Thellohet kriza në Itali, Conte heq dorë nga krijimi i qeverisë së re

May 27, 2018 20:50

Thellohet kriza në Itali, Conte heq dorë nga krijimi i qeverisë së re

 

Pasi kanë kaluar 84 ditë nga zgjedhjet, Italia ende nuk ka një qeveri.

Giuseppe Conte, mbrëmjen e së dielës, i ka dorëzuar dorëheqjen Presidentit Sergio Matarella, duke i lënë përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

Lajmin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampeti. Njoftimi erdhi në fund të takimit midis Presidentit italian dhe kryeministrit të caktuar, takim që zgjati rreth një orë.

Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes Presidentit Matarella dhe krerëve te koalicionit ‘Pesë Yjet’ dhe ‘Lega Nord’.

Sipas mediave Italiane, presidenti Matarella nuk e ka pëlqyer kandidaturen e Kontes për kryeministër sepse është një euroskeptik.

Di Maio dhe Salvini e takuan Presidentin Sergio Mattarella që të zhbllokonin ngërçin politik.

“Ne kemi punuar për javë, ditë e natë, për të krijuar një qeveri që mbron interesat e qytetarëve italianë. Por dikush na tha Jo”, shkruan Matteo Salvini në Twitter.

l.h/ dita

May 27, 2018 20:50
Komento

1 Koment

  1. Arben May 28, 06:54

    Arsye faktike vazhdimi apo jo I evropes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim