“The Guardian” jehonë aksioneve të pastrimit në Shqipëri: Aksionet janë të organizuara tani çdo gjashtë muaj

August 24, 2016 21:08

“The Guardian” jehonë aksioneve të pastrimit në Shqipëri: Aksionet janë të organizuara tani çdo gjashtë muaj

Prestigjozja The Guardian i ka kushtuar një artikull të gjatë asaj që në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një histori vullnetarizmi tejet e suksesshme. Por jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Bosnje etj. Pra, të gjithë rajonit të Ballkanit.

The Guardian përmend aksionet kombëtare të organizuara nga organizata “Green Line Albania”, me udhëheqës aktivistin Ervin Shehaj, ku në 3 vjet janë organizuar plot 6 aksione kombëtare duke pastruar tonelata mbetje dhe duke dhënë shembullin se nëse bëhemi të gjithë bashkë, mund t’ja dalim. Aksionet “Ta Pastrojmë Shqipërinë” të organizuara nga organizata e Shehajt, i kanë dhënë kështu Shqipërisë një vend në prestigjiozen Angleze The Guardian. Para pak kohësh anglezët flisnin me përçmim ndaj shqiptarëvë. Mesa duket, pas këtij artikulli dhe historie suksesi, britanikët do na shohin me sy tjetër, e kjo falë vullnetarizmit për të pastruar Shqipërinë tonë të bukur.

The Guardian shkruan se: “Vendet e Ballkanit dikur të ndarë nga lufta, nacionalizmi dhe feja, janë bashkuar në heshtje për t’u përballur me një armik të përbashkët: mbeturinat“, transmeton Lexo.al.

Më tej prestigjozja britanike shkruan:

“Në rubrikën e fushatës Lets do it (Le ta bëjmë) aktivistët shqiptarë dhe kosovarë bashkërisht pastruan zonën e tyre kufitare dhe Liqenin e ndotur të Vërmicës prillin e kaluar, në një fushatë që përfshiu më shumë se 5% e popullsisë së Shqipërisë, dhe 7% të Kosovës. “

Kjo është padyshim një reklamë pozitive për Shqipërinë dhe Kosovën në sytë e botës, ku përpos pastërtisë tregojmë edhe një shkallë tjetër ndërgjegjësimi. Këtë e tregon The Guardian kur thekson se

“Në Shqipëri, çështja është bërë aq e rëndësishme sa që aksionet janë të organizuara tani çdo gjashtë muaj.”, duke vënë edhe njëherë theksin te puna fantastike e ekipit të GreenLineAlbania/TaPastrojmëShqipërinë.

Mund ta lexoni të plotë artikullin duke klikuar Këtu

August 24, 2016 21:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*