“The Guardian”: Shkëmbimi i territoreve, propozim “i pushkatuar”

September 3, 2018 12:22

“The Guardian”: Shkëmbimi i territoreve, propozim “i pushkatuar”

The Guardian

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë sugjeruar se një shkëmbim territoresh mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi ende nuk e ka njohur. Thaçi dhe Vuçiç janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund t’i japë Kosovës një ulëse në OKB dhe t’i vendosë të dyja vendet më afër BE-së. Megjithëse, as Thaçi dhe as Vuçiç nuk i kanë bërë të ditura akoma detajet e planeve të tyre.

Në një diskutim të mbajtur në Austri gjatë javës së kaluar, të dy kanë pohuar se ndryshimet kufitare ishin pjesë e diskutimit. Një ndryshim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit të Serbisë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, së fundmi ka deklaruar se Washingtoni nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje, duke përmbysur një politikë disavjeçare të ShBA-ve që vlerësonte se ndryshimet e mëtejshme kufitare në Ballkan janë të papranueshme.

Vuçiç është duke u përballur me shumë kundërshtime në Serbi. Gjithashtu ka kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i referohej kësaj ideje si “ide katastrofike”. Në llogarinë e tij të Twitter ai ka shkruar se “Diskutimi publik mbi ri-dizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka kundërshtuar një ide të tillë dhe tre ish-përfaqësues të lartë të Bosnjës i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin shkëmbim territoresh.

“Ne mund të themi se nuk mund të mendojmë për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt të Ballkanit sesa ai që tani po mbështetet nga disa”, shkruhej në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc-Shilling. Ai ka frikë se thjeshtë duke e vendosur këtë çështje përsëri në tavolinë, do t’i nxitë ata që dëshirojnë të rihapin temat që tashmë janë të zgjidhura.

“Këto ide kanë lundruar nëpër të gjitha luftërat e Ballkanit dhe ky vend ka qenë gjithmonë shumë i vendosur në mbështetjen e zgjidhjeve politike ndaj problemeve që nuk kërkojnë kufij etnik. Ne duhet të kujtojmë se mizoritë më të mëdha u kryen me këtë qëllim, ose me atë justifikim në mendje” ka thënë ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Šekerinska.

Një tjetër çështje kyçe është edhe Rusia.Vuçiç pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri tani Moska ka dhënë pak shenja se është gati të heqë kundërshtimin e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte çështje e Beogradit dhe Prishtinës të bien dakord për një marrëveshje, por theksoi se “marrëveshja duhet të pasqyrojë interesat e tyre”.

s.a/dita

September 3, 2018 12:22
Komento

6 Komente

  1. Alban I September 3, 12:51

    Thaci dhe Vucic jane te zotet e shtepise dhe ata e dine mire se “ku u pikon shtepia”. Nje gje eshte e ditur: Thaci eshte nje patriot i sprovuar shqiptar, Vucic nje intelektual dhe politikan patriot i padiskutueshem serb. Te dy duan t’u sigurojne brezave te ardhshem shqiptare e serbe nje paqe me te gjate se 200 vjet, sa ka zgjatur lufta dhe urrejtja midis tyre. Komunat serbe t’i bashkohen shtetit serb dhe Kosova t’i bashkohet trungut ame-Shqiperise.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 3, 14:54

      ha moj bythë,ha!!
      “Thaci eshte nje patriot i sprovuar shqiptar”!?
      me të vërtetë e ke??
      thaçi po të ishte patriot,normal dhe jo i sprovuar,do të zbatonte ligjin!!ky ligj,ai i shtetit të kosovës,nuk i njeh asnjë të drejtë atij,”patriotit të sprovar” që të hyjë në bisedime me dikë tjetër për çështjet e kosovës!!
      kështu moj byçkë!!
      për të tjera nuk ja vlen ti diskutojmë sepse janë diskutuar kaq shumë saaaaaaaaaaaaa?!
      është e tepërt të përsëriten!!
      ps:për vuçiçin!?nuk e di sa i sprovuar është si patriot!!por në fakt asqë më intereson fare!!

      Reply to this comment
      • Alban I September 3, 15:18

        Neqoftese arrihet paqja midis popujve serbe e shqiptare, Serbia nuk do t’i paguaje me agjentet shqiptare!

        Reply to this comment
        • fery September 3, 20:35

          Nese Serbija s paguan agjendet shqiptar Serbije vdes por , vdesin edhe agjendet shqiptar nese nuk punojne per serbine ngase , ata qe shqiptar te Kosoves dhe Shqiperise qe
          ” punojne ” per Serbine e kane tradite familjare dhe te fisit dhe , si te thashe , Alban , nese s punojne per Serbine atehere mbesin sikur ai i smuri pa oksigjen , dhe vdesin sepse pune tjeter s dine te bejne dhe , te mbetur gjalle ata si ushqim tradicional familjar perdorin te qenit sherbetor te Serbise

          Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic September 3, 18:12

    Thaci ka autorizimin e Parlamenti te kosoves te kryesoje bisedimet Kosov Serbi.
    Te thuash qe nuk paska te drejte gabohesh rende.
    Edhe marrveshja si do qe te arrihet ajo do te raktifikohet ne parlamendte e te dy shtetev ndryshe marveshja nuk miratohet.!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 4, 09:03

      me Alban I,frey(copë gomari dhe në të shkruar),nuk mrekullohem shumë,por kur aliu, copa e idiotit,nga selenic mbron këtë veprim okult,të diskutueshëm deri në marrëzi të një presidenti që shkel çdo rregull demokratik dhe çdo ligj të shtetit të tij!?kur aliu që deri dje çfarë nuk ka thënë kundër shovinistëve sërbë!?
      më duket sikur kam të bëj me neti vjosën që sapo dashi i tij filloi duke folur për “mardhënje vëllazërore” me gërkun,dhe neti patrioti me bateri,u vu në unison!!
      ore ali debili,çfar je ti??
      tellall i koqeve të dashit tënd??
      ke ndonjë fije truri,mënd nuk më duket se ke,në atë trungun tënd??
      a të funksionon matematika e llogjikës minimale??
      he specje e veçantë,tellelle,e pa zhvilluar e homo sapiensit!!
      ps:për ju dy të tjerët asqë e vë në dyshim se duhet të thërrisni sa të jetë e mundur më shumë “kapeni hajdutin”!!
      alban ziu,ndoshta ti je vullnetar në turmbetimin e tradhëtisë,ose të synimeve të sërbisë,si jam unë po ashtu vullnetar në mbrojtjen e interesave të kombit tim SHQIPTAR!!
      ivetmi ndryshim është se unë prezantohem me një pseudonim asnjëanës prej gati 10 vjetësh,ti paraqitesh me një pseudonim të ri mashtrues “Alban I”!!për tu dukur shqiptar i pastër!!
      tashti një të shpejtë për “fery”-robt ku i ke!!dhe mëso pak shqip o qën sërb!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*