Thellohet tragjedia e Velipojës, pas babait, ndërron jetë edhe djali i tij

August 7, 2017 11:03

Thellohet tragjedia e Velipojës, pas babait, ndërron jetë edhe djali i tij

 

Thellohet tragjedia për familjen e biznesmenit Zenunaj i cili humbi jetën pas shpërthimit të gazit në Velipojë.

Edhe djali i familjes, Hektor Zenuni nuk ka mundur të mbijetojë.

Hektori u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, por 33-vjeçari nuk arriti që t’i bëjë ballë plagëve të marra nga shpërthimi në restorant “Il Cavaliero” në Velipojë pak ditë më parë në pronësi të babait të tij.

33-vjeçari që u fut në depon e nëndheshme për të shpëtuar babain e tij, pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe gjoks, dhe po kështu djegie të shkallës së dytë dhe të tretë pësoi edhe babai i tij, Besnik Zejnuni, pronari i resortit.

Të dy u nisën me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë, por Besniku ndërroi jetë 36 orë pas ngjarjes.

Ndërsa Hektori u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur të qëndrojë në jetë.

 

 

August 7, 2017 11:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*