Thënie të Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Tirana Observer May 31, 2016 13:09

Thënie të Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Portreti i babait të tij, rilindësit Abdyl Frashëri, varej në muret e shkollave në Shqipëri, ndërsa ai, i biri, konsiderohej armik i popullit gjatë komunizmit.

Historia e Mit’hat Frashërit, i njohur më tepër me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, është një nga paradokset e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist.

I detyruar të largohet nga Shqipëria në vitin 1944, si kundërshtar i Partisë Komuniste, vdiq në 3 tetor të vitit 1949 në New York të Amerikës. Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, veprimtaria dhe jeta e tij u la në harresë të plotë.

Kreu i Kongresit të Manastirit, ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në vitet 1923.1925 në Athinë, e më pas një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, nuk u bë pjesë e asnjë kurikule shkollore në Shqipëri.

Por, ai njihet edhe si një nga njerëzit që kishte një nga bibliotekat më të mëdha. Mbas çlirimit të Shqipërisë u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mit’hat Bej Frashërit.

Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot, rreth 40 mijë vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Më poshtë mund të lexoni pesëdhjetë thënie të këtij shqiptari me vlera të mëdha.

1. Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

2. Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe.

3. Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë.

4. Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.

5. Cili duhet të jetë ideali ynë? Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.

6. Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.
7. Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

8. Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

9. Hiqe veten si pak të mençur dhe kap të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

10. Mos u hidhëro po të shkojë tjetri para, edhe pse nuk ndenj dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

11. Është i lumtur ai që di dhe mund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë.

12. Që ta zgjojmë frymën e iniciativës, duhet të pushojmë së shpresuari gjë prej qeverisë.

13. Disa njerëz nuk e duan bisedimin, po u pëlqen vetëfjalimi (monologu): ata këmbëngulin në idetë e tyre dhe marrin vrapin mbi tezën që u pëlqen. Në gjuhen frënge ka një shprehje të bukur për të tillët: “U pëlqen të dëgjojnë veten e tyre”.

14. Bisedimi është një dëfrim shpirti dhe mendjeje, që ndien njeriu duke rrëfyer mendimin e tij dhe duke dëgjuar të tjerët, me pak dëshirë, me çelje zemre, mbase, nga njëherë edhe me pak diplomatëri, si lodra e shahut.

15. Pak njerëz dinë dhe ndjejnë shijen e bisedimit, për të cilin duhet më parë të jemi tolerantë, pa këmbëngulje, të matur dhe pa inat.

16. Fatkeqësi e njerëzisë vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon perfeksionimin moral dhe s’na lë të korrigjojmë të metat tona…

17. Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës të zezë.

18. Është një virtyt i madh të duam të jemi, ashtu si duam, të dukemi ose të rrëfehemi ashtu si jemi.

19. Ena kallajiset së brendshmi.

20. Miqësia s’bëhet kurdoherë me të ngjarë dhe me simpati të karakterit; shumë herë bëhet me të ditur të bëjmë lëshime për mikun, të dimë ta duam ashtu si është, me të mirat dhe të ligat e tij.

21. Të endurit matet me kut, lëndët me okë dhe koha me ngjarje.

22. Që të mund njeriu të jetë kurdoherë i ndershëm, të mbajë kundër çdo ngjarjeje dhe rënieje ndershmërinë dhe integritetin e tij, duhet ta marrë në sy që të mund të rrijë një ditë me këpucë të vjetruara dhe hajë bukë e djathë.

23. Çdo njeri që është në mizerje, s’është padyshim kurdoherë i ndershëm, po ai që s’duron dot mizerjen dhe privacionin, s’mund që të mbajë ndershmërinë e tij.

24. Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

25. Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

26. Çdo përparim vjen nga idetë e përparuara, nga idetë e reja.

27. Ka natyra të frikshme, të dobëta, që tremben prej realitetit dhe pëlqejnë krimbin e dyshimit. Janë si ata që duan më mirë t’u dhëmbë gjithnjë dhëmballa, se sa ta durojnë një herë dhembjen e të qiturit.

28. Entuziazmi, besimi i plotë te mendimi, dëshira dhe inspirimi i minutës, padyshim na shtie shumë herë në faje dhe gabime.

29. Mësoni të kurseni kohën, mësoni mirë përdorimin e kësaj gjejë të vlefshme që i thonë kohë… Harrojmë se ditët tona janë të matura dhe se gërshëra e shtrigës kohë është gjithnjë gati të presë fillin e gjëllimit…

30. Mbrëmjeve, pa fjetur, shiko hesap e vështro ç’ke bërë ditën dhe, në qoftë se të ka ardhur një mendim i ri, në qoftë se ke ndjerë një gjë të re, mos e këqyr si të humbur atë ditë: je me fitim.

31. Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa më poshtë. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësia.

32. Gruaja na robëron me dobësitë dhe jo me vullnetin e saj. Sa më pak Fuqi të duket se ka gruaja, aq më tepër sipëri ka mbi ne.

33. Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

34. Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë .Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

35. Fatkeqësi që njeriu ka pak ambicie dhe shumë kotësi.

36. Njerëzit që s’gjejnë mjaft interes tek vetja e tyre, merren me punët e botës.

37. Feja, mëmëdheu, prona. Por, jo vetëm mëmëdheu, edhe feja vetë prej frymës së pronës rrjedhin.

38. Fjalët dhe frazat janë kufoma pa jetë: Stili u jep shpirt. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni.

39. Vetëm një proverb të mirë di: “Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: “Trimi i mirë me shokë… pak!”

40. Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur.

41. Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.

42. Shpeshherë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

43. Njeriu ka nevojë për dashuri: të dojë dhe të duhet.

44. Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.

45. Patriotizma është një egoizëm. Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.

46. Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt më nxin edhe faqen time.

47. Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

48. Gjithë vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është, puna.

49. Shqiptari ikën jashtë Atdheut me lehtësi, jo se ai emigron, po ai shkon të kërkojë fatin gjetiu dhe është mbase ky eksod që pengon vendlindjen e tij që të kultivohet më mirë.

50. Në punë kije për lavdi të jesh shërbestar. Ji i lumtur kur bën një send të dobishëm, pa le të mos e dijë bota.

Tirana Observer May 31, 2016 13:09
Komento

12 Komente

  1. fshatari pafshat May 31, 13:27

    Sekuestroja e librave, pune me mend. Se do te kishin fshire bythen me ato libra, kush? Baballaret e atyre qe sot i gjen me shumice( ishpuntore dhe fshatare) te PD dhe PS dhe ne qeverite perkatese nga 1991 e deri me sot.

    Reply to this comment
  2. Ar bëra May 31, 16:44

    Mitëhat Frashërin e shpallen “armik” te sllavizmit e komunizmit, sepse xhihadistet komuniste Enver Hoxha, Dhimiter Shuteriqi, Josif Pashko, etj. sepse keto shprehje nuk pelqeheshin nga bizantinet ruse, serbe, greke.

    Reply to this comment
  3. PO.PO May 31, 18:02

    Te paret tane, na kane lene nje thenie te mencur : ” Nga ferra,mbin trendafili dhe nga trendafili,ferra” .
    Se cfar ishte partia qe ai formoi , se cfar bemash te felliqura e turp kombetar na la mbi vete ajo parti ,.. Te gjitha dihen boterisht e jane te dokumentuara saktesisht nga aleatet tane perendimore ,per te mos renditur pafundesine e atyre qe ndodhen brenda vendit . Partia antikombetare e Ballit Kombetar .ashtu
    sikurse krijuesi i saj ,korren ate qe mbollen . Pinjollet e tyre tashme , duan te na mallengjejne ,per te mbuluar
    veprimtarine antikombetare , si kuislinge e sherbetore te zellshem te okupatoreve nazi-fashiste . Kjo tregon se edhe pinjollet e tyre sot , ashtu si baballaret e tyre dje , e kane pasur ne genin e tyre tradhetine , qenien llumi i kombit , e jo baballaret e kombit,sic duan te na i shesin .

    Reply to this comment
    • Mollosi May 31, 22:15

      Nuk ishin me te mire as ata qe bashkepunuan me Popoviqet, Mugoshet, Rankoviqet apo Svetozar Vukmanoviqet.

      Reply to this comment
    • Sheshi June 2, 17:39

      LANCL ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonje shqiptar ne ate koalicion. Prandaj Shqiperia nuk u ftua ne Konferencën e Paqes në Paris në verën e vitit 1946. LEXO SHKRIMIN E KRISTO FRASHERIT.

      Reply to this comment
  4. Goldjäger May 31, 21:02

    O alkimist,

    Po cti thoshin mo?

    Antar i regjences naziste, iku bashke me nazistet, lau duart me gjak shqipetari ndoshta me shume se cetniket serbe, bashkepunoi me gjithe sherbimet sekrete te vendeve te huaja ne veprimtari subersive kunder vendit e popullit te vet.

    I rrofshin erudicioni inteligjenca kultura elokuenca e fjalet e bukura kur sberi asnje gje per popullin e tij te varfer e analfabet por e pa gjithmone si nga maja e olimpit.

    E di ti cdo te thote te jesh bashkepunetor i nazisteve?
    Kerko ne internet per krimet dhe genocidin e nazisteve. Kerko te shikosh se cu bene ne France vajzave qe ishin shoqeruar me ushtare naziste gjate okupacionit, diten e clirimit te parisit.

    Merru me mire me berjen e flotirit , se po ja dole do ishte per ty e ndoshta dhe per ne fitimprures

    Reply to this comment
  5. Coli May 31, 22:59

    ju komentuesat e mesiperm qenkeni PO.PO dhe Goldjäger me te vertet kokrra e injorantit ose super komunista qe shkruani njesoj si parrulat neper mure njeher e nje kohe. idiota si puna juaj hypen ne pushtet dhe e rrenuan kete vend e copetuan e shiten dhe e masakruan. sa per Mit’hat Frasherin nuk eshte nevoja qe ta gjykoni ju se cberi se e ka gjykuar koha dhe mendimet qe la pas e qe po dalin te verteta tani 80 vjet pas erresires qe na la mendje ndrituri maskarai dhe kryekopuku enver hoxha bashke me shoke dhe agjentet e tij ruse e sllave. lexoje vetem nje shkrim te togerave angleze per keta qeveritare, ose ate qe dhe sot e kesaj dite ne shqiptaret krenohemi qe asnje cifut i ardhur ne shqiperi nuk ju dorezua gjermaneve kur greket dhe sllavet tuaj ishin te paret qe i vrane pa u thene akoma gjermani. ishte merita e qeverise se mithatit qe beri ato kompromisa per vendin okupatorin me te madh te botes ku dhe ai okupator e kuptoi qe ne kete vend do linte kockat po ti ngacmonte. po keto jo vetem qe nuk ju adresuan por u quajten bashkpunim me nazizmin nga kriminelat qe ne fakt vrane me shume se gjermani dhe italiani bashke ne kete vend. lexoni dhe kulturohuni me mendje te hapur dhe do shikoni qe bota eshte me me shume ngjyra. jo vetem bardhe e zi.

    Reply to this comment
    • Ruxheli June 1, 08:48

      Turp per ty o Coli per mendimet qe paske.Qenke edhe ti ne favor te interesave te te huajve e jo ne interes te popullit e te vendit tend .Turp.

      Reply to this comment
  6. Ruxheli June 1, 08:42

    Turp per ty o Coli per mendimet qe paske.Qenke edhe ti ne favor te interesave te te huajve e jo ne interes te popullit e te vendit tend .Turp.

    Reply to this comment
  7. Higjena June 1, 12:53

    Escherichia coli

    Pervecse tradhetar qenke dhe gomar.

    Po kush e fitoi luften e dyte boterore more bakerie coli?

    Nazistet apo partizanet, me komunistet ne krye.
    E kemi degjuar qe i kerkuan hitlerit ti jepte azil politik albanologut te shquar Norbert Jokli. Xhest human. Po mjeti nuk e justifikon gjithmone qellimin… I kerkonin hitlerit, dhe kishin access tek ai…
    Dmth duheshin denuar ne nürenberg o coli me bakterie.

    Nderkohe vrane e prene bijte me te mire te popullit, duke i spiunuar e tradhetuar e dorezuar ke nazit.

    Ju ngjallen puplat ketyre te gjitheve

    Reply to this comment
  8. Zensur June 1, 16:00

    O ju t gazetes. Po pse i bllokoni komentet tona re. E lini coli lolin te na thote kokra injorantesh. Idioti i lindur e face budallenjsh. Te na marre te keqen ai dhe ti o qe kontrolon e censuron komentet

    Reply to this comment
  9. Na bashkoj kenga popullore June 4, 15:57

    Shumica e ktyre thenieve vlejn dhe u kushtohet Shqiptareve me ndergjegje te semur dhe te papergjegjshem, Per te pasur nje ndergjegje te paster mjafton te kesh vullnetin te studjosh 50 theniet e te madhit Mithat Frasheri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*