Tirana sipas The Independent

March 14, 2019 17:54

Tirana sipas The Independent

E përditshmja britanike “The Independent” i ka kushtuar një reportazh të gjatë ndryshimeve të konsiderueshme që ka pësuar Tirana në vitet e fundit duke argumentuar se sa i gabuar është opinioni negativ që qarkullon për Shqipërinë jashtë vendit.

Mbi të gjitha, gazetari Ryan Chatterton thekson se ndonëse Shqipëria ka ende shumë probleme dhe punë për të bërë, elementët pozitivë i tejkalojnë ato negativë.

Më poshtë vijon artikulli:

“Më fal, je në Toronto? Mendova se më thatë se ishit në Europë”. Kolegu ishte krejt i hutuar, ndonëse edhe theksi im amerikan me shumë mundësi kishte bërë pasojat e veta.

“Jo, jo Toronto”, i thashë. “Tirana. Është kryeqyteti i Shqipërisë”. U përpoqa të theksoj bashkëtingëlloret.

As gjeografia nuk më ndihmoi shumë. Vendndodhja e këtij qyteti shpesh herë krijon shumë ngatërresë mes miqve dhe kolegëve të mi.

Përse Shqipëria? A nuk është e rrezikshme? A kanë rrugë? Jam i habitur që wifi është kaq i mirë!

Në të vërtetë, nuk dija shumë për Shqipërinë para udhëtimit tim për në Tiranë në verën e vitit 2018. Dhe e pranoj, kisha krijuar një opinion negativ për rajonin, ndonëse nuk kisha asnjë provë. Ndonëse nuk dija asgjë për vendin apo banorët e tij, e imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar, me shumë pak infrastrukturë dhe me krimin që lulëzon.

Historia e Shqipërisë është e komplikuar, mbushur me shtypje, luftë, izolim, tensione me fqinjët dhe një diktator të çmendur. Një seri ngjarjesh fatkeqe, nga 500 vite pushtim nga Perandoria Osmane dhe një diktaturë komuniste katër dekada të gjatë, duke kaluar nga një konflikt civil postkomunist në 1997, nuk i kanë dhënë Shqipërisë shumë kohë për t’u zhvilluar në epokën moderne. Fatkeqësisht, shumë vende ballkanike kanë një linjë historike të ngjashme.

Thënë këtë, për habinë dhe gëzimin tim të madh, kurrë nuk kam gabuar më shumë për një vend. Ushqimi është i jashtëzakonshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit plot gjallëri dhe e ngrohtë me një jetë nate të zhvilluar. Për më tepër, moti është fantastik. Si një nomad dixhital, ku shpeshherë qëndroj në një vend për tre ose më shumë muaj, kisha shtuar zyrtarisht Tiranën në listën time të qyteteve për të vizituar në 2019.

Tirana ka talent

Transformimi i kryeqytetit shqiptar është diçka habitëse në katër vitet e fundit, duke e lënë pas dekadën e kaluar.

Për këtë arsye, kur lexova një artikull të fundit nga redaktorja për udhëtimet, Cathy Adams në “The Independent”, të titulluar “Valentine’s Day 2019: Why Tirana is the Best Place to Spend It” (Dita e Shën Valentinit 2019: Përse Tirana është vendi më i mirë për ta kaluar”, fillova të sqarohem për disa çështje. Adams këshillonte lexuesit që të kalonin pushime romantike në Tiranë, duke treguar për gjendjen e keqe të infrastrukturës së saj, përfshirë gropat dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Mospërputhja ime kryesore kishte të bënte me faktin se ajo bazohej në eksperienca të 10 viteve më parë. Ndonëse vazhdon të ketë disa gropa dhe me raste ndonjë ndërprerje të energjisë në Tiranë. Pra imazhi i krijuar në këtë artikull është shumë larg realitetit të ditëve moderne të Tiranës.

E sfidova Adams në argumentet e saj dhe ajo më ftoi të shkruaj këtë artikull si përgjigje.

Një prej transformimeve më të dukshme është zona e Bllokut. Është i vogël, vetëm 0,25 kilometra katrorë. Mund ta përshkruash të gjithë në më pak se 10 minuta. Megjithatë, është krijuar një kulturë emocionuese dhe është përhapur edhe në lagjet pranë. Sot, dhjetëra kafene, bare dhe restorante, si dhe dyqane, ndodhen rresht në të gjitha drejtimet e çdo rruge dhe korridori.

Jetoj dhe punoj në Bllok dhe, për pasojë, rutina ime e mëngjesit përfshin ndenjjen nën rrezet e diellit në tarracën e “Çoko”, vendi im i preferuar për të ngrënë mëngjesin. Çdo ditë, porosis një tost të kripur franko-amerikan, mjaftueshëm për të mbushur barkun. Pas punës, marr një hamburger me proshutë në barin amerikan, “Duff”, ose shkoj tek “Apulia Pizzeria” për një prej picave më të mira italiane që kam ngrënë ndonjëherë. Një tjetër preferencë është edhe “Fishop”, ku mund të shijosh gatime deti të freskëta. Më pas, shkojmë tek “Nouvelle Vague”, një bar me koktejle i dekoruar me stil të vjetër.

Në krye të vlerave, shërbimi në Shqipëri është gjithashtu i vështirë për t’u mundur. Shqiptarët kanë një shprehje që thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, të refuzosh një mik, ose ta trajtosh keq është çnderuese dhe tregon mënyrën se si trajtohen blerësit.

Përmirësime në infrastrukturë

Kafenetë, baret dhe restorantet nuk mund ta transformojnë të vetme një qytet. Tirana ka përjetuar gjithashtu investime të konsiderueshme në projekte të infrastrukturës publike.

Shembulli i parë është rikrijimi i sheshit kryesor, sheshi “Skënderbe”, që dikur përbëhej nga një rrethrrotullim që rrethonte një lëndinë të vogël dhe statujën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban edhe sheshi. Nuk ishte shumë i bukur.

Por sot është kthyer në një hapësirë publike të këndshme. E shndërruar në hapësirë për këmbësorët dhe e zgjeruar me mijëra pllaka të bukura prej guri, ndriçim elegant si dhe pemë dhe shkurre të vendosura me shije, është bërë një vend tërheqës për takime dhe evente, si për shembull shfaqja e Kupës së Botës 2018, që tërhoqi qindra fansa për të parë çdo ndeshje.

Bukur origjinale

E gjithë kjo nuk mjafton për të thënë se Shqipëria është një destinacion turistik i përkryer. Në të vërtetë, vendi ka nevojë për shumë më shumë përmirësime infrastrukturore që të jenë plotësisht të aksesueshme për udhëtarët.

Megjithatë, është pikërisht kjo mungesë e përsosmërisë që ka tërhequr 30 000 turistë aventurierë çdo vit për të eksploruar kanionet e thepisur dhe ujëvarat madhështore. Madje, fushata e fundit turistike “Be Taken By Albania”, thekson këtë veçori, duke deklaruar se Shqipëria është “mbrojtësi i fundit i origjinalitetit”.

Do të kishit të drejtë nëse do të supozonit se Tirana bashkë me Shqipërinë nuk janë pa probleme. Ka korrupsion, njerëzit i japin makinës keq dhe shumica e banorëve nuk e pijnë ujin e rubinetit. Por cilësitë e mira i tejkalojnë ato negative dhe gjërat vetëm mund të shkojnë më mirë.

v.l/ Dita

March 14, 2019 17:54
Komento

6 Komente

  1. Doni, apo nuk doni ju o mizakali, Drejtësia do të BËHET. March 14, 18:42

    Turp për këtë mercenarë shkrivan, qe quan të shëmtuar një shesh me shatrivane e gjelbërim, do të thotë;as më pak dhe as më shumë, por reflekse të një turisti të mbarsur me lekë të pisët nëdorë,mos qofsh i gabuar. Turp, turp dhe bashkëfajësi sëbashku. T’i thuajshe arritje të madhe një sheshi të kodrinuar dhe me një supërndotje qe del nga barku i saje i kthyer nga mafja ne pushtet si parking makinash, dhe nje historie shekullore te Tiranës të shkallmuar nga politikat vandale te veliajvicit me urdhër nga krieministri ramavic, është marri e shkuar martisë dhe një shërbim ndaj djallit. Prisni, se nuku keni parë gjë akoma…O turist, të mbyturit, kërkojnë të mbysin; thotë populli.

    Reply to this comment
    • Faleminderit z. Ryan per te verteten March 15, 13:24

      Faleminderit z. Ryan qe thoni te verteten mbi Tiranen. Shqiperine e kane nxire, sidomos gazetaret britanike. Nuk ju ve shume faj sepse me ato qe ka bere monstra Berisha ne 25 vjet Sqqiperia mire qe nuk eshte futur ne listat e zeza te terrorrizmit. E lane Tiranen sikur te ishte Kandahari dhe nuk vune asnje tulle per te bere permiresime. Luli vetem vodhi e fjeti per 4 vjet. Lejuan ndertime pa leje dhe e kthyen Tiranen dhe zonat perreth ne nje skandal te madh vjedhjesh te pronave dhe shkaterrim te tokave bujqesore, djegje te universiteteve dhe ndertime pa leje ne cdo cep te Tiranes. Vjedhje masive te pasurive kombetare te ushtrise si ne Gerdec etj. Ne saje te punes se Rames dhe Veliaj Tirana po kthehet ne nje zone perendimore dhe te bukur. Shpresoj qe e gjithe Tirana te behet si Pazari i ri. Me shkolla te reja, me kopshte e cerdhe te reja, me kende lojrash te reja, me sheshin e ri, me peme dhe pasterti, me staium te ri, me tren te ri se shpejti, me rruge per bicikletat, me parqe te bukura kombetare, me rruge te reja dhe unaza te reja, me stacione te reja autobuzi dhe markete te reja. Me e bukur do te behet me Veliajn ne krye. Per te gjithe ata qe tek ndertimet e reja shohin vetem zi turp qe adhuroni ata ne-oesadiste qe vetem e shkaterruan Tiranen dhe Shqiperine, e imazhin e saj. Faleminderit edhe nje here z. Ryan per realizmin ne shkrimine artikullit. Ne ndjehemi nje lloj me ju ne Tirane. Artikujt e shkruar nga zonja britanike jane artikuj me syze te zeza qe vetem zi kane shkruar dhe shkruajne per Shqiperine. Duhet patur parasysh qe Shqiperia nuk eshte Angli qe ka pasur gjysmen e botes koloni te saj dhe ka vjedhur dhe zhvatur pasurite e kombeve te tjera te botes per qindra vjet dhe prape populli anglez eshte ne nje varferi per te ardhur keq. Mjafton te dalesh nga qendra e Londres dhe do te shikosh nje varferi te turpshme te shtepive te njerezve te varfer. Me arkitektura te shemtuara dhe shtepi qe kercasin nga derrasat e vjetra dhe gati duke rene per toke.

      Reply to this comment
  2. intelektuali March 14, 18:59

    O gazeta e nerume DITA:

    PO AMAN ME KETE PROPAGANDE ENVERISTE PER CMIMIN E PARE NE BOTE PER USHQIMIN SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT!

    sepse:

    Ja cfare ka folur sot shtypi nderkombetar per Tiranen sipas renditjes se prestigjoze Mercer:

    “…Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë, për cilësinë e jetesës në 2019, sipas një indeksi të përvitshëm të kompanisë këshilluese Mercer, që e bën vlerësimin duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar me një vend, ndërsa mbetet e fundit, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë per kushtet me të këqia te jetesës. Listën rajonale Zagrebi i 98, më pas Beogradi renditet i 139, Sarajeva e 156 (përmirësim me tre vende), Shkupi renditet i 161. Qyteti më i mirë për të jetuar në botë vijon të jetë Vjena e Austrisë, e ndjekur nga Zyrihu në Zvicër, Mynih në Gjermani, Vancouver në Kanada, Auckland-Zelanda e Re, Düsseldorf-Gjermani, Frankfurt-Gjermani, Kopenhagen-Danimarkë, Gjeneva-Zvicër, Basel-Zvicër. Ka një mbizotërim të qyteteve europiane, që janë tre të parat në botë. Nga qytetet italiane, më i miri për të jetuar është Milano, në vend të 41, e ndjekur nga Roma (56), ndërsa nga greket, Athina në vend të 89. Pesë qytetet më të këqija në botë janë Khartoum (Sudan); Port au Prince (Haiti); Sana’a (Yemen Arab Republic) Bangui (Central African Republic) dhe i fundit e mbyll listën Bagdati në Irak…”

    QYSH KESHTU?

    Po ikin lume badiava parate e droges per propagande enveriste si ne Kohen e Qepes te TOLLONAVE te Enverit, kur Shqypnia fitonte Cmimin e Pare ne Bote per mire-ushqimin e popullates?

    Reply to this comment
  3. Psss... March 14, 22:21

    E paskan thene edhe Anglezet, Shqiperia eshte parrajse,
    C’fare llokme ka marre ky gazetari pa per varferine e popullit vari teneqen tregon ai.Me cilin tallin c…keta
    maskarej,si ne kohen e enver hoxhes,feneri ndricues.

    Reply to this comment
  4. RUDINI March 14, 22:49

    Propagande bajate ,e denje per nje te pashkolle si ky lejfeni i TIRANES.

    Reply to this comment
  5. Arber iliri March 15, 00:05

    Tirana eshte nje qytet i kendshem.per 5-10 do jete veshtire me ble banese ne tirane e me tutje ne shqiperi.
    Opozita kriminale berisha basha me 5 vite nxirje te gjithckaje ka krijuar efektin e saj negativ psikologjik te nje numur i madh shqipos por shpejt do jete ndryshe do e shihni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*