Theu një dyqan dhe xhamat e 5 makinave, policia në kërkim të 29 vjeçarit

December 24, 2017 21:29

Theu një dyqan dhe xhamat e 5 makinave, policia në kërkim të 29 vjeçarit

Një 29-vjeçar nga Shkodra, me inicialet S.Sh. është shpallur në kërkim nga policia pasi ka thyer një dyqan të kamerash sigurie, dhe xhamat e 5 makinave të parkuara.

Sipas policisë, personi i shpallur në kërkim, veç dyqanit, ka thyer nga një xham dhe pasqyrë të mjeteve të parkuara tip “Volsvagen”, “Benz”, “Ford Fiesta”, “Volsvagen” dhe “Tojota Rav4”.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa dyshohet se 29-vjeçari S.Sh të ketë qenë në gjendje të dehur kur ka ndërmarrë këto veprime.

Policia ka arritur që ta identifikojë të riun përmes kamerave të sigurisë në objektet e ndodhura në lagjen “Tom Kola” ku ndodhi ngjarja, dhe po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

December 24, 2017 21:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*