The Sun: Lëreni Korfuzin, shkoni më mirë në Dhërmi

July 11, 2018 12:47

The Sun: Lëreni Korfuzin, shkoni më mirë në Dhërmi

Tabloidi britanik “The Sun” liston Shqipërinë si një destinacion ideal për të zëvendësuar vendet e pushimeve më tradicionale. Gazeta ka dhënë pesë alternativa destinacionesh, po aq të mira sa ato origjinale dhe më lira, çka do t’i bënte britanikët të kursenin dhe të argëtoheshin më tepër.

Në vend të parë, “The Sun” propozon të ndërrojnë Korfuzin me Dhërmiun dhe çmimi është arsyeja kryesore.

“Bregdeti jonian shqiptar është fiks përtej atij të ishullit grek të Korfuzit, madje mund ta shikoni Shqipërinë nga përtej bregut të ishullit. Plazhet e Shqipërisë janë po aq paqësore dhe piktoreske”, shkruan gazeta me një tirazh prej rreth 1.5 milionë kopjesh të shitura në ditë.

“Një avantazh është fakti se Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinji shumë i dashur por i tejmbushur me turistë. Një kriko në Shqipëri kushton 58 penny, krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend”.

Gazeta shton se një dhomë në Shtator me mëngjesin e përfshirë në Dhërmi kushton vetëm 35 paund nata.

Ndër destinacionet e tjera që “The Sun” propozon të zëvendësohen janë: Liqeni Bled në Slloveni në vend të Liqenit Como në Itali, ishulli grek Naxos në vend të Santorinit, Trieste në vend të Venecias dhe qyteti i lashtë bullgar Plovdiv në vend të qytetit të lashtë në Athinë.

o.j/dita

July 11, 2018 12:47
Komento

5 Komente

  1. intelektuali July 11, 13:13

    PO MIRE O GAZETA DITA

    Po ku jane resortet e Dhermiut te bukur qe te pushojne turistet e huaj me shume leka ne xhep?

    sepse:

    Mire e reklamon gazeta angleze THE SUN e paguar nga Rilindja Enveriste e Edvinit qe turistet te lene Korfuzin lluksoz te ambasadoreve ne pension dhe te shkojne ne Dhermi, po ja po e neglizhojme problemin e rruges me dredha dhe me cilesi afrikane, po ku jane hotelet per te pushuar keta angleze kapricioze me plot pretendime?

    sepse:

    Une per vete them se ne Dhermi mund te numerohen nja dy apo tre hotele tip PLESHTI pa yje fare qe e derdhin Mutin dhe Shurren e tyre direkt ne det.

    Reply to this comment
  2. Pallavra July 11, 14:07

    Para disa ditesh tek disco Havana ne Dhermi nje i forte me pistolete ne brez shtiu 4 here ne ajer. Te gjithe ja mbathen dhe u fshehen si minjte.
    Ky detaj te vogel dhe i parendesishem i paska shpetuar The Sun.

    Reply to this comment
  3. shvejku July 11, 17:16

    Lereni Korfuzi8n dhe Dhgermiun,por hajdeni te shikoni mrekulline e Rames:Yzberishtin!
    Do shijoni atmosferen e ralle tre nje ish kampi internimi ne ish fermat bujqesore tre Lushnjes!
    Hajdeni te shijoni nje zone me pallate 9 kateshe,me 50 mije banore,qe jetojne si ne gazermat ushtarake te kohes se luftes pa asnje cerdhe,kopesht,kende lojrash,lulishte per femije,asnje ambient per mijra pensioniste,me lukuni qensh qe jetojne njelloj me njerezit,me plehra pa fund,pa rruge te shtruara, plot balte e pluhur,qe asnjehere nuk hapen dyert e dritaret nga pluhuri i rruges, etj dhe te gjitha keto vetem 3 km larg zyres se kryeministrit Rama!

    Reply to this comment
  4. Arben July 11, 17:56

    Do Mallkoni veten

    Reply to this comment
  5. shvejku July 11, 18:51

    Ky Rama po e ben si Pal Vata dikur!
    Sa mire po gatuakan grate tuaja tha Pali i shkrete!
    _E po i kemi grate NIKOQIRE- ia kthen i zoti i shtepise!
    -Mirepo Pali,nuk e dinte kuptimin e fjales nikoqire e keqkuptoi dhe ju pergjigj:
    -Edhe ne po i q… grate tona,por nuk po na gatuajne keshtu!
    Keshtu edhe Rama me ne:
    -Kemi suksese te pa para,,jemi te paret ne Ballkan,ne Europe,ne Bote,do ndertojme teatrin qe te konkuroje ne Europe,pazari i ri mori certrifikaten e nderit,sheshi Skenderbej u vleresua si suksesi me i madh i vitit,Veliaj si kryebashkiaku me i mire,stadiumi kombetar do konkuroje per evenimentet europiane etj!
    More mire qe qenkemi te paret ne bote,Europe,Ballkan,por ne shtepite tona nuk po shohim gje!
    A na jep ndonje kopje te ketyre vertifikatave te vendeve te para,qe te ngopim femijet ne darke,zoti Rama?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*