“Presheva, Metvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës”

August 8, 2018 11:46

“Presheva, Metvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës”

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, por mohon se kjo nënkupton ndarje të Kosovës.

“Dua të theksoj se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore paqësore. Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës”, tha Hashim Thaçi.

Ai theksoi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. “Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. Kemi 400 km kufijtë që mund të korrigjohet. Kjo nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanocit dhe Metvegjës”, tha Thaçi.

Më tej, Thaçi pranoi se arritja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është mjaft e vështirë, por ai tha se do të bëhet e pamundura, që kjo të ndodhë.

“Dialogu për normalizimin e dialogut me Serbinë është tema më kryesore. Ky është një proces shumë i vështirë, i rëndë, por i domosdoshëm. Vetëm duke arritur këtë marrëveshje ne arrijmë perspektivat tona në BE dhe NATO. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë janë të vogla dhe gjasat janë minimale, por ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për një marrëveshje historike dhe në mënyrë paqësore”, u shpreh Thaçi.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, presidenti Hashim Thaçi foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij ka marrë “bekimin” me marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës.

“Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo çështje është e qartë edhe me marrëveshjen e vitit 2013, edhe me atë të Isa Mustafës më 2015-ën. Asociacioni është kërkuar që të bëhet sipas atyre marrëveshjeve dhe me miratimin e palëve, pra nuk duhet të jetë i njëanshëm, por në mirëkuptim mes të dy palëve”, deklaroi Thaçi.

o.j/dita

August 8, 2018 11:46
Komento

11 Komente

  1. Syrja Qarri August 8, 12:27

    Ky shkollepaku tjeter shqiptar, e paraqet kete ceshtje sikur Serbia deshiron te jspe Luginen por pervec tij dhe Qoses te gjithe faktotet dhe aktoret shqiptare cuditerisht nuk duan.
    Bile, sipas tij, Vucici po qan nga merzia .
    Idiot me dy pale brire.

    Reply to this comment
    • Arben August 8, 16:44

      Edhe Kosova nuk deshiron te jape veriun e mitrovices,

      Por Serbia e kerkon. Thaci ben shume mire qe leviz,

      Situata ka ngecur ne vend dhe populli duhet ta thote

      Fjalen e tij ne referendum, ashtu duhet te behet, Jo sic

      Thone politikanet e korruptuar.

      Reply to this comment
  2. MH August 8, 12:32

    Z.Thaçi !
    Asnjiher nuk me ke bindur per forcen e karakterit tand.Gjithmon kam mbet i nji mendimi te dyshimte.
    Po sot jam nji mendje me Ty per nji nderrmarrje sa te drejte aq dhe fiziollogjike per te bashkur gjymtyren Toplice me trungun Kosove.Propozim i idese Tende asht vetem bashkim i natyrshem dhe aspak ndarje e coptime qe nuk po e kuptojne shume e shume njerez e shoqata me potencial politik bindjen Tand ne nji rrugetim te drejte.

    Reply to this comment
  3. Doni August 8, 13:00

    Po te jene te mencur politikanet shqiptare e bejne sic ja bene gjermanise, .Si demshperblim i marin keto krahina.po duhet te keshe …POR keta nuk Kane,
    E Kane me dore te korigjojne mekatet qe I Kane bere popullit e kombit.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 August 8, 13:18

    “pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës”, tha Hashim Thaçi.”
    një situatë e ngjashme,pra të japësh për të mos marrë asgjë,ka ndodhur vetëm me shqiptarët!!në jug,me gërkun dhe në veri me sërbin!
    por me askënd tjetër!!që të marrësh diçka duhet të paguash,të japësh diçka në këmbim!!
    ka dy variante:
    1-thaçi për të bllokuar shkëputjen e mitrovicës vë në lojë luginën!
    2-sërbi i ka dhënë urdhër thaçit që të shkëmbejë luginën me mitrovicën!!
    me të parën humbim një pasuri ekonomike dhe fitojmë një teritor të banuar me shqiptarë,jo kosovarë si përpiqen ti quajnë shumë,idiotë!!
    me të dytën kërkojnë të na bindin për të njëjtën gjë por në mënyrë tjetër!!pra që sërbia të fitojë një pasuri ekonomike,një teritor të banuar me sërbë dhe të heqë qafe një teritor problematik në të ardhmen!!
    si mundësi e tretë është ajo e mos hapjes së kutisë së pandoerës për ballkanin!!
    pra nuk kemi krijimin e shteteve etnikisht të pastër,nuk kemi shkëmbime teritoresh të banuar me etni të ndryshme,por thjeshtë marrveshje për kufij!!pra “rregullim vijash kufitare”!!
    ky copa e mishit,por dhe ata gazetarë që i bëjnë pyetjet e diktuara prej tij,nuk sqarojnë tërë ngjarjen,tërë çësthjen!!
    thonë gjithnjë një pjesë të saj!!
    atë që ju leverdis!atë që duan të propagandojnë!!
    pyetjet duhen bërë të sakta!!
    çfarë do të thotë “korigjim kufijsh me luginën”,dhe “çfarë do të bëhet me mitrovicën dhe enklavat sërbe”!
    nëse nuk bëhen pyetjet e duhura,nëse nuk sqarohet prblemi në gjithësinë e tij?!
    do të thotë se kemi të bëjmë me një MUT TË MADH!!
    nëse thaçi e ndjen veten të pastër në karshi me kombin e tij,popullin e tij!?
    nuk ka nevojë të fshehë mendimin,nuk ka nevojë ti bier rrotull e rrotul!!
    në këtë rast ai e fsheh vetëm nga populli shqiptar i kosovës,se a për sërbin!?
    ai e di mirë se ku do të dalë thaçi!!
    nëse sërbie di,sepse nuk po reagon ndaj këtyre deklaratave të thaçit!?
    përse duhet ta fshehë nga ne??
    këtu qëndron çështja e këtij propozimi të thaçit!!

    Reply to this comment
  5. Jam kurjoze ,sepse s'ja kam ideen politikes se Kosoves ; August 8, 18:02

    Kush eshte ai qe i inicion kto Tema – ndryshime /korigjime
    kufijsh madje un nuk kuptoj sepse se di ,si ka ndodh
    qe kto teritore shqiptare i jan dhen serbit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Eshte kjo tani ,nji propozim i Thacit i Kosoves apo
    qendron diKushi pas ,qe kerkon te trazoje nji Corbe
    te re ,ne Kosove !

    Nga doli kjo Idee ?!

    Reply to this comment
  6. h August 8, 18:43

    Pse qenkan kaq budallenj shiptarët në të dyja anet e kufirit ???
    RRi urtë dhe mos ha mut se mos ndërrojë mendje amerika
    dhe mos i bëjë asnjë lëshim rusisë se sa për ju për 3 ditë
    e ke serbin në kukes.
    Mos mendoni se e çliruat ju kosovën ?
    Ju vetëm e vodhët atë ashtu si ata te tiranes.
    Vetëm në vjedhje dhe korrupsion jeni njëlloj.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic August 8, 20:31

    Thaci nuk duhet te terhiqet nga ky proozim. Eshte kapur mire per ta shpetuar Veriun e Kosoves.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim