The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

November 18, 2017 16:25

The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

 

Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore.

Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.

“Gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90, dallimet fetare dhe etnike po shpërndaheshin nëpër Europë me përfundim tragjik. Vendet myslimane përkrahnin Bosnjën; zemra katolike e Europës ringjalli lidhjet e vjetra me kroatët, ndërsa Serbia mori përkrahje morale nga lidhjet ortodokse që kishte me Rusinë, Greqinë dhe Qipron”, shkruhet nw artikull.

Revista shkruan se ndikimi fetar ka rënë pas bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999. “Së fundmi, nacionalizmi fetar dhe ultra-nacionalizmi është rikthyer në Europën juglindore – edhe pse jo si forcë dominuese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme”

“Simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi, anëtarët e së cilës janë akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në një video të postuar nga kjo parti, shihen anëtarët e saj duke festuar konsolidimin e marrëdhënieve me Partinë Radikale serbe, themeluesi i së cilës, Vojsllav Sheshel ishte gjykuar për krime lufte ndërsa u lirua vitin e kaluar”, shkruan The Economisr.

“Këto parti të së djathtës ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në manifestimin e mbajtur në Selanik, burrat me kostume festonin për themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal në fenë e tyre.

Këto parti të djathta ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Athos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit”.

“The Economist” shkruan se ngritja e këtyre partive shihet me votat që kanë marrë nëpër shtetet e tyre respektive.

“As Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar. Agimi i Artë ka 16 deputetë në parlamentin 300 anëtarësh grek. Radikalët serbë kanë marrë tetë për qind në zgjedhjet e vitit të kaluar në Serbi, duke ia mundësuar Sheshelit që të rikthehet në parlament. Aleksandër Vuçiç, presidenti serb, nisi karrierën si radikal, por u nda nga partia në vitin 2008 për të krijuar një grup më modern politik.

“Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i Vladimir Putinit dhe marrëdhëniet e ngrohta me Rusinë, dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës. Agimi i Artë e pa si shfajësim për forcat të cilat janë në favor të ‘shteteve të pastra etnike’ dhe në ‘favor të vetë mbështetjes në ekonominë kombëtare”.

“The Economist” shkruan se “fatmirësisht as jeta politike në Ballkan dhe as ajo fetare, nuk kanë filluar dhe mbaruar me këta zëra (radikalë). Por padyshim se janë projektuar me besim të madh, sepse për herë të parë në dekadat e fundit, historia është në anën e tyre”.

November 18, 2017 16:25
Komento

3 Komente

  1. mirel November 18, 16:51

    Agimi i Arte, organizim i fshatareve qe nuk vene dot ne shkolle dhe jane te trashe si bytha e gomarit.
    Po ashtu muslim bordellot e xhamise, leter bythe e Erdoganit.
    E kane per nder se jane gjysmaker

    Reply to this comment
  2. Lola November 18, 17:09

    Luftrat behen vetem per interesa ekonomike dhe asgje tjeter.
    Gazeta “The Economist” , a nuk merret me problemet ekonomike te krizave ?!!
    Psh ne jug te Shqiperise shumica jane ortodokse, me ke ka konflit Greqia ne kete pjese te Shqiperise?!
    Ne fakt ne Kosove shqiptaret, serbi I quan turq, kurse shqiptaret e Korçes dhe Himares greku I quan , grek.
    Dhe paradoksi eshte se nje shumice ne Shqiperi jane ateiste.
    Pra asgje tek ne,te pakten, kjo lufte nuk ka lidhje me ndryshim ne besim.
    Aq me teper qe ne 90-ten shumica dermuese e shqiptareve nuk kishin edukim fetar, ishim ateiste.

    Reply to this comment
  3. gjykim...."anglo sakson" November 18, 17:40

    e them njehere e pergjithmone : feja….ajo e krishtere…. i duhet njeriut, per t’a edukuar me “dashurine” e njeriut, per njeriun . kush kerkon qellim tjeter tek ..feja, qellim tjeter, feja s’ka, ose eshte fe ..satanike . kush nuk e kupton, ose nuk do t’a kuptoj eshte i lutur te heshte .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*