Thaçi nuk është themeluesi i UÇK dhe nuk ka diplomë nga Universiteti i Zyrihut?

May 26, 2014 15:37

Thaçi nuk është themeluesi i UÇK dhe nuk ka diplomë nga Universiteti i Zyrihut?

Pretendimet kryesore të kryeministrit të Kosovës në largim se ai është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hidhen poshtë nga disa dokumente të shtetit zviceran, që i ka siguruar gazeta “Zëri”. Madje, nuk ka asnjë dëshmi se Hashim Thaçi ka dorëzuar punim seminarik në Universitetin e Zurich-ut.

Në raportin e shërbimit sekret të Zvicrës të vitit 1998 “Mbi gjendjen në Kosovë”, prezantohen fakte diametralisht të kundërta nga ato që prezantohen në biografinë e Thaçit, siç shkruan në faqen e internetit të Kryeministrisë se: “Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992)”.

Ndërkohë, po sipas “Zërit”, Hashim Thaçit nuk i është gjetur asnjë e dhënë se ka kryer çfarëdo punimi në Universitetin e Zyrihut, gjatë periudhës kur ai pretendon se ka qenë me studime pasuniversitare në Zvicër.

Sipas biografisë së kryeministrit në largim, në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera thuhet: “Në Universitetin e Zyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike, në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe Shkencave Politike, deri në fillim të vitit 1998”.

Mirëpo, gjatë një debati në Këshillin e Qeverisë Kantonale të Zyrihut, mbajtur në marsin e vitit 2013, dokument i protokolluar, që e posedon gazeta “Zëri”, shkruan se, ndër të tjera ishte thënë se për Thaçin nuk ka asnjë të dhënë se kanë kryer ndonjë punim seminarik ndonjëherë.

“Ne sektorin e Historisë se Evropës Lindore nuk ka punime seminarike të personave të kërkuar. Është në pikëpyetje nëse ata kanë punuar ndonjëherë punim seminarik”, ka qenë përgjigjja zyrtare e Qeverisë Kantonale në një mori pyetjesh të këshilltarit të Bylachut, Claudio Schmid.

Ky i fundit, në janar të vitit 2013 i kishte dërguar Këshillit Qeveritar Kantonal, të Zyrihut, kërkesë për debat së bashku me 8 pyetjet për veprimtarinë e Thaçit, gjatë qëndrimit në Zvicër. Përgjigjet, nga Qeveria Kantonale e Cyrihut atij i janë dhënë në muajin mars, ku ndër të tjera thuhej se Thaçi kishte një “certifikatë jugosllave të arsimit” dhe me atë ishte pranuar në Universitetin e Zyrihut.

 

May 26, 2014 15:37
Komento

3 Komente

  1. DORI May 26, 16:06

    UUAAAAAAAAUUUUUUUUUUUUUUUU…….. ME RENA………….EDHJE KY SI LULI VOCER ALA SE KA MBARU….???????!

    Reply to this comment
  2. mergimtari fv May 26, 18:28

    Titulli dhe shkrimi i plote eshte bere nga diplomati gjenial evropian Dik Marti , juristja e leshit Kar Del Pordha nen korektimin e historianit me fame boterore Shmid ( na jane ngjit si muti pas kepuce fisi Shumut )

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE May 27, 19:36

    Nese u besoni gazetave dhe politikanve te afert me anti shqiptarin Tito, vaj halli, se “shqiptaret” ne kohen e tij kane bere diploma e tituj “shkencore” per export. Ne pune nuk hyjne titujt “shkencore” dhe “diplomat” dhe te tjera qe thirren ne to, por puna praktike dhe vepra madhore si UÇK… A mos po duakan qe themelimin e UÇK t’ia lene UDB apo udbashave e kosistave “shqiptare” qe koketojne me serbet ne Prishtine?!… Mozomekeq!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*