Thaçi: Nëse BE nuk na do me dy flamuj, atëherë hyjmë me një
Nga Arkiva
I ftuar në RTV Dukagjini këtë të enjte, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nëse Bashkimi Europian do të vazhdonte ta mbante Kosovën e izoluar, do të shqyrtohej mundësia për veprime institucionale apo referendume për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Thaçi shtoi se ideja për korrigjimin e padrejtësive historike dhe për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar se tani.
Presidenti i Kosovës shtoi:
“Edhe në takimin e Berlinit as që është mbyllur ndonjë ide, por as që është prezantuar ndonjë alternativë e re. Diçka të tillë do të vazhdoj ta prezantoj”.
Presidenti Thaçi , gjithashtu nënvizoi ka se, pas vonesave që Bashkimi Europian po i bënte Kosovës, kishte ardhur koha të mendohej seriozisht për ndërmarrjen e hapave institucionalë për Bashkim Kombëtar.
“Këtë mund ta bëjmë qoftë përmes rezolutave në kuvendet e dy vendeve tona, apo përmes referendumeve në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin” deklaroi Thaçi.
Thaçi ka shtuar më tej se nëse Bashkimi Europian nuk i donte dy shtete shqiptare me dy flamuj në gjirin e vet, atëherë le të pranonte vetëm një flamur.
Ai gjithashtu ka bërë të qartë se Kosova nuk e kishte alternativë Turqinë, Rusinë apo Kinën, por kishte alternativë bashkimin me Shqipërinë.
e.ll./dita
“Ky eshte si ai qe se pranonin ne fshat
e thoshte do iki vizite te prifti”
Edhe po e tha ky ere,mos guxoj ti dali perpara njeri nga europa se do bej te pa beren
$$$
ashtu të duket ty mor zotni. ..ty dhe te gjithë ata që hanë nga supa e anastasit kështu iu duken patriotët shqiptarë. .ju dhëmbin sytë. ..provoni të pini uthull se thonë që bën mirë e ju qetëson nga nervat. .
Ka dicka, qe nqs kerkohet bashkimi me Shqiperine, atehere krahinat e Veriut qe jane me serbe, do kerkojne te bashkohen me Serbine
Dhe natyrisht ,qe te behet Bashkimi, duhet te bihesh ne ujdi me Serbine, se ndryshe nuk te lejon dhe Bota,
Ne fakt , meqense Veriu i Mistrovices eshte i pasur,
me e mira do ishte shkembimi i popullsive,
Dmth shqiptaret e Presheves te vinin ne Kosove, dhe Serbet e Kosoves te shkonin ne Serbi,
Manastiret e tyre te mbylleshin pergjithmone , dhe pprifterinjte te largoheshin ne Serbi,
Dhe mbyllej ky muhabet
Mirpo kete nuk e kerkojne keta budallenjte tane qe ta vendosin si Opsion , dhe apstaj direkt behej Bashkimi
Shesheli e tha njerhere para ca muajsh qe te behet shkembimi i popullsive , dhe e ksihte shume mire
Me shkembim te popullsive , jeton seicili me kombin e vete, dhe merr fund konflikti
Sido qe te jete , ja vite qe Thaci per kufij te kosoves kapet.Pak renfesi ks se a jane ata kufij te Kosoves me Serbine , eshte Ndryshimi i kufijve te Serbise me rastin e bashkimit te Presheves rep.se Kosoves apo kapet per kufij te Shqiperise sepse si punen per te cilen eshte paguar ( te krijimit te Serbise se Madhe ) done ta qoje deri ne fund e ndryshimi i cfardo kufiri ne Ballkan qone ne krijimin e Serbise se Madhe
Dhe , ste cfare Millosheviqi nuk artijti ta beje me luftra te pergjakshme ne ish Jugisllavi ne vitet e 90- ta , sot po perpiqet ta realizoje Thaci me ndryshim ose korignim kufijsh te Kosoves duke iu dhene edhe rast Serbise te flete se shqiptaret dojne ta krijojne Shqiperine e Madhe
Thaci, ne se keto qe thote I ka mufka apo te verteta, thelbi I ceshtjes eshte qe presioni I duhet bere Europes edhe hijenave qe na rrethojne. Eshte e vertete se ky eshte president dhe teorikisht duhet t’i peshoje mire para se t’i nxjerre fjalet nga gardhi I dhembeve, por ne fund te fundit, cilet Jane ata burra “te mire” qe ne njohim, nga dje e deri me sot, qe nuk nxjerrin brockulla nga goja. Edhe “bolemedhenjte” e perendimit, nje I bie gozhdes e tjetri patkoit, nje fjale te mire e Tre gure ne traste. Kjo qe thote Thaci, per ceshtjen kombetare, nuk eshte as I pari, as I fundit. Fjala fuhet t’i paraprije veprimit te se atdhmes.