Thellohet skandali i “Facebook”: Janë prekur 87 mln përdorues

April 4, 2018 21:21

Thellohet skandali i “Facebook”: Janë prekur 87 mln përdorues

Skandali i vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve të Facebook-ut nga konsulenti politik “Cambridge Analytica” thellohet edhe më shumë.

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook njofton tashmë se, pas rishikimit të problemeve për të cilat u akuzua, nga shpërndarja jo e duhur e të dhënave mund të jenë prekur plot 87 milionë përdorues.

Shifra e publikuar më parë, e përmendur nga informatori Christopher Wylie ishte në afro 50 mln përdorues të rrjetit social.

Veç kësaj, rrjeti social ka vënë re se disa prej të dhënave të keqpërdorura kanë të bëjnë me persona jashtë Shteteve të Bashkuara. Të dhënat e fundit janë zbuluar në një blog personal të kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer.

o.j/dita

April 4, 2018 21:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim