Thellohet skandali te Drejtësia, humbën 30 mijë dosje përmbarimi

February 7, 2019 20:25

Thellohet skandali te Drejtësia, humbën 30 mijë dosje përmbarimi

Thellohet skandali për regjistrat e shërbimit noterial dhe përmbarimor, për të cilët edhe pse janë lëvruar miliona euro, ata janë jashtë funksionimit normal. Dhoma Kombëtare e Përmbarimit denoncon se sistemi i menaxhimit elektronik Albis nuk ekziston që prej vitit 2013. Madje, sipas Dhomës së Përmbarimit, të paktën 30 mijë dosje që janë hedhur në sistem gjatë “Albis 1” janë zhdukur pasi më pas janë tenderuar në vite edhe regjistra të tjerë.

Përveç 12 të hetuarve, 14 të tjerë janë nën hetim për keqpërdorim të tenderave, më të rëndat regjistrat noterialë dhe të përmbarimit të cilat kanë shkaktuar dëm duke mos u ofruar shërbime qytetarëve.

Pa llogaritur dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, një çështje e paregjistruar në sistemin Albis për Përmbarimin do të thotë se qytetari rrezikohet të penalizohet njëkohësisht nga disa përmbarues. Ndërsa nga mosfunksionimi normal i regjistrit noterial, fatura e vonesave u shkon qytetarëve. Çdo ditë pranë regjistrit të testamentit noterët dërgojnë mesatarisht 90 kërkesa për verifikim, por përgjigjet varen nga eficenca e rrjetit.

Prokuroria zbuloi se për këto tendera për të cilat shërbimi i mirëmbajtjes dhe i rrjetit është inekzistent janë alokuar fonde me vlerë mbi 5 milionë euro, raporton Top Channel.

v.l/Dita

February 7, 2019 20:25
Komento

6 Komente

  1. banda e malokeve qe ka futur ne Drejtesi kryekrimineli salih berisha February 7, 20:40

    salih berisha eshte stumullari cdo shkaterrimi te atij shteti

    cdo institucioni cdo vlere te asaj shoqerie kulture Arti
    Tradite Historie ,

    kudo eshte dora e Djallit te Vicidolit per te cilin

    Gijotina do ishte shume pak

    Reply to this comment
    • korçari February 8, 10:40

      Dhoma Kombëtare e Përmbarimit denoncon se sistemi i menaxhimit elektronik Albis nuk ekziston që prej vitit 2013. Madje, sipas Dhomës së Përmbarimit, të paktën 30 mijë dosje që janë hedhur në sistem gjatë “Albis 1” janë zhdukur pasi më pas janë tenderuar në vite edhe regjistra të tjerë.Pra duke nisur nga 2013 ministrine e drejtesise e kane drejtuar ministrat e LSHI-se ku se fundmi ka qene mistreci kokezbathuri mendshumi Manjani i cili duhet te jape llogari se bashku me shkolleshumin Vasili.Ligji duhet te jete i pameshirshem kunder cilitdo hajduti edhe pa floke,kjo shpjegon dhe humbjen e llogjikes se Mones e cila duhet te shqetesohet per gjendjen e vet mendore…

      Reply to this comment
  2. A February 7, 21:10

    Jo vetem SALI BERISHA eshte strumbullari i kesaj gjendje dhe skandali por edhe i EDI RAMES se eshte VITI i GJASHTE ne pushtet dhe i DYTI si MANDAT.
    Tepsine dhe timonin i ka vetem per vete se vete e kerkoj dhe ne ja dhame. Prandaj si fitoret dhe humbjet ti mbaje vetem per vete. Keshtu eshte kur ngopesh me pushtet dhe privilegje.Ketyre te dyve po i sillet rrotull arrestimi dhe dalja perpara ligjit. Jemi ne pritje si pasagjer. Tung.

    Reply to this comment
    • ! February 7, 21:26

      patjeter ,

      fajtore te ksaj gjende skandaloze ne Drejtesi e kudo ,
      nuk jane vetem shkaterruesit ,vandalet e institucioneve
      te vet shtetit ,
      por edhe opozita e dikureshme ,qe i lejonte .qe bente sehirxhiun kur shteti degjenronte pra kjo Pozite qe eshte sot
      dhe qe vazhdon te bej indiferentin para mizerjes ne te cilen gjenden Institucionet e ktij Shteti .
      Mendojne me shume per pushtetin sesa te ndryshojne
      ate qe duhet dhe nxitojne ,shpejtojne Ritmin e punes se tyre ,
      dhe sigurishte te mbajne Premtimet vs votuesit shqiptare ,perndryshe do rreshkasin pakuptuar ne gropen e te tjerve

      Reply to this comment
  3. sorosianet February 8, 00:35

    Jo cdo faj e ka Saliu, sikunder thosht dhe thot Edi Rama. Ju rilindas lxojeni mire lajmin: “Përmbarimit denoncon se sistemi i menaxhimit elektronik Albis nuk ekziston që prej vitit 2013. “. Ne vitin 2013 3 morri tepsine Rama, o ”
    banda e malokesve…”.

    Reply to this comment
  4. Pirdhni se liroheni February 8, 02:14

    Nuk kane humbur, jo. Thjesht nxjerrin pretekst per mosvenjen e drejtesise ne vend. Keta te Ripjelljes dolen me bastarde se PD.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin