Theri gruan në Itali, 57-vjeçari dëshmon: Ishte shumë xheloze

May 29, 2018 11:37

Theri gruan në Itali, 57-vjeçari dëshmon: Ishte shumë xheloze

57-vjeçari shqiptar, i cili vrau me thikë para dy ditësh bashkëshorten e tij Elca Tereziu, ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Xhevdet Ahmeti është shprehur për efektivët italianë se “nga sot, jeta ime ka marrë fund”.

Edhe dy fëmijët e çiftit, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë marrë në pyetje.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe avokati i Mehmetit: “Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas.”

Sipas këtij të fundit, 57-vjeçari ka treguar në polici për një martesë të vështirë dhe problematike, e vështirësuar edhe më shumë, sipas tij, nga xhelozia pa motiv e bashkëshortes.

Mehmeti pretendon se ishte gruaja ajo që kishte sjellje agresive ndaj tij, pasi mendonte se 57-vjeçari kishte gra të tjera.

Krimi ka ndodhur në banesën e familjes shqiptare, në Piacenza të Italisë. Pas një zënke, Mehmeti e ka goditur tri herë në fyt Elca Tereziun. Ishte djali adoleshent i çiftit që njoftoi ndihmën e shpejtë, ndërkohë që gruaja gjendej përtokë e mbuluar nga gjaku.

Xhevdet Ahmeti është dorëzuar vet në polici.

s.a/dita

May 29, 2018 11:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*