Thaçi: Mungesa e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, pasoja për rajonin

May 27, 2019 13:13

Thaçi: Mungesa e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, pasoja për rajonin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot zv. Presidentin e Atlantic Council, Damon Ëilson, së bashku me një delegacion nga Senati dhe Kongresi Amerikan.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi e ka falënderuar zëvendëspresidentin Wilson për kontributin e vazhdueshëm të Atlantic Council në Kosovë për forcimin e strukturave të sigurisë.

“Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës përjetësisht për rolin përcaktues të SHBA-së në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Bëhet e ditur se kreu i shtetit dhe delegacioni amerikan kanë biseduar edhe për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës, fillimisht në Partneritetin për Paqe, më pas edhe në NATO.

Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë–Serbi dhe domosdoshmërinë e shfrytëzimit të momentumit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese.

“Mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe i hapë rrugë elementeve antievropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti Damon Ëilson ka rikonfirmuar angazhimin e Atlantic Council për Kosovën. Presidenti Thaçi ka thënë se bashkë me SHBA-në do të vazhdojnë angazhimin maksimal për të ruajtur dhe zhvilluar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

e.t./dita

May 27, 2019 13:13
Komento

2 Komente

  1. Adih May 27, 13:45

    Lajm i mire .Faleminderit Amerikes ,per ndihmen e ceshtjes mbare Shqiptare .Ju jemi mirenjohes.

    Reply to this comment
  2. fery May 27, 15:36

    Faleminderit Amerike per ndihmen e pakursyer popullit shqiptar ne Kosove e Shqiperi dhe faleminderit Amerike per hjekjen kete llum politikanesh te instaluar ne institucionet shtetrore te Kosoves dhe Shqiperise, kriminel dhe zhvates te parase se taksapagueseve te qytetareve te Kosoves dhe Shqiperise
    per shqiptaret : Zoti dhe Amerika

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim