The Guardian: Një ndër plazhet më të bukura në Europë ndodhet në Shqipëri

May 19, 2017 14:12

The Guardian: Një ndër plazhet më të bukura në Europë ndodhet në Shqipëri

Gazeta britanike ‘The Guardian’, ka renditur Drimadhes, në Jug të Shqipërisë, si një nga plazhet më të bukura të Europës.

Ai vjen në renditje menjëherë pas “Miles of sand”, një ishull në veri të Holandës.

“Kamping dhe rërë e bardhë në Shqipëri”, titullohet pjesa ku përshkruhet bregdeti shqiptar.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drymades është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë.

Deti është pa dyshim i qartë. Një pemishte me portokalle është shtëpia e kampit të Breshkave të Detit (€ 8 në natë, në Facebook), e cila ka tenda të parapërgatitura, me dyshekë dhe shtroje të pastra. Ka një bar kuzhinë, një dyqan që shitet ushqim dhe gjëra të domosdoshme dhe një furgon sanduiç viziton plazhin çdo ditë”, thuhet në artikull .

Të tjera plazhe në Europë

Plazhet e preferuara (jashtë Britanisë) të The Guardian përfshijnë një ishull holandez dhe Faroet, si dhe shumë bregdete ku mbizotron e kaltra dhe dielli në Mesdhe. Mbizotërojnë plazhet e Spanjës, si Costa Brava, Ishujt Kanarie, Playa Negrete, Korsika.

Nga Italia veçohen plazhet e Pulias (Punta Prosciutto) dhe Sicilisë (plazhi Marzamemi) dhe të bregdetit të Amalfi.

Në Greqi të preferur janë plazhet e Ikaria, Symi, Stoupa.

Në Portugali, i preferuari i medias britanike është plazhi i egër i Algave.

 

May 19, 2017 14:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*