Kufijtë, Thaçi propozon referendum: Të vendosin qytetarët

August 7, 2018 17:50

Kufijtë, Thaçi propozon referendum: Të vendosin qytetarët

 

Me gjithë zërat kundër, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk heq dorë nga ideja e korrigjimit të kufijve, pasi siç thotë ai është mundësia e vetme paqësore që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Thaçi e sheh shpresën tek qytetarët e Kosovës, duke theksuar se po punon që të mundësohet referendumi dhe të vendosin ata për kufijtë.

Presidenti i Kosovës sqaron se nuk është për ndarje dhe shkëmbim territoresh por vetëm korrigjim të kufirit në favor të Kosovës.

“Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve”, shprehet Thaçi.

Ai thotë se “në një situatë të tillë, vërtet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës”.

“Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet”, e mbyll mesazhin e tij Thaçi.

l.h/ dita

August 7, 2018 17:50
Komento

7 Komente

  1. L.H August 7, 18:09

    Ti e ke mire kur flet por tragjikisht nuk njeh as shqipetaret e aqe me teper koqevaret.
    Aqe sa duan sKipetaret te bashkohen me koqevaret po aqe duan dhe koqevaret te bashkohen me ata te Presheves…Si Rexhep Qosja kane ngelur gjalle shqipetare qe numurohen me gishta.Mos harro se ne duam me teper te huajin se vellaj bile nuk duam gje veç vellaji te mos kete dhe akoma me teper gezohen andej nga ana juaj kur vdes vellaji ti qine gruan si pune e Berishes qe nuk njihte Baxhanakun qe i qinte motren e gruas me ligj e kanun…Referendumi zgjidhja e veteme dhe me e mira!

    Reply to this comment
  2. Arben August 7, 18:47

    Mos propozo or mik, beje fakt, do te behet me e mira

    per popullin, boll mbetem Duke mos u prishur qejfin

    te tjereve.

    Reply to this comment
  3. M.Hajati August 7, 18:49

    Meqe prasidenca ka gjete ligjin qe nuk lejon te korigjohen kufijt.
    Z.Thaçi ka dhane iden e referendumit.Referendumi del mbi kushtetuten sepse asht po ky popull qe ka votue per kushtetuten.Nuk ka kushtetut qe del mbi referendumin POPULL.Populli asht zoti i vetvetes ne cdo situat qe ti paraqitet e drejta e vetvendosjes ne plotesimin e te drejtave te Tije(ne te drejtat e veta).
    Filozof ,specialista,historian,politikan te cdo kallep e ngjyre kuptojeni ne thelb iden e z.Thaci.
    Z.Thaçi,shkon ne kete takim per te vendos kufini ku duhet te ishte i vendosun ma vakt e me kohe ne te drejten e shtetit kosovar.Takimi nuk bahet ne qender zjarrit me gryka armesh,po ne tavolin ku shtrohet me objektivitet korigjimi i kufinit ne jug-lindje te Kosoves per te perfeshire krahinen e Toplices(Medvegj,Bujanovc e Preshev) brenda teritorit administrativ te Kosoves.Teritor fiziollogjik i trungut Kosovar.
    Ndaj me shume bindje deklaroi qe te gjithe duke filluar nga gazetar,filozof,historian grup ambasadoresh,specialista e politikan te cdo kallepi e ngjyra jan kryekeput gabim qe kundershtojne iden e Z.Thaci.Me vjen keq per to qe nuk kuptojne as sa Une.

    Reply to this comment
  4. Amerikani August 7, 20:43

    Pa dhene veriun e Mitrovices !!??

    Me duket shume e bukur per te qene e vertete.

    Nqs eshte vetem kaq… Beje pra. Kush do te thoshte: “Jo!”

    Reply to this comment
  5. Gegë Matrënga August 8, 07:37

    Mund të jetë menduar si kompensim njohja e autonomisë së Veriut. Të presim planin e Vuçiçit.

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic August 8, 10:33

    Hashim Thaci ka hapur nje kapityll te ri.Ky kapitull besoi qe do te realizohet me sukses.
    Per kete sukse bindem ne nje fakte. Kure LDK flet kunder ketij fakti qe propozon Thaci une besoi ne vertetsin e tije.Kjo per arsye se LDK dhe kundershtaret e Thacit nuk duan zgjidhje nepermes Thacit pore at mendojn se do ti bejn vete.
    Ne te vertet LDK asnjeher nuk eshte ne gjendje te hjedh hapa gjigande sice hjedh Hashium Thaci.
    Po keshtu me binde edhe Berish.Kundershtimi i Berishes eshte nje treguas mjfate i sukseseshem pasi Berisha vetem zi mendon dhe ben per shqiptaret.!
    Prandaj un besoji ne siqeritatin e Hashim Thacit dhe i kerkoj te mos terhiqe nga akuzat e i ka bere Berishes pore ti thelloj ato deri sa ta denancoj edhe ne Gjyqin e HAGES per krimet qe beri nafta shqiptare ne Kosove. ne vite 1998-1999.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*