Theu karantinën, 700 mijë lekë gjobë të kthyerit nga jashtë. Gjobiten 65 qytetarë, 76 shoferë e 9 tregtarë

March 25, 2020 13:30

Theu karantinën, 700 mijë lekë gjobë të kthyerit nga jashtë. Gjobiten 65 qytetarë, 76 shoferë e 9 tregtarë

Edhe pse rreziku nga COVID-19 sa vjen dhe rritet i faktuar në shifra, ka qytetarë të pabindur që sfidojnë ende autoritetet dhe ndëshkohen me gjoba.

Jo vetëm kaq, por policia ka kapur teksa lëvizte i lirë edhe një person i cili kishte thyer rregullin e vetëkarantinimit, pasi ishte kthyer nga jashtë vendit.

Qytetari K.B., që rezulton një prej 120 mijë qytetarëve të cilët duhet të qëndrojnë në karantinë, pasi kanë ardhur nga zonat e prekura jashtë vëndit, është gjobitur pasi është kapur në Tiranë duke lëvizur në qytet.

Gjoba ndaj tij është 700 mijë lekë, ose 5 mijë euro, sipas ndëshkimeve të parashikuara në Aktin Normativ, tashmë në fuqi.

Gjobave nuk i kanë shpëtuar edhe 65 qytetarë të tjerë në të gjithë vëndin, pasi janë konstatuar në lëvizje pas orarit të lejuar me këmbë apo me bicikletë, pa asnjë emergjencë.

Ndërsa një prej këtyre shtetasve të gjobitur është shoqëruar e arrestuar në Komisariat, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Policia njoftoi se 76 shtetas të tjerë janë kapur duke drejtuar automjetin e tyre në shkelje të urdhrit që ndalon qarkullimin, dhe u është hequr leja e qarkullimit dhe u është bllolluar mjeti.

Ndërkohë rezulton se 9 subjekte tregtare që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes në ora 13:00 janë ndëshkuar dhe ndaj administratorëve është marrë masë e gjobës 100 mijë lekë për secilin.

a.q./ dita

March 25, 2020 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim