Theresa May i “mbijeton” përpjekjes së deputetëve pro BE-së

July 17, 2018 22:59

Theresa May i “mbijeton” përpjekjes së deputetëve pro BE-së

 

Qeveria britanike e drejtuar nga kryeministrja Theresa May i ka mbijetuar një përpjekjeje nga deputetët konservatorë pro BE-së, për të ndryshuar strategjinë e tregtisë, pas Brexit.

Deputetët kërkuan që Mbretëria e Bashkuar të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, nëse nuk bie dakord për tregti të lirë.

Qeveria u mbrojt me argumentin se një bashkim doganor do të godiste marrëveshje të reja tregtare nga ana e Mbretërisë së Bashkuar dhe fitoi ndaj grupit të deputetëve konservatorë me 307 vota në favor dhe 301 kundër.

Ky ishte një test mjaft i rëndësishëm për Theresa May-n dhe qeverinë e saj pro Brexit, pasi nëse do të humbte, konservatorët do të kërkonin një mocion mosbesimi ndaj kabinetit qeveritar.

Gjithsesi, qeveria humbi betejën që lidhet me rregullimin e tregtisë së ilaçeve në Ligjin për Tregtinë.

Parlamenti votoi me 305 vota pro qëndrimit në rrjetin rregullator të ilaçeve, të Bashkimit Europian.

a.s/dita

July 17, 2018 22:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim