shqiperise. Sot Hashimi po mendo te marre dhe dekorata.
    Sa pa marre plumbin akoma ky mut vetem problem do jete per Kosoven.

    Reply to this comment
    • fery September 6, 18:21

      Cdo pse mirel , ka se paku edhe nji sepse te veten , e sepsejs e kesaje pune me kufij , eshte e njejte ie gjitha sepsete tjera gjate historise se krijimit te shtetit artificial serb qe nga vitin 1848 e deri me sot ku , varesishte nga rethanat historike , u perdoren edhe metoda adekuate per grabitjen e trojeve Shqiptare dhe ngritjen e shtetit serb mbi ato troje . Poashtu mirel, gjate gjithe kohes serbet gjeten renegat shqiptar te bartur nga mosedija por edhe nga lakmia
      per pushtet e benifitet dhe hyqmin qe sjelle ai , pastaj paraja pranuan te jene sherbetor te serbit por , por qe gjithe kishin perfundim te ngjajeshem
      ( Rrahman Morina , Ali Shukriu , Sinan Hassni…etj ) duke i quar qe te gjithe , ne plehun e historise
      As keta sot qe kane dale ne skene dhe qe definitivishte na eshte be mase e qarte se kane qene bashkpuntor serb para , pase dhe gjate luftes ne kosove, te regrutuar dhe trajnuar ne burgjet e serbe e jugosllave gjate viteve te 80-ta dhe 90-ta te njejtin fat do ta kene
      Ditet dhe javet ne vijim do te tregojne se sado qe dikush te kete menduar se mund te beje cfare te doje me Kosoven, kufijt dhe popullin e saje e ka gabim pa marre parasysh se
      me cilat samrifica do te pengojme qelimet e ryre antishqiptare , mirel ..’

      Reply to this comment
  3. Korkodili September 6, 14:19

    mos beni loja me kufin se do ta pesoni si Palestina me Izraelin.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana September 6, 17:14

    Pajtohem plotesisht me “Fery”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim