Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

July 31, 2018 14:23

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Duke i cilësuar si lajme të rreme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë zërat se me Serbinë do të diskutohet për ndarjen e Kosovës.

“Unë sot këtu, si president i vendit, edhe njëherë i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë forcë, që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet, me ndarjen e saj”, tha Thaçi.

“Nuk do të ketë bosnjëzim të Kosovës, nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë Ahtisaari+”, tha më tej presidenti i Kosovës.

Thaçi foli edhe për marrëveshjen përfundimtare që pritet të arrihet në të ardhmen me Serbinë, e cila – siç tha ai, – duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme. Kjo marrëveshje, – nënvizoi Thaçi, – për Kosovën nënkupton njohje reciproke.

“Ne do të punojmë fuqishëm, që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Thaçi.

Me këtë marrëveshje, – shtoi Thaçi, – Kosovës do t’i hapet mundësia që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë një rezolutë të propozuar nga Partia Socialdemokrate për dialogun. Kjo rezolutë, e cila nuk u miratua pasi nuk arriti të harmonizohej me partitë e tjera dhe nuk pati kuorum në Kuvend, përveçse ia kontestonte rolin si udhëheqës presidentit në dialog, kërkonte gjithashtu që Kuvendi të mandatonte prijësin e dialogut me dy të tretat e votave.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Thaçi ka udhëhequr dialogun politik në Bruksel prej nisjes së tij, njëherë nga posti i kryeministrit, e tani në cilësinë e presidentit.

Sipas Bashkimit Europian, në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila, veç të tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimit europian.

o.j/dita

July 31, 2018 14:23
Komento

2 Komente

  1. KORÇARI August 1, 00:01

    Thaçi legeni po mundohet të hedhë hi syve të DARDANËVE, O LEGEN po ti e pranova vetë që do ketë ndryshim kufijsh dhe tani del dhe luan me fjalët, SDO KETË NDARJE POR NDRYSHIM KUFIJSH , DOMETHËNË ” JO E QIRË por MARRDHËNIE EROTIKE, JO LOQE POR KAR”
    ZGJOHUNI !!!!! THAÇI LEGENI PO TALL BYTHËN ME JU DUKE U MUNDUAR TJU QETËSOJË SE GJASME SKA NDARJE POR NDRYSHIM KUFIJSH , PSE ORE MASKARA NDRYSHIMI I KUFIJVE A NUK ËSHTË COPËTIM , NDARJE ??????
    DARDANIA NUK I KA BORXH ASKUJT ASNJË COPË TOKË, POR PËRKUNDRAZI I KANË ZAPTUAR TOKAT E SAJ BARBARËT , PRA DARDANIA DUHET TË ZGJEROHET DHW JO TË TKURRET.
    TURP TURP!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. fery August 1, 11:09

    Nji thenje popullire thote
    ” cfare hedhe ne det , do ta keshe ne tavoline ne prrmbajtjen e kripes ”
    Shteti i Zvicres , ne vitet e ’90 -ta , pa nderpre perseriste reklama ne TV se si shqiptaret ne dyqanet dhe vetsherbimet e Zvicres nuk duhet vidhnin duke cfaqur panderpre nji vidio ku Hashim Thaci si azilanat i kohes dhe hajdut i shkathet vidhte xhinse ne dyqanet e Zvicres .Edhepse gjithe Kosova i kishte pa me sy te tyre ate video dhe xhinset nen sqetull te Thacit se si dele nga dyqani , ky milet qohet pase luftes dhe e voton PDK dhe Thacin dhd , jo vetem aqe por ate e ngre deri ne majat e institucioneve shtetrore te Kosoves . Dhe tani ne dojme progres kurse shteti i Zvicres na kishte terhequr verejten se me persona qe vjedhin xhinse ne Zvicer s mund te kete progres por vetem zhgenjime gje qe edhe u vertetue me qindra e qindra here ku pase skandaleve te shumta qendron emri i Thacit . Por , mega skandi i vjedhjes se votave ne zgjedhjet lokale te 2007 pastaj , ne zgjedhjet parlamentare ne 2009 e keshtu me radhe tregon se shteti i Zvicres eshte miku shume i sinqerte i Kosoves . Kosova armik ka disa shtetas dhe qytetar te saje qe shtetin e tyre e trajtojne si xhinset ne dyqanet e Zvicres pra , e vjedhin bile cpikin edhe ligje per ta vjedhur ..vjedhja me e madhe qe Thaci dhe klani i tij ” pronto ” ishte se ky grup mafijoz qytetareve te Kosoves u vodhi shpresat , u vodhi kohen e cmuar e cila nuk mund te kompenzojet me asgje dhe i detyroi te vazhdojne mjerimin dhe vuajtjet e tyre ose , ti mbushin valigjet dhe te marrin rrugen e Europes . Ne 2014 dhe nji vit me vone, ne menyre te organizuar u larguan nga kosovs rrethe 100 mij shqiptar , u larguan familje te tera te cilet shiten cfare kishin duke lene fshatra tersishte te shkreta . Nder ta kishte edhe persona qe kishin nji pune dhe merrnin nji page , kishte intelektual dhe speciist ku edhe ketu qendron dora e Thacit dhe klanit te tij . Sepse , sepse Thaci e do e Kosoven pa shqiptar ose me shqipar servil qe i binden atij sikurse edhe Vucici dhe Serbija e tije qe kane te njejtin projekt dhe te njejten deshire -Kosoven pa shqiptar ..!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*