Thaçi nderon Kukësin me “Urdhri i Lirisë”: Kosova nuk i harron kuksianët

November 9, 2017 15:42

Thaçi nderon Kukësin me “Urdhri i Lirisë”: Kosova nuk i harron kuksianët

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi qytetin e Kukësit për të ndarë me banorët e këtij qyteti medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Medalja u dorëzua nga Thaçi me motivacionin për kontributin dhe mikpritjen kuksiane gjatë eksodit në vitet e luftës.

“Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare. Banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës janë heronjtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, deklaroi në fjalën e rastit Presidenti Thaçi.

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu e cilësoi një ditë të shënuar.

“Kosova nuk harron Kukësin dhe kuksianët”, tha Shehu

November 9, 2017 15:42
Komento

1 Koment

  1. Lili November 9, 19:14

    O hashim, ok kosovaret gjeten ngohtesine ne kukes ,po kukesianet po kane pak veshtiresi me gjet kete ngrohtesi ne kosove: hapeni ma ato kufi edhe lini njerezet me levize tek farefisi lirisht,lini me ardhur ne shkollat e kosoves sikur ne shqiperi se ma afer e kemi prizrenin se tiranen. Beni ju politikanet ate qe populli e beri..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*