Thaçi: Rezolutë nga Kuvendi, kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë

September 10, 2018 14:34

Thaçi: Rezolutë nga Kuvendi, kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi këtë të hënë udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës në Prishtinë.

Këto të fundit i kanë kërkuar atij miratimin e një rezolute në Kuvend, përmes së cilës kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën.

Thaçi deklaroi në konferencën për shtyp se tashmë është bërë i ditur vullneti i shqiptarëve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën, dhe se në të ardhmen do të ketë zhvillime për konkretizimin e këtij objektivi.

“Do të bëjmë përpjekje që kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës u shpreh gjithashtu se do të punohet që përfaqësuesit politikë të  Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të jenë pjesë e dialogut përfundimtar mes Kosovës e Serbisë, pasi kjo ka të bëjë me të ardhmen e tyre.

Ai deklaroi më tutje se për çështjen e Luginës duhet unitet edhe në spektrin politik të Kosovës.

E pikërisht për këtë arsye, hartimi dhe miratimi i rezolutës nga Kuvendi do t’i atribuohet kryeparlamentarit Veseli, kryeministrit Haradinaj dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Pyetjes së medieve nëse do ta vizitojë Luginën e Preshevës, Thaçi iu përgjigj se nuk mund ta bëjë diçka të tillë për shkak të rrethanave.

“Në jetën time e kam vizituar Preshevën dhe kam qëndruar atje. Kam pasur bashkëluftëtarë nga Lugina. E njoh shumë mirë këtë pjesë, edhe shqetësimet e tyre. Për këtë jam i vendosur, që vullnetin e tyre ta shtyj përpara. Kur e kam vizituar Luginën e Preshevës, nuk kam pasur leje nga Serbia. Kam qenë aty në përpjekjet për kauzën tonë”, tha Thaçi.

Ai rikujtoi edhe faktin se është i dënuar në mungesë nga Serbia dhe se në një situatë të tillë po përpiqet të sillet si president i denjë për vendin e tij.

“Ju të gjithë e dini që jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim, Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as nuk e kam kërkuar. Unë sillem si president dhe nuk dua të ballafaqohem fizikisht. Edhe sot, përfaqësuesit e Luginës më ftuan ta vizitoj atë pjesë, por rrethanat janë të tilla që Beogradi nuk e sheh të arsyeshme praninë time atje. Unë nuk kam bërë një kërkesë të tillë, sepse e kam të qartë përgjigjen e tyre. Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, do të bashkëpunojmë ngushtë”, tha presidenti Thaçi.

s.a/dita

 

 

September 10, 2018 14:34
Komento

6 Komente

  1. mirel September 10, 16:30

    E plera. Kerkon rezolute per Presheven, po bytha nuk ja mban te shkoje si Vucici.
    Vucic deklaroi se nuk e njeh fare Kosoven, Thaci merret me rezoluta fallco, duke e ligjeruar prezencen serbe ne Veri.
    Mjafton qe dhe ata te nenshkruajne rezolute, she Veriu i kalon autimatikusht Serbise.
    Po Serbet nuk leshojne asnje cm toke me rezolutat e Thacit.
    Ata fshijne bythen.
    Thaci po tregon qe eshte tradhetar i betuar, sepse nuk po le gur pa levizur qe Veriu ti kaloje Serbise dhe Kosova perfundimisht te futet ne krizen e mosnjohjes si shtet.

    Reply to this comment
    • adri September 11, 00:41

      Hashim Thaci don qe te shese kosoven dhe interesat e shqipetareve per interesat e tij personale.
      U dashka sakrifikuar Kosova per hashim Thacin qe qenka i denuar nga Serbia. Vetem e vetem qe ti shpetoje bythen e tij Hashim “Toci” Thaci u dashka ,lene serbia te beje si te doje ne Kosove te hyjne e te dalin klriminelet dhe tu leshohet pushtet serbeve ne Kosove.
      Poliotika serbe nuk resht se vepruari me te gjitha menyrat per ta thyer kosoven duke shtuar popullsine serbe atje duke nxitur vendet e tjera qe te mos njohin pavaresine e kosoves si dhe te bindin te tjeret qe ta refuzojne.
      Ndersa Hashim Thaci Kokelopa i kurruptuar qe mban peng pushtetin dhe postet politike dhe qeveritare ne kosove jashte vullnetit te popullit te Kosoves ha m…t.
      Largohu hashim qelebesira nga posti qe mban nese nuk je ne gjendje te mbrosh interesat e atij populli te neperkembur ne shekuj nga gjakataret serbe.
      Largohu |Hashim qelbesira mos merr ne qafe dhe neperkemb heronjte qe dhane jeten per lirine e kosoves.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 10, 16:41

    tashti po merr pamje manovra e thaçit!!
    pra si baraspeshë të kërkesave të sërbisë thaçi po vë kërkesat e kosovës!!
    në momentin e parë duket shumë e mirëmenduar!
    ti kërkon një gjë nga unë unë kërkoj një gjë nga ti!!
    sikur të jetë kështu gjysma e të këqijave!!
    -pra sikur sërbët të thonë “pajtohemi me këtë shkëmbim”??
    -çfar do të bëhet??
    do tu jepet sërbëve ajo që kërkojnë për të marrë ne atë që vumë në ballancë??
    -po sikur të thonë ju mbani atë që keni,ne atë që kemi??
    -si do ti përgjigjet thaçi banorëve të luginës,këtyre përfaqsuses të tyre që po i shkojnë pas isos??
    ne e mbaruam punën tonë dhe ju rrini atje ku ishit??
    thaçi është luftëtar i “madh” dhe ka derdhur gjak për kosovë,ma merr mëndja se është gjithashtu po aq i zgjuar sa ka qënë dhe trim që të mos bëjë budallallëqe!!
    sepse deri tashti vetëm budallallëqe e hajni ka bërë!!
    sepse deri tashti vetëm politikë katuni,politikë “odash” ka bërë!!premto e dil bllof gjithnjë!
    përveçvjedhjeve asgë tjetër nuk i ka dalë ashtu si ka thënë!!

    Reply to this comment
    • Gjek September 11, 01:59

      Kot e komplikoni ceshtjen, mjafton qe te merret nje garanci nga NATO (dmth SHBA) se cfardo marreveshje qe do firmoset dhe votohet me referendum nga dy vendet do te implementohet. Kaq mjafton.

      Asnje negociate nuk duhet te behet pa kete garanci. Po mos kishte garancine e NATOs as kufijte e tanishem nuk do i mbante dot Kosova. Shkembimi i territoreve s’ka asnje ndryshim me situaten e tanishme.

      Reply to this comment
  3. Dardan September 10, 17:29

    Hashim Thaci-te njohim per gjarper te zgjuar, por gjarperi serb me syze ta futi ujin nen rrogoz, te nxori bojen; prandaj dil nga skena e bisedimeve diplomatike Kosove-Serbi!

    Reply to this comment
  4. lisi September 10, 22:19

    Te zhduket nga skena e marrveshjes me serbit tradhetari Thaci.Zgjohuni kosovare,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*