Thellohet pabarazia, super të pasurit rrisin zotërimin e kursimeve në bankat shqiptare

June 27, 2017 14:33

Thellohet pabarazia, super të pasurit rrisin zotërimin e kursimeve në bankat shqiptare

 

Kombinimi i rënies së vazhdueshme të normave të interesit me faktorë të jashtëm solli tkurrjen relative të depozitave me afat të klientëve nga njëra anë dhe rritjen e përqendrimit të depozitave në më pak klientë gjithashtu, raporton Monitor.

Banka e Shqipërisë analizoi së fundmi se vitin e kaluar, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 17.16% dhe 3.13%), zhvillim që ka pasur impaktet e tij në rritjen e përqendrimeve të depozituesve më të mëdhenj.

Në dhjetor 2016, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zënë 6.16% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 4.8% që zinin në dhjetor 2015. E njëjta ecuri e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj.

Për vitin 2016, 20 depozituesit e mëdhenj kishin 8.37 të depozitave në sistemin bankar, kundrejt 6.7% në 2015.

Më 2016, 50 depozituesit e mëdhenj zotëruan 11.68% të totalit të depozitave, kundrejt 10.3% në 2015 në vitin 2015.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 82.27% të totalit të pasivit, megjithatë ritmi i rritjes së tyre ka rezultuar negativ (-1.23%), krahasuar me një vit më parë.

Në fund të dhjetorit 2016, totali i depozitave në sistemin bankar arriti 1,160 miliardë lekë, krahasuar me 1,066 miliardë lekë që ishte një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 5.2%. Norma mesatare e ndryshimeve vjetore për shtatë vitet e fundit ishte 7.4%.

Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë në 47.2%, nga 48.7% në dhjetor 2015.

Struktura e maturitetit është zhvendosur në drejtim të afateve më të shkurtra, sepse është rritur pesha e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ndërkohë që depozitat me afat janë tkurrur relativisht nën ndikimin e uljes së vazhdueshme të normave të interesit.

Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.43% të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 1.57 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

June 27, 2017 14:33
Komento

2 Komente

  1. fajtor shteti, qe u dha statusin "biznesmen", biznes..QENEVE..... June 27, 16:53

    duhet nje lenin i dyte, por duhet te jete tejet i pa meshirshem . te pasurit e sotshem; kafshe qe jetojne si njerez, ne kurriz te njerezve qe shfrytezoheni si kafshe, ato qe i njoh personalisht do me kene dhe mua,ne barrikaden e kundert, pasi i kam paralajmeruar qe ne vitet 90-te, kur filluan te vidhnin, po kemi respektuar autoritetin e shtetit . ne qofte se ky shtet, ketej e tutje, nuk i ve prangat ose nuk i takson me takse progresive, keto hajdute te ashtuquajtur biznesmen, jame i bindur se do kete vetgjyqesi te tipit rev. tetorit, ku lenini i vjeter, do duket engjell .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim