The Indipendent: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë e “palumtur”

March 16, 2018 17:12

The Indipendent: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë e “palumtur”

 

Vendet e Ballkanit kanë performuar keq në Raportin Botëror të Lumturisë të OKB-së këtë vit, duke nxitur një titull mjaft të paharrueshëm në shtypin rajonal: “Ballkani jo shumë i lumtur”- thotë OKB.

Dy më pak të lumturit e Ballkanit ishin Bosnja dhe Hercegovina në pozicionin e 93-të, duke u renditur më poshtë Libisë dhe diktaturave të tilla si Turkmenistani dhe Bjellorusia, dhe Shqipëria, e cila në pozitën e 112-të ngadalë ‘mundi’ Irakun për palumturi.

Por, editorja e prestigjiozes The Independent, kur u pyetën se cilat janë dy vendet e saj të preferuara në botë tha se: unë do ta vë Bosnjën dhe Shqipërinë në krye të listës. “Dhe unë nuk jam apo nuk mendoj  se jam një turiste e palumtur”.

Për shumë njerëz në Britani, fjala Ballkan ngjall brutalizëm, bllokime, histori tragjike dhe luftëra të vështira. Në një udhëtim të kohëve të fundit në Londër nga Sarajeva, ku unë jam aktualisht, thotë Sophie Buchan, më kanë pyetur më shumë se një herë nëse kisha “isha korrespondente lufte”.

Por ka kaluar kaq shumë kohë që nga konfliktet e fillimit  të viteve ’90 dhe Ballkani ka ndër destinacionet më të bukura, si Dubrovniku dhe Spliti – me potencial për të sjellë më shumë gëzim për turistët.

“ Peizazhi që e bëri Sarajevën aq të prekshëm për rrethim, sot e bën atë një nga qytetet më të bukura në tokë. Është një qytet me kodra, minare mahnitëse dhe me arkitekturë austro-hungareze. Dhe po, ka trishtim prapa klisheve të një mini Stambolli por ndërsa xhamitë dhe kishat ende qëndrojnë krah për krah, vendi po bëhet më i ndarë. Por, ka edhe gëzim këtu. Ndryshe nga destinacionet më të dukshme turistike, banorët e Bosnjës duan të tregojnë historitë e tyre dhe t’i dëgjojnë ato. “- vijon tregimin e saj Buchan.

Më tej, për vendin tonë editorja thotë: “Shqipëria mund të jetë më pak e lumtur se Palestina e okupuar në Indeksin e Lumturisë Botërore, por ju nuk e merrni këtë përshtypje në terren.

Disa nga kujtimet më të bukura të udhëtimit vijnë nga ky vend misterioz – i izoluar pothuajse tërësisht nga bota nën diktaturën e Enver Hoxhës. Më kujtohet kur qëndrova për një javë në një kështjellë (Kalaja e Krujës) duke ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi çdo mbrëmje brenda mureve të shekullit të 5-të.

Më në veri, në malet e Thethit (që është një nga destinacionet më të mira të pazbuluara në Europë), isha e lumtur në përpjekjet e mia për të ecur në këmbë nga një familje lokale që më ftoi për të pirë rakinë e bërë vetë, teksa më tregonte historinë e maleve të mallkuar.

Ka diçka për fshatrat e Ballkanit që më shtyn të them se as kodrat e Toskanës apo pamjet e famshme në jug të Francë, s kurrë nuk munden ta përçojnë.  Gëzimi këtu nuk duhet të gjendet në shenja të dukshme.

Por këto vende e çlirojnë mendjen tuaj dhe ju lejon të përjetoni gëzim në një mënyrë që thjesht destinacionet e njohura nuk e bëjnë. Vini pa paragjykime dhe takoni disa nga njerëzit më pak të ashpër në planet”- përfundon reportazhi./ Monitor

l.h/ dita

March 16, 2018 17:12
Komento

4 Komente

  1. intelektuali March 16, 18:18

    Kjo Spophia gazetarja e lumturuar ne Shqypnine Enveriste flet njesoj si Naim Frasheri nga Stambolli:

    PUNE, PUNE NATE E DITE
    QE TE SHOHIM PAKEZ DRITE

    Po shqyptaret i kenduan Naimit qe rinte dhe qante ne Stamboll per shqyptaret dembele dhe te palumtur:

    O NAIM POETI TE VIJE VETE
    TE SHIKOJE TURNIN E TRETE

    Po mire ke ngrene BIO dhe je shqepur ne Kruje dhe je bere e lumturuar me pamjen e Keshtjelles se Skenderbeut o Sophie Buchani gazetarja po kush i ka paguar faturat?

    sepse:

    Babai i Kapitalizmit, Adam Smith ne librin e tij madhor: “Pasuria dhe Lumturia e Popujve” ka shkruar shume shekuj me pare:

    ME JEP NJE LLOGARI BANKARE TE MAJME QE TE NDJEHEM NJERIU ME I LUMTUR NE BOTE!

    Megjithate:

    SHQYPNIA ESHTE VENDI KAMPION NE BOTE PER ENVERISTET FANATIKE TE PARTISE SE PUNES

    Ku gjen nje vend tjeter me nje numer llahtar te madh, fanatikesh adhurues te diktatures me gjakatare ne Bote, sic ishte pushteti kriminal i Enverit me Nexhmijen?

    Shiko si kercejne zgupthi nga brimat e miut dhe mbushin gazeten DITA me jashteqitjet e tyre totalitare sapo del nje material per pederastin sadist dhe gjakatar, Enver Hoxha qe te besosh se me te vertet se:

    SHQYPNIA ESHTE VENDI ME FATKEQ NE BOTE

    Reply to this comment
  2. Laert March 16, 18:49

    Po edhe Sophie Buchan e bere enveriste more delirant. Po paske qene idiot i certifikuar more kokebole. Te del ne ender ty Enveri se te ka lerruar te 14 arrat ky nuk eshte faji yne qe te lexojme brockullat, halucinacionet dhe perroin psiqik te nje gjallese qe “fit” te dythundraket ripertypes. Shko ha tagjine intektu-hale se qelbe blogun me idiotesite dhe cmendurite qe nxjerr nga thellesia e kotesise.

    Reply to this comment
  3. Epo kjo pune... March 16, 18:49

    ore lumturia ka te beje qe te kesh me mire, ne perendim nuk kane ku shkojne keshtu qe ata jane me te palumtur ndersa ne kemi opsion perendimin se vete jemi ibret, dmth kush jane te lumtur, ata qe nuk kane opsion apo ne qe e kemi nje opsion.

    Reply to this comment
  4. Gjek March 17, 05:08

    Nuk eshte “palumturi” po “pesimizem”. Shqiptaret jane njerezit me pesimiste dhe negative ne bote. Sado mireqenie te kene prape u kalon jeta ne vuajtje e pakenaqesi.

    Irakenet apo afrikanet vuajne 100 here me shume se shqiptaret, po shqiptaret prape ankohen se cfare fati te zi kane e si nuk po u bien te gjitha te mirat nga qielli, mundesisht pa u lodhur fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*