Thaçi-Veseli, takim në Presidencë për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve

April 20, 2016 14:31

Thaçi-Veseli, takim në Presidencë për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Në këtë takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sundimit të së drejtës dhe të integrimeve euroatlantike.

“Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyre për të garantuar funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli ka theksuar se “Kuvendi është treguar institucion i qëndrueshëm, i gatshëm të shtyjë përpara proceset më të rëndësishme për vendin. Do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në integrimet euroatlantike”.

Po ashtu, Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit Veseli dhe punës së organit legjislativ të vendit, duke thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të adresohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe të partive politike.

April 20, 2016 14:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim