Thellohet hendeku mes komunitetit çam dhe Shpëtim Idrizit

Redaksia Online March 13, 2013 23:40

Thellohet hendeku mes komunitetit çam dhe Shpëtim Idrizit

Detyrë parësore e “Senatit Çam” është koordinimi i të gjitha ideve, zërave dhe përpjekjeve për të qenë sa më të suksesshëm në lobimin për çështjen çame

Senati Çam ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Durrësit ku ka kërkuar bashkimin e gjithë komunitetit për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa i kërkon “Lëvizjes Çame” të zbatojë objektivat e përcaktuara. Duke vërejtur mungesën e hapësirës, llogaridhënies dhe vendimmarrjes së hapur dhe të përbashkët më komunitetin çam; duke vërejtur se çështje më rëndësi jetike për komunitetin çam vazhdojnë të mos gjejnë zgjidhje, përfaqësues të senatit kanë kujtuar disa nga problematikat që has komunitetit i tyre këto kohë. “Kujtojmë situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet komuniteti çam aktualisht; mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik; mosparaqitjen e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur, mos garantimin e konsensusit politik për aprovimin e saj; Dështimin e përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të çështjes çame; mbetjen në minorancë dhe lënien pas dore të komunitetit çam në administratën shtetërore; mungesën e strukturave të mirëfillta politike;

Mungesën e përgjegjshmërisë politike të deritanishme dhe të mungesës së llogaridhënies para komunitetit; Mungesën fizike dhe shpirtërore të shoqatës “Çamëria”, aktiviteteve dhe strukturave të saj”, thuhet në deklaratën e Senatit. Për këtë arsye Senati ka besimin se “Lëvizja Çame” ka pjekurinë, energjinë dhe patriotizmin për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze komunitetin çam, i rikonfirmon besimin e plotë dhe i kërkon të intensifikoj përpjekjet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga senati.

Senati Çam

“Senati Çam” është një forum mbi palët që në thelbin e vet punon dhe promovon bashkimin e komunitetit çam. Në situatën e përçarë dhe jo bashkëpunuese në të cilën gjendet komuniteti, u pa si imediate krijimi i këtij forumi me një qëllim të vetëm: Unifikimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve të komunitetit. Për të ndihmuar aktorët të bashkohen rreth Kauzës, Parimeve dhe Çështjes çame duke mos lejuar devijimin e tyre dhe rrjedhimisht evituar përçarjen dhe tradhtinë ndaj komunitetit. “Senati Çam” është forumi më i lartë i përfaqësimit dhe unitetit të komunitetit. Brenda tij do të përfshihen të gjithë individët, grupet, institutet, partitë politike dhe çfarëdolloj organizmi tjetër që çamët janë të përfshirë dhe të organizuar. Detyrë parësore e “Senatit Çam” është koordinimi i të gjitha ideve, zërave dhe përpjekjeve për të qenë sa më të suksesshëm në lobimin për çështjen çame. “Senati Çam”, sa herë të jetë e nevojshme, do të mandatoj përfaqësuesit e vet për ta përfaqësuar në diskutimet për çështjen çame dhe do të thërrasë në interpelancë të gjithë aktorët dhe faktorët që lidhen me çështjen çame. “Senati Çam” do të investojë maksimumin e energjive të veta për krijimin e networkut njerëzor dhe politik për promovimin e ideve, njerëzve dhe grupeve të cilat punojnë për çështjen çame”, thuhet në deklaratën e Senatit.

Redaksia Online March 13, 2013 23:40
Komento

2 Komente

  1. Shpetim March 14, 11:31

    Camet duhet te zgjini ceshtjen came,por ne rradhe te pare partia e tyre te jete neutrale dhe te mos marre pjese ne koalicionet qeveritare. Ndryshe mos beni llogje kavaje.

    Reply to this comment
  2. Dhori March 14, 12:11

    Ka nje konfuzion ne opinion qe per fat te mire ne kete shkrim kthjellohet disi.
    Shumekush di qe Levizja Came dhe Senati Cam jane e njejta gje. Kjo pershtypje eshte krijuar sepse mediat te paguara nga Idriz matrapazi ka leshuar tym sa ka mundur.
    Senati dhe vete drejtuesit e Levizjes duhet t’i meshojne sqarimit si domosdoshmeri per te demaskuar matrapazin, por edhe njerezit me dyfytyra si Muhedini (kush ka pare emisionin tek I.Tare nuk ka dyshim per kete dyfytyresi).
    Te gjithe ne shqiptaret e tjere (domethene qe nuk jemi came) duhet ta shohim ceshtjen came ashtu sic eshte, ceshtje kombetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*