Thaçi: Pakt historik me Serbinë, pritja është destabilizim

September 2, 2018 14:26

Thaçi: Pakt historik me Serbinë, pritja është destabilizim

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se procesi i kërkimit të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bart me vete shumë rreziqe, por sipas tij “nuk ka rrezik më të madh për Kosovën sesa të vazhdojë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull”.

“Zëri i Amerikës” thotë se ai i bëri këto komente para shefave të misioneve diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, Ambasadës amerikane, KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it.

“Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, në mes të të dyja shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa, nuk mund të qëndrojmë në vend dhe nuk kemi çfarë presim më, sepse pikërisht pritja është thirrje për destabilizim”.

Sipas presidentit kosovar, nuk ka kohë për të humbur, as për Prishtinën e as për Beogradin. “Ujdia – theksoi ai, – duhet arritur në muajt e ardhshëm”.

Argumenti i Thaçit është se Kosova, si shtet, si politikë dhe si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Në vazhdën e këtij arsyetimi, ai preku dhe çështjen e shumëdiskutuar të këtyre ditëve, gjë që tregon se ai vazhdon t’i qëndrojë idesë së tij.

“Njohja reciproke ndërmjet dy shteteve do të mund të përcillet edhe me një proces të rakorduar mes dy palëve për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jem sërish shumë i qartë. Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë, mbi një shekull, mes Kosovës dhe Serbisë. Jo fillimin e një konflikti të ri! Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike mes nesh dhe Beogradit”, u shpreh Thaçi.

a.s/dita

September 2, 2018 14:26
Komento

1 Koment

  1. Alban I September 2, 16:36

    Hashim Thaci-shembulli i politikanit patriot realist!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*