“The Weekend Surprise”, arrestohet 44-vjeçari që shpërndante drogë në Tiranë

July 14, 2018 21:09

“The Weekend Surprise”, arrestohet 44-vjeçari që shpërndante drogë në Tiranë

Një 44-vjeçar është arrestuar pasditen e së shtunës në Tiranë, pasi akuzohet për shpërndarje kokaine në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Vendosja e shtetasit Fatjon Veseli në pranga është bërë e mundur përmes operacionit “The Weekend Surprise”.

Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, atij i është gjetur një qese me kokainë.

Sa i takon kontrollit të ushtruar në banesë, Veselit iu gjend edhe një motorr pa targa, që pas verifikimeve të kryera ka rezultuar i vjedhur.

Shërbimet e Policisë ishin në ndjekje të shtetasit të lartpërmendur, pasi dispononin informacion rreth ushtrimit të aktivitetit të tij.

Veseli e shiste kokainën në formë dozash tek klientët, të cilët gjendeshin në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”.

Në njoftimin policor bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

s.a/dita

 

July 14, 2018 21:09
Komento

1 Koment

  1. info analitike July 15, 16:37

    Kokat e trafikut kur do ti kapni? Keto Jane vetem hi syve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*