The Guardian: Misteri i vrasjes së Silvana Beqirajt në Francë

January 18, 2018 13:34

The Guardian: Misteri i vrasjes së Silvana Beqirajt në Francë

 

Historia e Silvana Beqiraj, e cila u gjet e vrarë 4 vjet më parë në Francë, është rikthyer sërish në vëmendjen e shtypit britanik.

The Guardian”, i ka kushtuar një artikull të plotë vrasjes së mbuluar me mister, e cila ende nuk është zbardhur, teksa familja e saj kërkon të dijë të vërtetën.

“Në shtator të vitit 2014, trupi i pa jetë i shqiptares 33-vjeçare Silvana Beqiraj u gjet në  kanalin Lunel, të kënetës së Montpellier. Policia franceze fillimisht supozonte se ajo ishte mbytur. Nuk kishte shenja lëndimi, por ajo ishte tërësisht e zhveshur dhe për këtë shkak hetuesit dyshonin për një vrasje të mundshme”, nis artikulli i “The Guardian”.

Silvana ishte me origjinë nga fshati Ndërmenas, i rrethit të e Fierit. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte divorcuar nga burri.

Ajo kishte emigruar 4 vjet para se të gjendej e vdekur në Francë, dhe fëmijët e saj të vegjël i kishte lënë te prindërit e saj.

Një tjetër grua shqiptare, Bukurie Elmazi, gjithashtu nga Fieri, kishte shkuar në Francë bashkë me Silvanën në vitin 2011, duke e bindur atë të emigronte për “mundësi më të mira”, sipas familjes së Silvanës.

Elmazi kishte qenë ajo që kishte identifikuar dhe trupin e viktimës në vitin 2014.

“Ajo na tha se kishte shkuar atje për t’u kujdesur për një grua të moshuar”, thotë babai i Silvanës, Mehmet Beqiraj, i cili është një fermer. “Por ne të gjithë kishim dyshime”, vijoi ai.

Prindërit e Silvanës, Yllka dhe Mehmet Beqiraj

Një hetim lidhur me vrasjen e mundshme të shqiptares  u hap në Francë, dhe shumë shpejt u zbulua se Silvana kishte qenë e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Montpellier, por deri më sot askush nuk është arrestuar ose akuzuar.

Familja e Silvanës refuzon të pranojë se vajza e tyre është trafikuar.

“Nëse do ishte prostitutë ajo nuk do na sillte shumë para”, thotë vëllai i saj, një burrë i rraskapitur nga  dhimbja. “Ajo na dërgonte shumë para. Nëse ajo do kishte tutor,  ai nuk do ta lejonte që ajo të na dërgonte aq para “.

Megjithatë, provat flasin ndryshe.

Vëllai i saj thotë se burrat që “morën Silvanën në Francë” ende jetojnë në fshat, ndërsa babai pohon se Silvana ka dërguar vetëm shuma të vogla parash, kur ajo ishte në gjendje. Sigurisht, nuk kishte asnjë shenjë pasurie në shtëpinë e familjes.

Pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij, Mehmeti udhëtoi për në Montpellier për t’u takuar me policinë.

“Shqiptarët (në konsullatë) siguruan vetëm një përkthyes dhe asgjë tjetër. Unë u trajtova keq dhe ata ishin arrogantë dhe më injoruan mua,” thotë ai.

Trupi i Silvanës u mbajt nga mjekët në Francë për shtatë muaj. Kur u lirua, familja u informua se do të paguante minimum  6,000 €. “Ne nuk kemi para, por i gjetëm”, thotë Mehmeti.

Nëna e Silvanës, Yllka, pranë varrit të së bijës

Jeta në fshat nuk ishte e lehtë për Silvanën.

Si shumë gra nga komunitetet tradicionale shqiptare, ajo u martua me mblesëri kur ishte vetëm 20 vjeç.

Pas pesë vjetësh, Silvana u divorcua dhe u kthye në shtëpinë e familjes me fëmijët e saj. Brenda një viti Silvana takoi Nuri Çelën, një burrë nga një fshat fqinj.

Jo shumë kohë pasi çifti u zhvendos të jetonte bashkë, Çela u qëllua për vdekje ndërsa hynë në shtëpi. “Ishte çështje  borxhi”, thotë nëna e Silvanës, Yllka, duke qarë.

Sipas një gazetareje, Laureta Rroshi, Silvana i kishte dhënë para një bande për të organizuar ikjen e saj në Francë.

Silvana më pas ndryshoi mendje dhe kërkoi që paratë të ktheheshin.

Është e pamundur të thuhet saktësisht pse Silvana pranoi të shkonte në Francë. Por ajo që dihet për trafikimin e grave nga Shqipëria rurale është se atyre u premtohet një jetë më e mirë, pastaj përfundojnë duke u lidhur me borxhin si rezultat i shpenzimeve për udhëtimin dhe strehimin të vendosur nga trafikantët.

Familjet e tyre në shtëpi marrin kërcënime nëse nuk respektojnë vendimet e bandave.

“Edhe fëmijët e Silvanës ishin të vetëdijshëm se nëna e tyre ishte trafikuar në Francë”, thotë Rroshi.

Në fund të viteve 1990, qeveria shqiptare filloi të pranonte se trafikimi i grave ishte një problem serioz.

Shumë ekspertë u sollën prej atëherë për të këshilluar autoritetet shqiptare lidhur me identifikimin e viktimave dhe ndjekjen penale të autorëve.

Përkundër përpjekjeve të tilla dhe miliona dollarëve të derdhura në zbatimin e ligjit kundër trafikimit, ky fenomen ende mbetet një problem serioz në rajonin e Ballkanit.

January 18, 2018 13:34
Komento

6 Komente

  1. mirel January 18, 14:35

    Burra jane shqiptaret? Plera po. Njerez te ndyre, dembele per ti dale zot jetes vene e merren me femra. Po te ishin me te mire nuk e linin vendin ne kete fare cmendurie. Krim ne shtet, kriminele dhe individet.
    Ndaj na percmojne. Sa degjojne shqipo ikin me vrap.

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes January 18, 15:38

      Mirel e ke shume gabim, nuk jane shqiptare, jane shqip-foles, origjina e tyre eshte nga azia e larget. Jane pasardhesit e ordhive turke, te ngelura ne trojet tona. E kane ne gen, nuk e njohin punen, njohin vetem veset e keqija dhe krimet. Megjithate halja shkon tek halja i thone nje llafi. Kjo nusja fillimisht ka zene nje dashnor, i cili do te kete pasur nja 10 prostituta ne pune, e ka marre ne France, e ka lare e ka veshur me roba moderne e ka çuar tek parukerja dhe pastaj ne trotuar.
      Keshtu e ka filluar aktivitetin. Po keto femra jane viktimat e sistemit te urryer politiko-shoqeror shqiptar, bazat e te cilit i ka hedhur shkerdhata Sali Qen Ram Berisha.

      Reply to this comment
      • edi January 18, 16:00

        floriri i Bences ,

        komenti juaj permbledh gjithcka ka te beje me trafikimin
        e femres se pambrojtur shqiptare ,
        nga rraca e rrosipise qe ndyu kembe e koke Shqiperine
        dhe emrin e shqiptarit ne Bote .
        krimet me femrat shqiptare kryer nga funderinat e shoqerise shqiptare ,nen komanden e pushtetit te nji shkerdhate krimi si sali berisha ,
        eshte nji Kapitull ala i pashkruajtur i Drames Shqiptare mbas viteve 90-te .

        Reply to this comment
        • Antifashisti January 19, 00:08

          Kete Dramen Shqiptare…do ta shkruaje Islamim Kadareja – mjeshter i shkrimeve dhe i emigrimeve me shume tituj e dekorime por pa para e prona, sepse nje qe kishte nuk ia fali as Shtetit e as Gjirokastres nga te cilet mori borxh por pa detyrim kthimi.

          Reply to this comment
  2. ??? January 18, 14:59

    Viktima telenovelash, rrine gjithe diten perpara tv duke pare idiotizma Turke e Amerikano-jugore dhe pastaj thone nuk jetohet ne fshat e marrin rrugen e m…
    Cdo njeri eshte pergjegjes per vendimet qe merr dhe kur keto vendime priren nga paraja dhe jeta imagjinare perfundon si kjo. Shembull per te tjerat.

    Reply to this comment
  3. Antifashisti January 19, 00:08

    Kete Dramen Shqiptare…do ta shkruaje Islamim Kadareja – mjeshter i shkrimeve dhe i emigrimeve me shume tituj e dekorime por pa para e prona, sepse nje qe kishte nuk ia fali as Shtetit e as Gjirokastres nga te cilet mori borxh por pa detyrim kthimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*