Thahet Europa/ Drithërat dhe ulliri nën kërcënim, edhe Shqipëria në alarm

July 16, 2017 13:16

Thahet Europa/ Drithërat dhe ulliri nën kërcënim, edhe Shqipëria në alarm

 

Europa, e sidomos ajo e jugut janë pushtuar nga thatësira që tashmë ka shkatërruar shumë e rrezikon të shkatërrojë edhe më shumë.

Në disa vende, si Spanja humbjet në drithëra shkojnë deri në 70%. Edhe në Itali situata është dramatike. Dimrit me ngrica tashmë i është bashkuar edhe vera tejet e nxehtë duke e bërë të pamundur për fermerët.

Në Itali këta të fundit i vlerësojnë humbjet monetare në mbi 1 miliardë euro. Disa prej tyre kanë instaluar ventilatorë e freskuese në zonat me të mbjella për të provuar sadopak të zbusin temperaturat.

Në Spanjë fermerët deklarojnë po ashtu se situata është dramatike dhe se që prej vitit 1992, asnjëherë nuk kishte ndodhur diçka e tille. Vendet e Bashkimit Europian  janë eksportuese të miellit, dhe thatësira përkthehet në humbje kolosale. Një tjetër problem është edhe ulliri.

Spanja dhe Italia janë dy prej prodhuesve më të mëdhenj në botë dhe prodhimi në të dy vendet pritet të bjerë ndjeshëm. Në Italia thatësirës i shtohet edhe sëmundja bakteriale që ka prekur ullinjtë gjatë viteve të fundit. Këshilli Botëror i Ullirit pret që prodhimi në vend të bjerë me 60%.

Disa fermerë shprehen se ky është viti i parë që janë detyruar të ujisin pemët, pasi më parë nuk ka pasur nevojë. Kjo hartë e përpiluar nga observatori europian i thatësirës dhe Reuters tregon vendet më të goditura nga thatësira.

Siç duket mjaft mirë nga harta, edhe Shqipëria është një ndër vendet më të goditura, së bashku me Europën qendrore dhe atë jugore. Edhe vendet e rajonit, sidomos pjesa veriore e Ballkanit është duke vuajtur thatësirën.

July 16, 2017 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*