“The Economist” – Trump një ndër dhjetë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës

March 17, 2016 10:26

“The Economist” – Trump një ndër dhjetë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës

Zgjedhja e kandidatit republikan Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, është rradhitur në dhjetë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës nga Njësia Inteligjente e gazetës presitigjoze, ‘The Economist’.

Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se qëndrimet e miliarderit amerikan kundër Tregtisë së lirë mund të cënojnë disa marrëveshje ekonomike përfshirë atë të Partneritetit të Trans-Paqësorit, që u firmos në shkurt të këtij viti.

Trump ka shfaqur armiqësi ndaj Kinës duke e cilësuar këtë të fundit si manipulatore të monedhës, ndërkohë që retorika e tij ka goditur ashpër edhe fqinjët jugorë të meksikës. Sipas the economist, këto veprime mund të hapin një luftë të re për tregtinë.

Me shqetësim të madh shihen edhe premtimet e bëra nga Trump sa i përket Lindjen e Mesme.

Republikani ka premtuar se do të ndalojë myslimanët që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara si dhe ka premtuar një ndërhyrje ushtarake në Siri për të shkatërruar ISIS dhe rrjedhimisht për të përvetësuar rezervat e naftës. Në mbyllje të materialit të publikuar, gazeta prestigjoze shkruan se probabiliteti i një fitoreje të Trump vijon të mbetet më i ulët se ai kandidates demokrate. Megjithatë, një zgjedhje potenciale e Trump në krye të Shtepisë së Bardhë rrezikon të prishë disa rende politiko-ekonomike globale.

“The Economist” rradhit si rrezikun kryesor potencial që i kanoset botës një ngadalësim drastik të rritjes ekonomike të Kinës, mundësinë e nisjes së një lufte të re të ftohtë si pasojë e ndërhyrjeve të Rusisë në Ukrainë e Siri, si dhe paqëndrueshmërinë e monedhave ndërkombëtare./H.M/ Dita

March 17, 2016 10:26
Komento

2 Komente

  1. Drejtperdrejt March 17, 12:34

    Bota eshte brenda rrezikut por miopet e qorrat e politikes globale te liberalizmit anarkik nuk e shohin. Si ai qe nuk sheh gropen se eshte brenda saj. Donald Trump nuk eshte nga rreziqet e botes. Por, eshte rreziku i vetem i politikes sotme te qelbur keqas ne anarki. Politika sot per qytetaret ka shprehjen ” Populizem “, eshte larg tyre e nuk njeh realitetin. Politika e D. Trump eshte e drejtperdrejt me qytetaret e prandaj ka interes qytetar te jashtzakonshem. Kjo eshte ne fakt dhe shkaku i sulmeve kunder Trump. Sepse ai po tregon ne popull se sa pak popullore eshte politika e sotme e sa shume rrezik i ka sjelle kjo politike kaosi anarkik qytetarit kudo. Duke i demtuar identitetin kombetar e duke e shnderruar ne nje popull pa komb e pa atdhe si nje turme per tu mashtruar me terma globale e me krize totale kudo por me vello liberalizmi politik e deklarime qe nuk bindin me. Trump sot eshte nje pasqyre ku politika aktuale del krejt ashtu si eshte ; E vdekur e pa varrosur!

    Reply to this comment
    • Land September 29, 15:25

      apsolutisht e vertet, te gjith kta liberalet e majt anarkist komunist globalist jane hedhur ne sulm

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*