Thellohet pabarazia në Shqipëri: Më të pasurit shtojnë pasurinë

April 8, 2018 16:35

Thellohet pabarazia në Shqipëri: Më të pasurit shtojnë pasurinë

 

3.7% e depozituesve në bankat shqiptare kanë më shumë se gjysmën e parave.

Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-ë është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Kjo shifër individësh që kanë para në banka, zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3%.

Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve.

Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë.

Në 2016-n, 4% e individëve zotëronin 45% të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.

Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e kanë patur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1% të totalit të llogarive, raporton Tv Klan.

a.s/dita

April 8, 2018 16:35
Komento

9 Komente

  1. Arben April 8, 19:26

    viti kafshata e hajdutave (buxheti shtetit)

    2000 10% e prodhimit te shqipetareve

    2013 25%

    2017 40%

    rezultat mese i pritshem, por ka rendesi qe partia

    te jete mire, pa populli edhe bar do te haje

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji April 8, 19:49

    shoqeria kapitaliste kete te mire ka,krijon diferenciminklasur dhe pasuror.sa me shume shtohet pasuria e me pak njerezve,aq me shume shtohen te varferit.ndryshe kush do te mbushe ushtrine rezerve te te papuneve,si kontigjent qe shet krahun e punes lire?diferencimi pasuror i thelle,tregonsesa mire ka punuar klasa politike e pas 90,per konsolidimin e rendit demokratik.rrofte klasa e kapitalisteve.

    Reply to this comment
  3. mirel April 8, 20:12

    Partneriteti privat publik i Ramutit ka dhene rezultate te shkelqyera per ..koncesionaret.
    Rrofte hajduteria
    Poshte Kukesi
    Poshte kokepalaret.
    Hajt, para marsh te gjithe neper sportele per te paguar

    Reply to this comment
  4. Lili April 8, 20:40

    Edhe kur pabarazia behet aq e madhe lindin revolutionet

    Reply to this comment
  5. Aty April 8, 20:41

    Ne kohen e xhaxhit kush kishte 100mije lek te vjetrado shkonte te jipte shpjegime si i kishte bere ATO lei,kurse sot asnje nuk pyet se si i kavene,megjithe se te falin te gjithe,motra,vellai,Vieri,gjyshi,gjyshja por edhe komshiu.

    Reply to this comment
    • Arben April 8, 20:55

      Ore, njeriu vuan per te pare dite te bardhe me sy.

      Atij qe i merzitet jeta, me mire tja japi vetes bam,

      sesa te jetoje me nje kriminel ne krye

      Reply to this comment
    • Arben April 8, 21:00

      dhe per statistiken tende more injorant,

      ato para jane te gjitha te koncesionistave,

      vetem ata krijojne gjendje kesh, i marrin parate llokum

      nga ed kokaina, qe po fut nje popull ne burg

      per tua marre parate

      Reply to this comment
  6. Kush posedon pasuri, sa dy tre fishi i tjetrit eshte ....KRIMINEL .... April 8, 22:01

    Ore, a do arrije dhe nje here, mendja njerezore, por jo vetem ajo e gjysmes se njerezimit, si para viteve 90-te, por e gjithe planetit, te kuptoj dhe si rrjedhim te asgjesoj, individ, qe posedon pasuri me shume, se dy-tre fishi i pasurise se tjetrit…..???

    Reply to this comment
  7. Adih April 9, 12:32

    Mafja ne pushtet i beri llogarite tamam si nje fshatar i trashe (tme falni ka edhe fshatare te zgjuar)i gjeti Vetingu dhe reforma ne drejtesi te pa pregatitur ,befasisht ,e tani le te japin llogari ,dhe sekuestrim te menjehershem te parave,si fillim dhe pastaj Reci i Shkodres ,e me keto para ,te rriten pensionet qesharake ,rruge ,shkolla e spitale .
    Eshte me me interes , ai qe qesh i fundit ,ka nje zot lart ,ku ai vonon por nuk haron .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*