Thellohet kriza politike në Maqedoni

May 22, 2016 09:43

Thellohet kriza politike në Maqedoni

Shtyrja e zgjedhjeve të 5 qershorit nuk e ka zgjidhur krizën politike dyvjeçare në  Maqedoni, por përkundrazi situata është tensionuar edhe më shumë. Analistët politikë në Prishtinë e Shkup kërkojnë trysni më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare mbi faktorin politik atje, në mënyrë që kjo krizë të mos reflektojë edhe në rajon. Analistët kritikojnë edhe përçarjen e shqiptarëve, ndërsa një takim të ri të liderëve e shohin të domosdoshëm

Shteti i Maqedonisë po vazhdon të rrëshqasë në një krizë të thellë politike, që ka rezultuar edhe me tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Vendimet e fundit të Parlamentarit të Maqedonisë për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe shkarkimi i ministrave të opozitës nga Qeveria kalimtare, nuk e ka zgjidhur krizën dyvjeçare të këtij shteti,shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Madje në zhbllokimin e këtij ngërçi nuk ka ndikuar as miratimi për ndryshimin e Ligjit për Falje e as vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e debatit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve.

May 22, 2016 09:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*