Them se SPAKU do fillojë punë me hetimin e Berishës!

October 10, 2019 13:54

Them se SPAKU do fillojë punë me hetimin e Berishës!

Çfarë ka bërë Saliu,

do shkulur me rrënjë,

që mos mbetet mbrapa,

as edhe një shenjë!

 

S’ka pse të gjurmohen,

gjithë krimet e tija,

ato po i sjell,

sot Izet Haxhia!

 

Gati nëntë vite,

zotëria Sali,

njeri më të afërt,

s’ka pasë nga ai!

 

Njeri më të afërt,

s’ka pasë nga Izeti,

Sala i besonte,

çfarëdo lloj sekreti!

 

Jeta rezervon,

puthje dhe përpjekje,

gjer dje miq për kokë,

sot armiq për vdekje!

 

Izeti tani,

është një i penduar,

por jo për Azemin,

që kot është dënuar!

 

Izeti e njohin,

të shumtit për burrë,

po prerjen në besë,

s’e përtypi kurrë!

 

Ndaj ja ka zbuluar,

krimet Salës krejt,

gjithnjë ka kërkuar,

një gjykim të drejtë!

 

Sot s’e dimë për Salën,

ka apo s’ka faj,

dhe për ta dënuar,

s’është dhe aq kollaj!

 

Sala për të gjithë,

s’është Një i urryer,

gjithnjë në gjykata,

do ketë miq të vyer!

 

Skenën-dy dekada,

kur ke dominuar,

do mbetet dikush,

që ke emëruar!

 

Për Salën akoma,

këtu s’ka rënë gongu,

gjykatat janë futur,

në një lojë pingpongu!

 

Askush deri sot,

dosjen s’ka pranuar,

për Gjykatë të Lartë,

tash është adresuar!

 

Gjer tani ka shkuar,

e lagu-s’e lagu,

Gjykata e Lartë,

do ta çojë tek SPAKU!

 

Asnjë nga të dyja,

ende s’është krijuar,

patatja e nxehtë,

prapë do ndërrojë duar!

 

SPAKU mund të shprehet,

që në këtë vjeshtë,

se Berisha është,

qytetar i thjeshtë!

 

Po s’besoj ta lënë,

shumë të përkëdhelet,

dhe dosja në fund,

SPAKUT do t’i ngelet!

 

Izeti s’ka lekë,

dhe do rrijë “sus”,

se një avokat,

e ka shumë mashtrus!

 

Unë nuk kam mundësi,

të takoj Izetin,

t’i them që të mbajë,

vetëm Idajetin!

 

Ai avokat,

mund t’i prishi punë,

pse dhe si e qysh,

më pas u’a them unë!

 

A.DUKA

October 10, 2019 13:54
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 October 10, 16:51

    a vëmë bast o tradhëtar i labovës dhe i gjithë shqipërisë??

    Reply to this comment
  2. artisti October 10, 17:00

    Pirdh or pirdh, pirdh e u thuaj
    se e ngritm drejtsin e huaj,
    se shtetin e ndertuam
    dhe Shqiptaret i shpetuam
    pirdh or torollorollak.

    Reply to this comment
  3. rapsodi popullor October 10, 17:19

    Ti or Duke vertet nuk takon dot Izetin,
    qe ti thuash te mbaje avokat Idajetin,
    por ti e ke kollaj, i thuaj Beqo Idajetit,
    qe te rrije pas bythes se Haxho Izetit,
    per te ta kujtuar ty kete ca me shume,
    se ky Izeti ne 1996 i vuri Idajetit drune,
    kot nuk thone or Duke e mos e harro,
    se dajakun kurrizit ta jep ai qe te do,
    Idajeti dajakun Izetit ja ka ba hallall,
    mbron ate qe e rrahu ky kokerr budall,
    prej Izet Haxhis e prej atij trap Idajet,
    ai Sala or ti Duke rron dhe 100 vjet.

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 10, 17:29

    Bejtexhi Kapter Enveristi:

    PSE SPAKU TE MOS E FILLOJE ME EDVIN DROGEN
    ME SAJE QORRIN, BASHKIM ULAJN E HAJNI TOGEN?
    ME TAULANTIN E TOYOTAVE TE BANANEVE TE KOKAINES
    ME GJUSHAT DHE AVDULAJT E KRIMIT DHE TE HEROINES
    QE TE RIKTHEHET NE DETYRE KOMISARI ZAGANI
    I ANATEMUAR NGA EDI RAMA SI ARMIK ZABERHANI
    QE TE FILLOJE ME NE FUND TE PUNOJE DREJTESIA
    QE TE NA PRANOJE ME NE FUND BE DHE BASHKESIA

    Pyetje ne vargje nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  5. MH October 10, 21:02

    Bravo i ndruari Duka!
    Jam nji mendje me Juve. E nuk e luan as topi piken mbi ” i “.

    Reply to this comment
  6. Mark .UK October 11, 08:32

    O Duka Kur nuk u denuan krimet e komunizmit po pret te denohet Berisha.Duhej te denoheshin funsionart e shtetit si dhe fuksat si puna jote.Denon Berisha Nexhmie Hoxhen per kafe kur duhej te denohej per krime.Hiqu more poetaruc partiaK servil I atyre qe u sherbeve dikur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim