Thirret në Prokurori gazetari i përgjimit: A do e dorëzojë materialin bruto?

May 20, 2018 15:17

Thirret në Prokurori gazetari i përgjimit: A do e dorëzojë materialin bruto?

 

Gazetari Jetmir Olldashi do të jetë dëshmitari i radhës që do të pyetet nga prokurori i Krimeve të Rënda, në vijim të hetimeve për audio-përgjimin me Dëshmitarin X.

Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë gjithashtu pranë akuzës edhe deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Të tre ata në pozicionin e personave që kanë të dhëna të vlefshme, duhet të paraqiten në Prokurorinë Krimeve të Rënda, të hënën në orën 10:00.

Por rrëfimi më i rëndësishëm pas dëshmitarit X, është ai i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili deklaroi një ditë më parë itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij mbi çështjet e trafikut në Vlorë.

Por atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se Agron Xhafajt, apo edhe si do të sigurohej hashashi.

Gazetarit, do t’i kërkohet materiali bruto i audio-regjistrimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt.

Pas këtij momenti shpjeguan të njëjtat burime të besueshme, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza e materialit audio, për të cilin po vlerësohen dy mundësi, shkruan Top Channel.

Së pari prokurorët do t’i drejtohen për ekspertizë policisë shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafës, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu.

Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, prokuroria do të kërkojë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ashtu sikurse është vepruar edhe më parë.

a.s/dita

May 20, 2018 15:17
Komento

11 Komente

  1. XXXL May 20, 15:42

    Prokuroria e ka te qarte si te “VEPROJ” e ka shembullin njesoj si me incizimin e Like Bllokut, por Likja kishte edhe nje avantazh qe ishte edhe me figure dhe zeri ishte sinkron me llafosjen e xhepistit nga Cepani.
    Nuk mund te kete dy standarte per nje te nejten veprim, ngjarje….incizim ashtu sic beri ish Zevendesi i Metes is i ndjeri hajdut Dritan Prifti.
    Incizimet e bera e aq me keq pa urdher Prokurorie apo vendim Gjykate, Gjykata e Larte i ka nxjerre te pavlefshme dhe nuk mund te merren me per prove.

    Reply to this comment
  2. Gazetari sirian i Bash- Al Sali Bac Berisha duket i palare i pa rruar dhe i nxire ne diellin e May 20, 15:51

    Nga pamja gazetari duket si sirian nga mentaliteti duket si tribal me shpirt sklavi ku i ka dhene fjalen Bash-ir al Sali se do te zbulloj trafikun e droges ne Vlores si profesionist ! si asnje anes ! Por nga leksiku i tij perpara “kolegeve ” gazetar jep nje deklarate duke e lexuar me nje shqipe te cale qe nuk reflekton dot aspak intelektin e nje gazetari te “pavarur” se ku e ka ber shkollen e gazetarise dhe se ku ka mesuar gjuhen shqipe nje zot e di !
    Te pakten para se te jepte intervisten te kishte shkuar ne dush, se duket edhe i palare !

    Reply to this comment
  3. Labi May 20, 16:00

    Problemi i shqupsave eshte se i marrin Shqiptaret per budallenj dhe harrojne se gjysma e banoreve te Shqiperise jetojne jashte ne vendet e BE.Se cfare pune ka F Xhafaj me te vellainune nuk e kuptoj, kete pres ta sqaroj Berisha madh se cfare e lidh me Berishen e vogel per te cilin Hollivoudi ka bere dhe film, po une nuk e pash qe Saliu mbasi filmi doli te jepte doreheqje. Ne 21 janar u vrane 4njerez ne mes te Tiranes po as Luli dhe as Saliu nuk dhane doreheqje, ne kete rast vellai i Xhafes u dorezua dhe une pres te shikoj zbatimin e ligjit qe besoj shume qe Xhafa do jete i motivuar te zbatoj.

    Reply to this comment
  4. Parashikohen shperthime nga Haleja Demokratike e permbytje Shqiperise May 20, 16:02

    mbasi i la nji mut ne dere prodhuar nga Firma Haleja Demokratike Shtetit idiote ,

    i cili ka filluar ta studjoje ne institutin e Pularise ,

    nga Haleja degjohet nji pordh si bubullime e koheve te dinosaurve ,
    qe paralajmeron nji Kukullane Gjigand qe do rrethoje Kabinetin Rama ,
    me qellim ti helmoj ajrin e beje Ramen te arratiset nga Kabineti i tij dhe muti te marre rruget e shqiperise

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA May 20, 16:10

    Ah, medet, medet,
    si ka katandisur keshtu Shqiperia!
    Ajo Satira e Arben Dukes e botuar sot i thotë te gjitha!…
    Një komedi që ka per Regjizor një Politikan te cekuilibruar totalisht, Kriminele me damke, që e di gjithe Shqiperia!..
    Mos u merrni as me Gazetarin Servil dhe mercenar, as me Lulushin, as me PD-ne!…
    Autori dhe Regjizor i kesaj Komedi dhe tragjedije eshtë një dhe vetëm një!….
    AI e ka emrin Sali Gërdallë Mashtrus Berisha!
    Pyetja Kapitale që te vjen natyrshem eshtë:
    KUSH e M B R O N
    KËTË
    KËRMË
    Që po qelb Shqiperine?…
    Do vazhdoje te qelb e infektoje akoma ky
    Esat Toptan jeten normale të Shqiperise!?…
    Shqiptare , merrni ne dorere fatin tuaj!
    As Reforme ne Drejtesi ,
    as hyrje ne BE ,
    nuk ka per të patur pa larguar nga skena politike Varrmihsin e Shqiperisë!
    Te tjeret janë viktima te Infektionit te kesaj Kërme politike dhe te atyre që e mbeshtesin!
    Daullja bie per ate që e dëgjon!…

    Reply to this comment
  6. Xxx May 20, 17:02

    Ta jape aparatin e pergjimit si Çeçua ose ta mbajen aty sa ta jape.

    Reply to this comment
  7. intelektuali May 20, 17:28

    KUR KRIMINELAT PYESIN DENONCUESIT E TYRE

    Mbetet vetem qe Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama te emerojne ne Prokuori Agron Xhafajn per te mare ne pyetje akuzuesit te tij dhe te vellait te tij si kapobande droge dhe me tej gjerat te kopsiten njashtu sic i kerkon Rilindja Enveriste, njesoj sic i kopsiste Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur goditi POLIAGJENTIN Mehmet Shehu dhe Grupin e Rrezikshem Armiqesor brenda Partise.

    PO ME KETO FINTE “DERCI-VERCI” IDIOTE APO ME LLOGJE PROKURORIE ENVERISTE “E LAGU S’E LAGU” DO TE HYJE EDI RAMA NE BE?

    Po cfare Prokurorie idiote eshte kjo o milet budalla?

    qe:

    Therret pronto akuzuesit dhe kriminelin e akuzuar, burgaxhi dhe drogaxhi, vella te Ministrit te Rendit e ka leshuar pa frena ne dhe te huaj?

    PO DRITAN ZAGANIN DO TA THERRASE PROKURORIA SHQYPTARE QE TA RASE NE BURG ME AKUZAT E SAJE QORRIT DHE TE EDI RAMES KUR E MASAKRUAN SI ARMIKUN E KLLASES?

    Po cfare Prokurorie idiote eshte kjo o milet budalla?

    sepse:

    Mjafton qe te beje nje vizite rutine ne lokalet e Vlores apo ne pika te tjera turistike te Shqypnise qe gelojne per momentin nga turiste te huaj qe kjo Prokurori idiote te bindet dhe te shikoje me syte e saj se “Mielli i bardhe” i Rilindjes Enveriste te Xhafajt dhe Rames ka dale sheshit si “Dafllaku ne Dasem” dhe po ofertohet me cmime fantastike si askund ne Bote.

    PO PSE ME KETE PROKURORI IDIOTE DHE BUDALLE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  8. shqiptar Kanada May 20, 21:09

    ‘ITELEKTUHALI’ KA LARE TERE JETEN BREKET E SHOQES VITO KAPO NUMURIT DY TE DIKTATURES SHOKUT HYSNI KAPO QE KISH PER DOKTOR PERDHUNUESIN E INTELEKTUHALIT DHE TANI KY QEN I RRAHUR E ME ALZAJMER E PROSTAT PAGUHET NGA ANDI BUSHATI!!!!!!

    Reply to this comment
  9. servet May 21, 08:25

    Eshte per tu habitur qe asnje nga komentuesit rilindas nuk thote qe po qe se eshte e vertete te denohen fajtoret por kerkojne me cdo kusht te denohen ata qe e zbuluan.Kjo tregon se keta jane ose persona te implikuar ne kete ngjarje ose te paguar nga qeveria qe nuk i intereson drejtesia por partia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*