Thaçi: Rama duhet të shkojë në Beograd!

October 17, 2014 17:18

Thaçi: Rama duhet të shkojë në Beograd!

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s, që kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjët.

Ballkani Perëndimor ka hyrë në fazën e pakthyeshme të integrimeve Euro-Atlantike, që qëllim parësor e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Derisa ende dëgjojmë gjuhë të urrejtjes dhe provokime që vijnë nga hijet e të kaluarës së hidhur, progresi i arritur me Marrëveshjen e Brukselit ka mbyllur kapitullin e luftës dhe ndryshimit të kufijve.

Prandaj dialogu me fqinjë, mirëkuptimi për ballafaqim me trashëgiminë e të së kaluarës dhe fokusi i pandërprerë në plotësimin e kritereve Euro-Atlantike duhen të jenë shtylla kryesore të shteteve tona.

Kryeministri Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s që kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjët.

Vizita në Beograd është e rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe tërë rajonin.

Për më tepër, synimet tona afatgjata janë integrimet e shqiptarëve në familjen evropiane”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

October 17, 2014 17:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*