Thellohet skandali i doktoraturës së drejtorit të “Antikomunizmit”

September 9, 2019 00:51

Thellohet skandali i doktoraturës së drejtorit të “Antikomunizmit”

 

Nga Ilir Mborja 

Pas publikimit të skandalit të vjedhjes intelektuale të Agron Tufës (Gazeta Dita, 3 shtator 2019) pritej prej tij dhe nga institucionet e akuzuara si të përfshira në këtë akt korruptiv (Dekanati, Rektorati, Ministria e Arsimit) një reagim zyrtar.

Por erdhën postime në Facebook dhe mesazhe në WhatsApp mbushur me fraza rrugaçërore kundër meje autorit të shkrimit, si dhe kundër gazetës “Dita”, ku botova shkrimin.

Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit më shkruan e më shantazhon se po mbledh “fakte” për të shkuarën time dhe po bën gati “portretin” tim denigrues.

Nëse letrari dhe plagjiaristi shkencor Agron Tufa nuk e ka humbur plotësisht ekuilibrin mendor, dy gjasa ka në këtë mes:

Ose i akuzuari ndihet më i fuqishëm se ligji, ose nuk ka nga t’ia mbajë para fakteve të botuara dhe ka zgjedhur të heshtë për to e të merret me shantazhe.

Por heshtja për vjedhjen që kini kryer nuk është një opsion, zotëri.

Faktet flasin vetë, ju duhet të dilni para opinionit e të kërkoni të falur. Të thoni: Unë e bëra këtë, unë jam autori i këtij plagjiarizmi, ishte gabim, ishte një lajthitje, një papjekuri.

Kjo do t’jua lehtësonte sadopak fajin e rëndë që kryet duke vjedhur pronën intelektuale të tjetërkujt.

Por ju nuk keni kurajë që ta bëni këtë. Dhe e dini vetë shumë mirë pse nuk mund ta bëni.

Nuk ka oqean që të lajë mëkatet tuaja plagjiariste: Pas denoncimit dhe ankimit të autorit të dëmtuar Dr. Aristotel Spiro, organet e Universitetit të Tiranës u vunë në alarm. Rektorati i përcjell shkresa Fakultetit Filologjik (me dekan Shezai Rrokajn); dekanati i përcjell shkresën departamentit (me shefe Dhurata Shehrin). Dh. Shehri ia përcjell fajin letrarit dhe shkencëtarit Agron Tufa: “Çfarë ke bërë, or Agron! Na nxore bojën…”…

Plagjiatura janë denoncuar edhe të tjera këto kohë. Por rasti yt, Agron, është flagrant dhe nuk qëndron vetëm aty e keqja.

Ti je doktoruar më 18.02.2008 me temën “Mistika e Origjinalit”. Në atë kohë ti ishe pedagog me normë të plotë dhe jepje lëndën “Teknika e përkthimit”.

Kur u bëre Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, sigurisht posti ta kërkonte të kishe gradën “Doktor” dhe shefja e Departamentit Dhurata Shehri e dekani Shezai Rrokaj ta dhuruan gradën shkencore me gjithë privilegjet ekonomike, paçka se nuk kishte asnjë fletë të shkruar, asnjë rresht…

Më 2015-n, kur u vendos rregulli që të gjitha doktoraturat të publikoheshin në internet, ti, Agron, mblodhe leksionet e përkthyera (?!) dhe për ta konkretizuar me një përkthyes shqiptar, zgjodhe Nolin dhe more me “Copy” “Paste” (pa thonjëza e pa asnjë shenjë reference) pjesën më të madhe nga kumtesa e Dr. Aristotel Spiros…

Ti, Agron, vodhe pronën intelektuale pa pasur përpara një kalendar siç është “e këshillueshme” për një plagjiat me zgjuarsi mbi mesataren.

Ti harrove se kumtesa: “Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike” që Dr. Aristotel Spiro mbajti në Konferencën me rastin e 130-vjetorit të Nolit, zhvilluar në Universitetin “Fan Noli” të Korçës ishte më 2012-n, pra, katër vjet pas 2008-s, kur ty të bënë peshqesh doktoraturën.

Teksti i doktoraturës sate (shkarkuar më 09.05.2015), e përmbante plagjiarizmin nga teksti i Aristotel Spiros. Ndërsa, pas ankesës së tij, drejtuar rektorit të UT Dhori Kule, teksti i doktoraturës sate (shkarkuar më 08.06.2015), nuk e përmban plagjiarizmin…

Kalendari, Agron, kalendari!.. Mungesa e tij të mori më qafë ty, e bashkë me ty edhe Shezai Rrokajn e Dhurata Shehrin…

Ti, o letrari dhe shkencëtari ynë, që e di mirë se si e qysh e ke bërë plagjiaturën, çuditesh fillimisht e pastaj zemërohesh: “Heu, sa u vu n’internet e ma paskan gjet’!”…

Por ti gjen mirëkuptimin e departamentit e më pas edhe të dekanatit, ndërsa rektorati lan duart si Ponc Pilati: Derisa departamenti dhe dekanati të mbrojnë, le ta mbajnë ata përgjegjësinë!

Kështu, organizmat akademikë, Departamenti i Letërsisë, Dekanati i Fakultetit Filologjik, por edhe Rektorati i UT, në vend që të dënojnë plagjiarizmin (siç kërkon Kreu III, paragrafi 3 i Rregullores “Për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese”; shih Urdhri Nr. 105, datë 23.3.2012 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj), bëhen pjesë e skenarit kriminal për të mbështetur hajdutin intelektual. Sepse kanë bashkëpunuar në këtë vjedhje…

Në stilin e familjes mafioze, përdoruesi me emrin “rektorati” ndërhyn në kompjuterin e Universitetit dhe versionin fillestar të doktoraturës së Agron Tufës (prej 306 faqesh) e zëvendëson me një version tjetër prej 288 faqesh. Pra 18 faqe më pak se në versionin e ngarkuar fillimisht më 19 shkurt 2015 (shih sitin e UT: By rektorati on February 19, 2015 11:41 am in Departamenti the Letersise / no comments).

Siç e shikoni, Agron Tufa është kujdesur me këtë rast që të heqë edhe pasazhe të tjera, të cilat ishin në versionin e parë.

Pra, letrari, shkencëtari, antikomunisti, por sidomos plagjiaristi pehlivan A. Tufa vazhdon të përpunojë tekstin e “doktoratës së tij” edhe 7 vjet pasi e ka “mbrojtur” (!!!). E gjitha kjo bëhet me mbështetjen penalizuese të autoriteteve drejtuese të Universitetit të Tiranës.

Një kontroll më i detajuar do të zbulojë edhe pasazhet e tjera që A.Tufa ka hequr nga versioni i parë i ngarkuar në sitin e UT.

Na u ngjall edhe neve kërshëria për të parë tekstin e doktoraturës së Tufës. Dhe ja ku u çuditëm me zbulimet e mëdha që konstatuam në këtë që mund të quhet pa frikë një aferë e ulët mafioze kriminale akademike.

Çka konstatuam është rrënqethëse. Plagjiarizimi në dëm të Dr. Aristotel Spiros ngjan si një pikë e vogël uji në oqeanin e skandalit që vërejtëm: Asnjë punë shkencore nuk vumë re në të ashtuquajturën doktoraturë të Agron Tufës.

Në vend të një punimi doktorature aty kemi tekstin e leksioneve të teorisë së përkthimit, edhe ato të përkthyera nga rusishtja.

Aq i pakujdesshëm është treguar “shkencëtari” ynë, saqë e gjithë kjo histori do të ofronte një lëndë të pasur për një roman biografik humoristik (!).  Në fund nuk ka denjuar t’i transkriptonte në gjuhën shqipe titujt e literaturës nga rusishtja, kopjuar me komandat “Copy” à “Paste”!

Sa kohë ju është dashur ta shkruani doktoraturën, zoti Tufa? Një ditë, dy ditë, apo dy orë?  Ju e keni titulluar “Mistika e origjinalit”, titull i denjë për një artikull gazete dhe ajo që keni shkruar aty është thjesht historia e përkthimtarisë botërore dhe e teorive të sotme të përkthimit, që bota akademike i njeh mirë.

Një punim doktorature, ku nuk ekziston asnjë kapitull përmbyllës me “Përfundimet”! Asgjë juaja nuk ekziston në të ashtuquajturën “doktoraturën” tuaj, zoti Tufa! As teksti i leksioneve të përkthyera të teorisë së përkthimit, as plagjiarizmat që keni përfshirë nga Dr. Aristotel Spiro e të tjerë autorë që ju e dini mirë.

Tani e keni kuptuar mirë ju, zoti letrar e “shkencëtar” e sidomos plagjiarist, se çështja nuk është vetëm për personin e quajtur Agron Tufa.

Ky skandal i vjedhjes intelektuale implikon rëndë drejtuesit e Fakultetit Filologjik të UT, Këshillin Shkencor të këtij fakulteti, si dhe udhëheqësin e temës dhe komisionin e dhënies së gradës “Doktor i Shkencave” një punimi të vjedhur, komprometues e të padenjë.

Jemi shumë kureshtarë të njohim se cilët ishin ata trima mentorë që nënshkruan të hartohet një doktoratë me këtë temë e që më pas nënshkruan si normal një punim që çdo gjë mund të jetë (p.sh. leksione studentësh), por kurrsesi një punim doktorature!

Populli ynë i varfër kursen nga buka e gojës për të mbajtur në këmbë arsimin kombëtar.

U jep rroga kësaj fare pedagogësh e drejtuesish të paskrupull të tipit Agron Tufa, Shezai Rrokaj, Dhurata Shehri etj. Ndërsa këta nuk fryhen duke vjedhur (Tufa), duke u tallur me ligjet e shtetit dhe me përgjegjësinë akademike që kanë, duke nënshkruar dhënie titujsh e gradash (Rrokaj, Shehri).

Por dëmi që i bëjnë vendit e kombit hajdutët intelektualë si Tufa është kolosal. Nuk janë më pak të rrezikshëm se trafikantët e prostitutave e të drogës, kriminelët e infiltruar në parlament, apo hajdutët e bankave.

Se ja, frytet po i shohim shumë qartë. Hajdutë intelektualë të këtij tipi “rastis” që të bëhen drejtorë organizmash shumë sensibël si Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, një institucion ku kërkohen aftësi të mirëfillta shkencore (dhe juridike!) dhe gjykime të urta e pa pasione. Por këtë mund ta bëjnë njerëz seriozë e me integritet moral dhe jo vjedhës të pronës intelektuale si plagjiaristët.

Zoti Tufa!

Keni tani rastin të bëheni një trim i vërtetë: Dilni përpara opinionit dhe kërkoni ndjesë publike për mëkatet tuaja intelektuale, për vjedhjen e mashtrimin me doktoraturën tuaj.

E bashkë me ju të kërkojnë ndjesë edhe Rrokajt e Shehrat, nëse kanë kurajon ta bëjnë.

Kjo do të lehtësojë shumë shpirtin tuaj të demonizuar nga plagjiarizmi, por do të japë një fije shprese për të ardhmen e këtij vendi: të Shqipërisë ku respektohet puna dhe djersa e tjetrit dhe produkti intelektual konsiderohet i shenjtë dhe i patjetërsueshëm.

 

*****

Shënim i autorit për redaksinë: Ju falënderoj për botimin e shkrimit tim më 3 shtator. Këto janë mesazhet e z.Agron Tufa pas botimit të atij shkrimi në telefonin tim dhe në Facebook. Ndërkohë miq të mi më thonë se ai ka filluar të interesohet “për të shkuarën time”.  Ai sigurisht që është tronditur nga akuza dhe po shpif e sajon broçkulla pa lidhje me plagjiaturën (e kryer 7 vjet më pas), e cila del se është edhe më e madhe.  Ai ka hequr nga siti i parë 18 faqe, kumtesa e z.Aristotel Spiro ishte 4 faqe. Dmth ka hequr (unë i kam të fotografuara të dyja) edhe 14 faqe. Ndaj hulumtova dhe bëra gati përgjigjen e mësipërme. Ndërkohë për transparencë me lexuesin, po ju kaloj dhe mesazhet :

 

 

September 9, 2019 00:51
Komento

44 Komente

  1. Aleksander Thana September 9, 01:27

    Eshte koha e alabakeve, malokerise, grekerise, hajduteve, trafikanteve, krimineleve, agjenteve te shitur qe shesin hapur atdhe e cdo gje per shkaterrimin dhe mundesisht zhdukjen e Shqiperise si shtet. Eshte koha e prostitutave, e bashibozukeve, krimineleve qe shpallen heronj dhe e heronjve qe duhet te gjunjezohen para ballisteve, zogisteve, kolaboracionisteve, bejlereve dhe agallareve te pasuruar me ferman nga sulltani dhe sulltan-salepi zogollian. Eshte koha e kalimit nga shteti ne antishtet, antikomb.

    Reply to this comment
    • Preza September 9, 14:54

      Nese doni te percaktoni se cili eshte personi qe akuzohet per plagjature dhe me gjasa e ka realizuar ate, cili eshte koncepti dhe formimi i tij jo vetem letrar e shkencor, por njerezor ne rradhe te pare, shikoni me kujdes mesazhet te cilat zoteri Agron Tufa i ka derguar autorit te shkrimit. Ne keto mesazhe veren friken dhe mllefin e njeriut te zene ne faj, frike e cila per te trembur veten, kthehet ne kercenim per autorin e shkrimit demaskues. Tufa e kercenon se po ja ben portretin, se po germon mire ne te kaluaren e tij, duke e quajtur njekohesisht si shpifes zotin Mborja. Por nuk mungon edhe denigrimi duke e quajtur zotin Mborja nje njeri pa talent, dhe qe si i tille radari i zotit Tufa qe eshte nje radar qe kap vetem valet e gjeneruara nga talentet e seres se tij, nuk e paska skeduar krijimtarine e zotit Mborja, sepse dihet qe zoti Tufa eshte skedues i mire per pune te keqia dhe nje skedues i keq per pune te mira.
      Dhe pa i hapur akoma skedat e tija qe qelben ere tradheti e ere katundi andej nga vet ky Tufa ka dale duke qelbur te gjithe ambientin me bemat e tij te herepashershme e ben a priori autorin sherbyes te sherbimeve sekrete te rahmetliut namkeq Bashkim Gazidede. Kujtese me te cilen Tufa na konfirmon se akoma i ka lidhjet me pinjollet trupeshq qe rahmetliu ofroi ne sherbimin inteligjent shqipetar dhe qe padyshim jane nje kohesisht edhe miqte ne mos bashkepuntore te anasjellte me Tufen.
      Nje shkencetari apo letrari sado i talentuar ose jo ( jo sipas shkalles vleresuese te Tufes ) ne menyre instinktive, gje qe natyrshem mbeshtet ne dijet, kulturen dhe rrenjet, do te reagonte duke sjelle ne menyre shkencore fakte dhe prova ne nje forum te hapur, ku te perplaste me force idete e tija shkencore tashme ne mbrojtje te personalitetit te tij te cenuar. Dhe jo te zgjidhte kercenimet, shantazhin dhe presionin. Vetem keto mesazhe mjaftojne qe ky “trimi qe te ben portretin” te shkoje dhe te beje trimin aty ku nuk flitet duke u bazuar ne forcen, propaganden dhe mashtrimin. Dhe zoti Mborja duhet ta beje, duhet ti beje kallzim per ndjekje penale duke formuluar akuzen mbi te gjitha ato te cilat edhe pse ne nje tekst te shkurter jane te mjaftueshme.
      Por ka edhe nje pike tjeter tek e cila dua te ndalem. Ky birbo merr guximin te quaje gazeten DITA nje gazete “komuniste” dhe nje “transhe te kuqe”.
      Gazeta DITA eshte nje gazete qe ka trajtuar me vertetesi dhe kompetence aspektin historik, dhe ngjarje sensitive duke ju lene hapsire te prononcohen te gjithe ata qe kane dokumente prova ne lidhje me keto ngjarje. Duke u bere keshtu nje tribune e mendimit te lire jo vetem ne faqet e saj por edhe ne blogun e komenteve. Asnje gazete tjeter nuk e ben kete. Zoti Tufa eshte atakuar shpesh me fakte jo vetem tek DITA por edhe ne gazeta te tjera per vepra, xheste, shkrime dhe shfaqje te cilat kane genjyer e mashtruar hapur per ngjarje, fakte dhe individe konkrete, deri aty sa shume nga keta individe jane atakuar edhe padrejtesisht. keta individe i perkasin te gjithe spektrit politik, por edhe nje pjese te mire te atyre te cilet kane vuajtur ne te kaluaren dhe jane persekutuar nga rregjimi i meparshem. Kjo vetem per faktin se nuk kane qene dakort me “vijen Tufa” apo me “faktet Tufa”.
      Duke qene nje njeri qe mundohet ta mbaje postin qe ka me atakime, me sherre, me mungese tolerance ( karakteristike per grupimet e ish te perndjekurve politike ), ky personazh i paafte po i ben nje dem shume te madh edhe kauzes se tyre. Ata nuk duhet te vazhdojne te paguajne paaftesine e Tufes, gje qe pothuaj eshte kthyer tashme ne nje bumerang per ta.
      Kam nje sygjerim per gazeten DITA duke qene se urrejtja dhe mospelqimi per shtypin ne pergjithesi dhe per gazeten DITA ne vecanti eshte evidente ne fjalet e ketij pseudo shkenctari plagjaturist, nepermjet kerkimeve te thelluara te ndihmohet opinioni publik, ish te perndjekurit, me fakte nga veprimtaria e tij, krijimtaria nese ka ( qe do te jete patjeter e kopjuar ), te gjindet hauri nga ka dale ky Tufa, nga cila grope bajgash eshte ngjizur etj.

      Reply to this comment
      • Preza September 9, 15:28

        Korrigjim

        Ps. shkruar me mungese tolerance ( karakteristike per grupimet e ish te perndjekurve politike )-gabim

        Te lexohet: me mungese tolerance, tolerance ( qe eshte karakteristike per grupimet e ish te perndjekurve politike )
        Flm

        Reply to this comment
    • Berati September 9, 18:04

      Problemi me zhulsa si Mborja eshte se ka nje ushtri me debila nga pas e kjo duket nga komentet ketu poshte,qe nuk pyesin nese eshte e vertete ajo qe ai thote por hidhen ne sulm si hienat vetem e vetem se Tufa po publikon as me pak dhe as me shume vec dokumentat qe vete regjimi i kurvave komuniste ka shkruar. E lexova shkrimin denoncues te Mborjes dhe as edhe nje fakt i vetem skishte paraqitur per “plagjiaturen” por si nje skuth i vertete fshihej duke vene perpara nje fantomatico student gazetarie ne vitin e fundit qe na paskesh paraqitur nje teme mbi plagjiaturen e Tufes. Dhe hopa mjaftoi tema e studentit dhe Mborja (nga frika se mos e hedhin ne gjyq per shpifje se turp nuk ka vuri perpara studentin) te na eshiste si te vertete. Mborja dokumentave te arshives ska cu ben por ama me porosi te kurvave kriminele komuniste i bie atij qe vete e i lexon ato.

      Reply to this comment
  2. E verteta September 9, 01:35

    Arsyeja pse e mbrojne? Pergjigja eshte teper e thjeshte: sepse me siguri ata qe e mbrojne ate kane bere te njejten gje: PLAGJIATURE.

    Reply to this comment
    • Veshtrim nga historia September 9, 04:59

      Po horri i gjirokastres qe hengri leket e burses dhe se kaloj dot shkollen ? Harruat !

      Reply to this comment
    • Bureto September 9, 08:47

      Ne nuk kemi patur dhe nuk kemi shkencë. A do të kemi këtë nuk di ta them, veçse e uroj. E them këtë se ne jemi një brez që, pothuajse, i njohim të gjithë prof.dr tanë. Nuk besoj se do të ketë ndër ta ndonjë që të mos ketë ndopak plagjiaturë, për të mos folur për cilësinë dhe vlefshmërinë e punimeve të tyre.
      Titujt shkencorë, në regjimin e kaluar, tek ne jepeshin edhe me kriter politik. Ligji ishte që ato jepeshin, ashtu si dhe sot, nga departamentet dhe dekanatet dhe formalisht miratoheshin nga Ministria e Arsimit. Pra ishin pak a shumë qoka midis miqsh. Më jep të të jap etj. Para ndryshimit të regjimit në Shqipëri mund të ishin me kokra ata që mbanin tituj me kontribute të vërteta në lëmin e shkencës. Ata që kishin studiuar jashtë, kryesisht në perëndim, dhe shumë prej atyre të paktëve i kishin të kolauduara punimet e tyre shkencore edhe nga institucione e katedra po aq prestigjioze nga ose në vëndet ku ata kishin studiuar. Por ata të parët po plakeshin dhe duhej krijuar një brez i ri ‘shkencërarësh’ të Partisë. Nën trashëgiminë sovjetike u aplikua titulli “kandidat i shkencave teknike” (kandidat texnika nayk-ndjesë për ndonjë pasaktësi), të cilave iu dhanë kryesisht pedagogëve, ose anëtarë të partisë, ose nga ata me biografi të mirë, shumë prej të cilëve kishin studiuar në BS ose vendet e lindjes komuniste. Shumë njohin, shumë prej tyre, vartësisht sektorëve apo katedrave ku kanë punuar. Duke qenë se njihnin gjuhët e huaja të vendeve nga vinin, kryesisht rusisht, ose të perëndimit por të përkthyera në rusisht, ata aty gjenin lëndën e punimeve të tyre ‘shkencore’. Ato fillimisht i përdornin për leksionet dhe pastaj me kohë i ‘pasuronin’ me të ‘rejat’ e tyre për të mbrojtur titulin KTSh. Shumë nga këta (gjithmonë me kriter ideologjik), mbas 10 vjetësh lektorë, sipas ligjit titulloheshin me dekret “profesorë” dhe kështu viti 1991 na gjeti me mbi 400 të tillë. Por nuk kishte sesi të quheshin ‘ksht.prof’, dhe e gjetën mënyrën tashmë edhe në dobi të atyre që erdhën në pushtet. Me një vendim të Këshillit të Ministrave (qeveria Meksi) titulli KShT, i cili deri atëhere ishte ekuivalenti i një masteri të sotëm shkencor (vetë termi ‘kandidat’ e tregon), të gjithë këta tituj u konvertuan në ‘doktorë shkencash’ (phd)??!!. Kështu u plotësua kuadri i ‘prof.dr’, të cilët sot janë mbi 700-800, dhe që padyshim të gjithë përfitojnë shumëçka, veç të tjerave dhe mjaft prej tyre monetare, në fund të fundit dhe qëllimi kryesor i ‘ropatjeve’ të tyre për ‘shkencën’.
      Së fundi përmendim se aty nga fundi i vitit 2018, Taulant Muka, aso kohe zv.min. i Arsimit po dhe ndonjë tjetër, e hapën sërish këtë debat, pra atë të plagjiaturave. Bile pamë se edhe Monika na paska qenë “doktorreshë”-stigma e Ramës,, por edhe Balla etj. U tha se do të bëhej një investigim i thellë rreth fenomenit, por edhe pse kanë kaluar afro dy vjet, për publikun nuk ka ende ndonjë informacion se ç’bëhet apo ç’është zbuluar. Dy mund të jenë arsyet, ose e gjitha ishte/është një furtunë në gotë, që vetë nuk e besoj, ose është e dyta që, ka aq shumë plagjiaturistë dhe po aq të ndotur në këtë mesele, sa duke ecur me shprehjen se ‘çudia më madhe zgjat vetëm tre ditë’, e kanë kaluar atë në kalendat greke. Përsa kohë nuk do kemi ndonjë reagim nga ministria, e cila u ngarkua me këtë mision, mbetet vetëm të këndojmë së bashku: “Lumi që mori Vunonë/Himarë e Qeparonë, ose Selanik e tatëpjetë/si ka qenë do të jetë!”, pse jo dhe me humor, edhe pse problemi është tejet serioz.
      Deri më sot, më shumë problemi ka dalë në evidencë si goditje personash të veçantë, me apo pa të drejtë, se sa si të luftohet fenoneni tejet negativ, ai i vjedhjes së pronës intekektuale, për mbrojtjen e të cilën ka edhe një ligj. Pra parë në tërësi të jetës sonë shoqërore, do predominojë paligjshmëria dhe amoraliteti, apo ligjshmëria dhe moraliteti? Kjo është çështja.

      Reply to this comment
  3. demo September 9, 02:07

    Aristotel Spiro ka qene nje student i shkelqyer dhe nje Pedagog i talentuar i lendes me te veshtire te Gjuhesise-Gjuhesia Historike.Ka lindur ne nje fshat shqiptar te Dropullit..Emigroi ne Greqi dhe gjate konfliktit te Kosoves botoi artikuj ne shtypin grek dhe u ndesh ne studiot e televizioneve me argumenta dhe kulture per Mbrojtjen e Kosoves ne Opinionin armiqesor grek..E ftoj Tufen,ti kerkoje tefalur Aristotel Spiros,sepse nuk eshte Tufa i pari qe plagjaton ne kete vend,Jane edhe ministra,politikane qe kane bere te njejten gje.Tufa ndoshta nuk e njeh Aristotel Spiron. Ke te besh me nje Profesionist,ne gjuhesi,bje studiues i thelluar i gjuhes dhe letersise,,nje Poliglot,Ne Athine ka kryer edhe fakultetin Juridik,ku ka edhe nje studio Avokatie.Gjate ketyre 25 viteve ne Greqi ka mbrojtur te drejtat e qindra shqiptareve te neperlembur,jo te mos te mbrie veten nga nje plagjator.

    Reply to this comment
    • lola komimi September 9, 06:01

      Ju falenderoj per informacionin e dhene per personalitetin e dok.Aristotel Spiros.
      Te jesh minoritar dhe te mbrosh ne mes te Greqise te verteten dhe te drejten e Kosoves, eshte shume domethenese per personalitetin e nje njeriu.
      Ai eshte patriot i vertet dhe trim.
      Sa per maskarain e rendomte Tufa, eshte e tepert t’i kerkosh te terhiqet.
      Eshte si nje dru i shtrember, qe nuk mund te drejtohet kurre.
      Une mendoj se ai eshte trim se ka akoma mbeshtetje te forte ne prapavije,
      Por ashtu si kane ardhur punet, ashtu si ju faktua me dokumenta vjedhja e tij, askush nuk do mbroje me, se Shezainjte e Shehrat do mendojne per kokat e tyre e jo te tij.
      Vjedhja eshte bere kaq banale dhe kaq pa doreza , sa nje njeri i trashe, pa asnje intelekt normal, mund ta beje.
      Por , per mendimin tim ,me shqetesues eshte veprimi korruptiv, i paskrupull, i rektoratit e i te gjithe strukturave te krijuara per te perfaqsuar nje Universitete dinjitoz, ku mesojne te rinjte shqiptare.
      Kemi degjuar se aty eshte shtruar sheshit, ne drite te diellit pazarlleku, paaftesia e paftyresia.
      Por e dolumentuar qenka shume e rende, eshte shume e rende te kuptosh se sa breza te rinjsh jane edukuar me kete fryme, e kane dale te dipllomuar nga kjo palo shkolle qe ne e quajme Universitet.
      Ky eshte krimi me i madh qe i behet keteij vendi, shkaterrimi me rrenje i filizave te rinj, i te ardhmes se vendit.

      Reply to this comment
    • Cun i lagjes September 10, 16:42

      Ktu qeke esell Dem

      Reply to this comment
  4. Ku fle lepuri? September 9, 05:02

    Thënia “peshku qelbet nga koka” është lapidare. Nuk përjashtohet mundësia që virusi i plagjiatutës të ketë depërtuar thellë e më thellë. FiloQyli kanë nxjerrë mjaft prodhime skarco. Ndonjë prej tyre mund të jetë katapultuar me nepotizëm deri ke Ministrina e Arsimit. Aty duhet fiksuar lupa e gjuetarit të hajdutit të pasurisë mendore.

    Reply to this comment
  5. Diplomatt September 9, 06:21

    Ç’lidhje kemi ne lexuesit me pelqimet e mospelqimet personale te muzhik Ilir M.
    Po xhaxhit Enver iake gjetur deri tani diplomonen e shkolles te mesme? Sepse shkolle te larte nuk pati qe nuk pati.

    Reply to this comment
    • Giu fiu September 9, 11:53

      Hahahaa cfare idioti ky ketu siper mor aman
      Per cfare flitet ketu, cfare thote ky

      Reply to this comment
    • Ule kokën! September 9, 15:49

      Me diplomutër të rangut tënd askush nuk do të ishte i interesuar që sharlatanët të zboheshin me ceremoni nga drejtimi i institucioneve shtetërore, prandaj hesht dhe ule kokën.

      Reply to this comment
    • ALBAN DEGA September 9, 17:48

      AKOMA ME ENVERIN !?

      – Ti japim Qezarit cfare eshte e Qezarit, por

      – Pa humbur kohe e energji me kohen e humbur

      – Aq me pak me Agron Tufa e tufen e tyre kemishezeze e kryqthyer

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Liceu Francez i Korces ka pasur nivelin me te larte se nje Universitet. Nuk e kam fjalen per Plepat as Kristalet, as Vitrinat e shume simotra te tyre qe gjallojne edhe sot, ne saje te politikes rrenimtare e shtezhberese te Dr. Profesor Saleh Ramollah Ajatollah Berishes e “pardesyve te bardha”te faqezinjeve te politikes antishqiptare ne krejt hapesirat shqiptare.
      Aq me pak per Akademite e Domosdoves qe stigmatizonte Noli i madh…
      Kur Dr. Profesor Alen Dyselje, Profesor Pol Miliezi dhe Dr. Profesor Adrian … pohojne se Enver Hoxha fliste ne menyre te persosur frengjishten, me gjeni nje Prof. Dr. shqiptar qofte edhe te gjuhes franceze ne keto 35 vjete te fundit qe ka marre vleresime te tilla !?
      E kur!?
      Ne vitet 30 kur vendlindja e Sales dhe imja kishte vetem 2.5 tropojane qe dinin shkrim dhe lexim!
      Kur mbi 90 per qind e shqiptareve ishin analfabete….
      Kur Enver Hoxha shkonte qofte edhe si vizitor e jo me si student ne Universitetin e Monpeliese per dy a tri vjet, babai I Berishes dhe gjyshi im kullosnin dhite ne shkozat e bushat e VIcidolit dhe Gracit..
      Ta quash Enver Hoxhen pa shkolle e injorant aq me teper analfabet do te thote se 95 per qind e ne shqiptareve ishim … me mire te mos ishim!?
      Enver Hoxha ishte diktator e eger i vetdeklaruar qe me nenin nje te Kushtetutes qe e kishte shpallur Shqiperine shtet i diktatures se Proletariatit!
      Enver Hoxha ishte diktator deri ne majen e tiranise qe hengri kokat edhe te shokeve te vet te luftes e te punes!
      Enver Hoxha ishte Qoftelargu vet, percaktor qe e kam perdorur i pari qysh ne vitin 1987 ne biseda teper konfidenciale me babain, xhaxhain e vellain tim Agimin e publikisht qysh ne 1991.
      Enver Hoxha ishte “faraon i pakallur akoma ne sarkofag”, shprehje e perdorur nga une fshehtazi me babain tim qysh ne 1981 para dritareve te zyres se tij ! Nuk harroj kurre fytyren e babait tim qe kthente koken para e mbrapa se mos na kishte degjuar dikush. As shprehjen e tij “ Do marrish ne Qafoku veten e krejt familjen o i cmendur!” Pra, vetem keshilla per syceltesi jo argumente ! Nuk kishte!
      Mallkimet me shami ( siperore ) te Nenes sime Xhemile, qe ne femijerine tone 12-15 vjec per ate “vapir, qe asht ka e drejton kete vend si me ia pat inat popullit te vet!”. Ishte ajo filizofe me 4 klase fillore duke ruajtur delet ne bushat e Berishes qe me nje fjale beri diagnozen e atij sistemi me percaktorin “ ku nuk eshte socializmi bijt e mi por sociafikja”
      Por asesi Enveri nuk ishte injorant.
      Po citoj fjale per fjale vleresimin e Prof. Dr. Alen Dyselje ne “ Le Monde” te Francés per Enver Hoxhen ne prillin e vitit 1985 Pak dite pas vdekjes se tij:
      “ Asnje lider ne Evrope nuk e ka njohur si Enver Hoxha popullin e vet… Sic e kishte koken ia vuri kapelen …”
      Ne Veri ishin mesuar me bajraktare, vojvode, caudiljo = prijesa fisesh … me tituj turqish, serbesh e pushtuesish te tjere.
      Ne Jug me bejlere, agallare, efendikonjesh te hurit e te litarit ne sherbim pushtuesish te radhes .
      Reforma agrare qe nuk eshte askund nje reforme komuniste por demokratike “ Toka atij qe e punon”.
      Zhvillimi i aresimit, kultures, artit, sherbimit shendetesor, shkences, bujqesise, industrise, forcimi i mbrojtjes se vendit, emancipimi i gruas- shtylles se shoqerise, siguria gati absolute e jetes, qe zhduku pothujse krejtesisht deri edhe gjakmarrjen, politika e jashteme krejt e pavarur qe u vleresua deri edhe nga Presidenti i Frances Sharl de Gol ne 1964, nga Kryeministri historik i Italise Xhulio Andretti, nga “ Zonja e Hekurt” e Anglise Margaret Thecer e deri nga Toni Blejer jane fakte historike qe nuk mund te mohohen.
      Ndaj ti japim Qezarit cfare eshte e Qezarit !
      Askush e asnjehere asnje lider shteti nuk e ka e nuk mund ta lartoje veten duke ulur, duke sulmuar, duke varrosur e rivarrosur per se vdekuri e as per se gjalli pararendesit apo bashkekohesit e vet!
      Cdo lider apo njeri edhe i zakonshem e larton emrin, nderimin, vleresimin e vet me punen, veprimet, veprat ne sherbim e ne dobi te familjes, fshatit, krahines, shoqerise dhe shtetit te vet e mbare njerezimit !
      Edhe sot shume vende e shume objekte ndofta edhe krejt te rendomta, qofte edhe nje krua apo nje vig ne jug e ne veri mbajne emra te krijuesve apo ndertuesve te tyre si Vigu i Vakes, kroni i Izlamit, Tyrbja e Dervish Luzhes, Teqja e Dervish Hatixhese, Kalaja e Ali Pashe Tepelenes…qyteti Bajram Curri… Keshtjella e Skenderbeut…
      Ndaj te mos humbasim kohe, energji me kohen e humbur, por sic thoshte Xhon Kenedi te mos shohim se cfare do te beje shteti per ne por te mendojme se cfare mund te bejme ne per shtetin, kombin tone pa e matur veten me hijen e mengjezit as te pragperendimit te Diellit!
      Ti japim Qezarit cfare eshte e Qezarit, por
      Pa humbur kohe e energji me kohen e humbur
      Aq me pak me Agron Tufa e tufen e tyre kemishezeze e kryqthyer
      Qe me hartimin e listave te zeza te rivrasjes se ish- udheheqesve, deshmoreve dhe heronjeve te Luftes legjendare e shpetimtare Antifashiste Nacional- Clirimtare, kryehajduti i prones intelektuale dhe taksave te shqiptareve dhe nazifashisti Agron Tufa dhe krejt ceta e tij duhet te shkarkoheshin brenda 24 presh nga kryeministri Edi Rama dhe sot duhet te ishte ne pranga para ligjit dhe drejtesise pasi te hetoheshin edhe fijet e zeza qe e lidhin me sherbimet e fshehta te Putaninit, GRU- RIA, per cka ka sjelle fakte te shumta edhe deputeti Spartak Braho, ish- ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Rusi Shaqir Vukaj dhe shume ish- bashkestudente te tij ne Moske ne komentet e tyre.
      Faktet e pakundershtueshme qe sjell hulumtuesi Ilir Mborja per plagjiaturen e Agron Tufes dhe bashkepunetoreve te tij antishkencore ne kupolen e Filologjikut- Filoqylit dhe Universitetit jane uluritese dhe Prokuroria e Pergjigjshme apo ajo e Tiranes duhet te hape menjehere dosjen kriminale te tij dhe te zbatoje ligjin e jo te fleje gjume.
      Akuzave te Zotit Ilir Mborja per plagjiature, vjedhje, falsifikim, mashtrim, shperdorim detyre ndaj Agron Tufes duhet tu shtohen edhe ato per shantazh te mirefillte qe bejne mu ne mesazhet dhe kercenimet e ketij nazifashisti e hajduti pa maska.
      Ligj e drejtesi !

      Reply to this comment
  6. fteri September 9, 06:47

    Nuk është vetëm Tufa i pari qe plagjaton,doktoratura e Tufës ngjanë me bajgën e lopës ,por tani u rëndua situata u mbushën rrugët plot me bajga .Ka ardhë koha ose ti pastromë rradikalisht ose të flemë mbi bajga,dhe një shoqëri që pajtohet me bajgat nuk ka të ardhme ,e destinuar bajgë të bëhet.

    Reply to this comment
  7. mirel September 9, 07:16

    Nji ky pra o facizmi. Del injoranti dhe halabaku dhe te hakerrohen me dru.
    A nuk duhet varur?
    Dhe pastaj e ka fajin Enver Hoxha qe nuk i linte te ngrinin koken keto funderinat e tufes

    Reply to this comment
  8. Eno September 9, 07:21

    Ka pedagogë shumë më të aftë dhe njerëzorë. Nuk perceptojnë të bërit e një doktorature sepse sot nuk ka ngelur gjë pa u zbuluar. Sepse çfarë do shpikin këta kur gjithë laboratorë janë shkatëruar?! Njoh pedagogë të dënuar më parë, nota të shkollës së lartë të falsifikuara, emra të ndryshuar etj. Por ja që sipas ligjeve tona e kanë doktoraturën. Si zhbëhet ky rebus? Kush duhet ta zgjidhi? Kush e meriton?

    Reply to this comment
  9. Lasgushi September 9, 07:30

    Z.Të Ditës.Mos u merrni me njerëz pa personalitet si Agron Tufa.Produkt tipik dhe përfaqësues i një grupi personash,që i vënë damkën e keqe shqiptarit.Person i doktoruar nga Rokaj e Shehri.Po këta i njihni? ME MERITA TË VECANTA ANTISHQIPTARE. Si në lëmin e arsimit.Ata i kanë shërbyer me devotshmëri.Degradimit të arsimit të lartë tek në.Shikoni Shezaiun.CPRET NGA NJË PERSON QË MBËSHTET DHE I BËN TEMENA ILIR METËS DHE MONIKËS.Ata dhe partia e tyre dhe Shezos,janë vetëm për të vjedhur.Kini dëgjur që një hajdut është dhe shkencëtar?Pa lë pastaj.Cfarë mundet të bëjë një burë që lyen flokët me KËNA sa herë i lyen gruaja,e ti,e me të njëjtin Nr.

    Reply to this comment
  10. Niko September 9, 09:13

    Ky Urjahip dhe Drejtot i Antikomunizmit ! I pacipe !

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit September 9, 09:26

    Kam frike se ceshtja do shkoje ne gjyq dhe gjyqin do e fitoje Tufa. Se sistemi eshte bere kaq arrogant sa nuk pyet per etike, ligje dhe rregulla. Sic po ngrihet Byroja e Hetimit, te krijohet i njejti organizem edhe per titujt shkencore, ata honorifike, por edhe per dekoratat dhe medaljet e dhena pa dogane. Jane miliona leke qe u hiqen nga goja pensionisteve qe u Ra bretku ne pune fizike, qe te paguhen keta TuHafe pijanece dhe dembele mejhanesh per pune qe s’dijne ti bejne. Me jepni nje liste shpikjesh qe jane bere nga universitetet apo qendrat tona shkencore dhe krahas tyre listen e doktor-profesoreve shkencore. Duke hequr memjane prof. Dr Sali Rrumpallen, qe shpiku principet e Rremujes. Do shihni se titujt shkencore jane dhene mes tyre si qoka honorifike apo yckla per te shtuar rrogat apo kapur pozicione ne administrate. Qe ne lashtesi ligji denonte me shume mesuesin se nxenesin;pra, kush I leshoi Tufat te mbushin 150 faqe me dokrra per ta glorifikuar doktor shkencash? Dhe e fundit, qe Tufa qenka kaq gomar sa nuk e kupton, por shet mend ne fejsbuk se do marre 50 apo 100 milione demshperblim ne mbrojtje te palodoktoratures. Iliri banon ne Athine dhe eshte perfekt ne dijeni per plagjiaturen ne dem te prof. Aristotel Spiros, qe jeton po ne Athine. Duhet ta leje pijen ndonje ore e te kthjellohet qe midis ketyre te dyve ka patjeter kontakt. Dmth, nqs do ta coje vertet ne gjyq kete ceshtje, heret apo vone do perballet me autorin e studimit dora vete. Aty kam frike se do I dale boja fare, se kujt i takin doktoratura dhe kush e paska. Te lumte Ilir Mborja, mos i ler mangut asgje Doktorave me letra(falso).

    Reply to this comment
  12. ETHEM LALAJ September 9, 09:37

    O ZOT.SA HAJDUT KA KY VEND.AZEM HAJDARI VEREM NJE GHE TE MURE KA THENE” ..NE NJE VEND SI NE ME 3 MILION ..1 MILLION JANE HAJDUT,1 MILION SPIUN DHE 1 MILION PA PUNE E ME 1/2 PUNE ,DEMBELE.
    -KY AGRON TUFA HYNE TE HAJDUTET.
    -POR KY NUK ESHTE I VETMI.JANE MBI 90 % E ATYRE QE JANE DIPLLOMUARE PAS 1992 NE UNIVERSITETET FANTAZME TE SALIUT.DHE JANE KETA E CA SI JETA NE ÇDO SEKTOR QE VOTOJNE AKOMA BERISHIZMIN SI FRYME SI FATKEQSI KOMBETARE
    -ESHTE FOLUR ME KOHE SE LULZIM BASHA NUK KA DIPLLOME,KA MASHTUARE..DHE AKOMA NUK DEL E VERTETA.KUSH DO TA BEJE..?MINISTRJA E ARSIMIT KOSOVARE BESA SHAHINI NUK DI KU BIE UT.
    -PO KM RAMA PSE NUK E SHKARKON AGRON TUFEN.OSE KA FRIKE NGA SALIU,OSE EDHE AI VETE ESHTE RRETHUARE NGA HAJDUT DHE DO MBROI HAJDUTET DERI NE SHBERJEN E SHQIPERUSE.
    -BRAVO-D ITA,BRAVO-I. MBORJA.

    Reply to this comment
  13. alphade September 9, 09:44

    Secili nga komentusit e mesiperm ka dhene nje kontribut te vyer per te de-
    maskuar kete kategori hajnash te in-
    lektit te te tjereve.
    Ballisti-zogistin TUFA vetem shokojeni
    ne fytyre dhe secili del ne perfundimin
    se kemi te bejme me nje halabak rru-
    gesh,me nje fytyre prej pijaneci e dro-
    gaxhiu dhe K/ministri yne shkarkon nease te gjithe drejtuesit e shkodres
    por nuk shkarkon nje hajdut me “dokto-
    rature”, tufajt,rrokajt,etj.etj.:plagjiaturiste
    we cdo vend I notes serioz keta lloj soj-
    sezezh I con ne ” shtepine pa qira”ime-
    diatisht…. .!

    Reply to this comment
    • mirel September 9, 15:13

      E demaskojme ne, po e maskon Ramuti, e na e ve dhe kryetar historie te Shtetit.
      Si thua, nuk je vene dhe ti ne perden e Ramutit? Bashke me gjeneralin Etem dhe Nevojtoren e Vjoses

      Reply to this comment
  14. Gzim Kulufi September 9, 11:16

    Misteri i origjinalit? Ndoshta titulli duhej te ishte ndryshe, qe Tufa te mos akuzohej per plagjiature: “Mistri i origjinalit per titullin Doktor”!

    Reply to this comment
  15. Mirditori September 9, 12:25

    Urime autorit dhe gazetes “Dita” per zbulimin e ketij skandali te ulet intelektual e akademik.

    Titujt e vjedhur akademike ishin nje nga arsyet se pse u ngriten studentet ne greve e demonstrata vjet ne dhjetor.

    Por gazeta “Dita”duhet t’i shkoje deri ne fund korrupsionit ek Filoqyli. Ligji per te drejten e inforrmimit detyron Fakultetin e Filoqylit dhe Rektoratin qe te bejne publike te gjithe dosjen per aferen e plagjatures se “Dr” Tufes. Pse nuk ua kerkon zyrtarisht kete gje gazeta “e nerume” apo “komuniste” sic e quan Tufa, “Dita”.

    Po ashtu Instituti Tufa ka detyrimin te beje publike te gjithe fondin e pagave, per te pare se sa paguhet “Dr” Tufa me parate e tatimpaguesve shqiptare, perfshire shtesen ne page per shkak te “doktoratures’ te fituar me plagjiature, si dhe “veshtiresite” ne pune qe Tufa i ka akorduar vetes.

    Sa per Fakultetin Filoqyli dhe gjendjen e mjerueshme qe mbreteron atje, lexuesit e nderuar, si dhe autori, mund te “këshillohen” edhe me artikullin e ish-deputetit të PD, Prof. Dr. Mark Marku, mik i ngushte i “Dr” Tufes, dhe bashkeshort i shefes se katedres qe i pat dhuruar doktoraturen “Dr” Tufes…

    Artikulli skandaloz, por edhe shume domethenes dhe konkret ne qartesimin e skandalit te pashembullt te plagjiatures, eshte tek:
    http://www.lajme.gen.al/2011-06-19/kotesia-e-tij-zoti-klosi.html

    Lexuesin e nderuar te gazetes “Dita” e njoftoojme edhe se doktoratura e Prof. Markut, ‘prej 700 faqesh” me tematiken “e rendesishme” per historine e gazetarise shqiptare gjate tranzicionit, nuk eshte botuar asnjehere nga universiteti ne France, ku edhe e ka mbrojtur.

    Arsyet e mosbotimit deri sot nuk dihen, por “Prof. Dr”-i mik i Tufes eshte i mireprotur ta hedhe menjehere te plote ne internet ne faqen e Fakultetit te Gazetarise, ku edhe ai – bashke me mikun e tij Tufa – japin mesim.

    Reply to this comment
    • skraparlliu 2005 September 10, 19:25

      Çudia nuk ka te sosur: “doktoratura e Prof. Markut, ‘prej 700 faqesh” me tematiken “e rendesishme” per historine e gazetarise shqiptare gjate tranzicionit, nuk eshte botuar asnjehere nga universiteti ne France, ku edhe e ka mbrojtur. – cudia tjeter kjo. Po hapen petet e lakrorit dhe do shohim cudira te tjera. 700 faqe ne frengjisht ka shkruar Mark Marku?! Ja paska kalu Molierit profesori filoqylit! Sa vjet qendroi ne France ka qe e mesoi kaq mire frengjishten? Hajde cvete, hajde!

      Reply to this comment
  16. Doda September 9, 14:50

    Ksaj i thon kur del GOMARI perpara KALIT si kto 30 vjet ne kte vend mashtrusish ordiner , thenie ikon e FREDERIK NDOCIT . budallenjt injorantet jan me diplloma doktorature fallco dhe ne pikat kyçe te kti vendi , dhe doktoret e vertet nuk i njef kerkush ne kte vend.

    Reply to this comment
  17. Felliqsirë September 9, 14:55

    Ky njeri i te gjithë te ligave duhet larguar nga ai post me ceremoni. I paafte, ngatrestar, intrigant, i perçudnuar etjere etjerë,keto jane epitetet qe i shkojne me se miri ketij njeriu te pa njerzishem.

    Reply to this comment
  18. Luzati September 9, 15:33

    Ky plehre qe perdor shantazhin gjykates per te kercenuar ata qe thone te verteten.I gazets Dita per te treguar me vertetesi dhe fakte kete felliqesiren qe Rilindja e mban ne postet me parat tona.Ketij duhet ti jepet nje denim shembullor per kete akt vjellje mashtrimi qe ka bere,

    Reply to this comment
  19. info analitike September 9, 16:34

    O shoku Ilir mos bej kot viktimen se me sa lexova komentet ketu tek Dita dhe komentet ne statusin tend ne facebook nuk me duket se shkelqejne per etike. eqe po hiqesh si korrekt te kishe thene qe edhe shume shoke te tu u zhgenjyen dhe pergjigja jote ndaj tyre ishte jo me pak arrogante. Sidoqofte zgjidheni ne gjyq meqe i hyre kesaj pune keshtu bie rehat.

    Reply to this comment
  20. artan vlora September 9, 19:54

    Pervecse tirren fjale, do mjaftonte ballafaqimi i pretenduar i palgjiatures. Dmth si ishte dhe si u be. Kjo mungon ne hartimin e dobet te ilir mborjes, i cili dashurine per greqine e ka edhe para asaj per Shqiperine.

    Reply to this comment
  21. Prizreni September 10, 08:35

    Tufa fashiste paska vepruar saktësisht mu si në kohën e fashizmit duke shpifur, trilluar, vjedhur, plaçkitur, degraduar. Nuk ka mundësi që një fashistë të jetë i pastërt dhe i paperlyer në jetën e tij .

    Reply to this comment
  22. Burime nga Presidenca September 10, 12:50

    Sipas nje burimi nga presidanca, lidhja Agron Tufa – Dhurata Shehri – Shezai Rrokaj zbulon edhe mbeshtetjen e plote, por sekrete qe “Doktor” Tufa ka patur nga partia e qokave dhe e gjobave, LSI.

    Sa ishte Ilir Meta Kryetar i Parlamentit dhe kryetar i partise se qokave dhe gjobave, Agron Tufes jo vetem qe nuk i hyri gjemb ne kembe, por Institutit te tij iu miratua çdo kerkese per rritje buxheti e pagash, per fonde veshtiresish e te tjera privilegje kundrejt nje populli te varfer.

    LSI-ja, apo Partia e kryetarkes se tanishme dhe e “Doktoreshes”, plagjiate tjeter e njohur, ka qene gjithnje mburoja e sigurte e Tufes dhe tufes se plagjatoreve te vet qe e rrethojne besnikerisht.

    Gramoz Ruci nuk duhet te mbaje mbi shpine turpet dhe poshtersite qe ka bere paraardhesi i vet, por t’i jape fund sa me pare, fenomenit Tufa dhe Institutit te tij, bashke me bordet e kota te emeruara nga Tufa.

    Reply to this comment
    • Precizim September 10, 13:41

      Mos mendon qe Gramoz Ruci eshte ndonje burre me i mire se keta te tjeret. Gramozi ka ndertuar ku i ka dashur qejfi ne Tirane, ne cdo institucion ku jane vendet me para jane njerezit e Gramozit, qe nuk ju hyn gje ne kembe.
      Te gjithe i hapin rrugen sepse mendojne qe ka force tek Edi Rama dhe tek PS.
      Por Edi e ka lene te lepije kocka e te haje edhe ndonje cope mish here pas here, dhe te mos ndjehet.

      Reply to this comment
  23. GARY KOTE September 10, 18:37

    BESOJ SE KETU KERKOHET NJE PERGJIGJE E PRERE. A KA BERE PLAGJIATURE APO JO. TE TJERAT JANE VETEM FJALE.
    DUHET TE PRONONCOHEN EDHE “PRFESORET” E MEDHEJ, ISH DEKANE E ISH REKTORE.
    BESOJ SE ZOTI TUFA KA AQ PERSONALITET TE PRANOJE TE VERTETEN DHE TE MBAJ QENDRIMIN QE MBAN EDHE PER KOHEN E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT. TE MOS KETE FRIKE NGA E VERTETA SE SOT ASNJE NUK TE PUSHKATON APO TE BURGOS SI NE KOHEN E DIKTATURES.

    Reply to this comment
  24. demo September 11, 20:07

    Or ti i keshillit te lagjes!
    Une them ate qe shoh.
    Tufa botoi krimet e LANC dhe te komunizmit.-Beri pune te mire.
    Tufa ka vjedhur punen intelektuale te Aristotel Spiros.
    Ketu ka gabuar,se Telon e njoh mire.
    Kaq.

    Reply to this comment
  25. Torrno September 12, 14:36

    Përderisa këto i thotë gazeta komuniste Dita merret me mënt se sa të vërteta janë. Fara e poshtër e komunistëve duhej cfarrosur menjëherë pas përmbysjes së komunizmit.
    Sa për këta “mborjet” le t’i shërbejnë grekut se masë marrin ndonjë lekë andej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*