THIRRJA: Duhen politikanë të rinj, të pastër, thonë Basha, Berisha, Mediu, Dash Shehi…

January 26, 2018 18:28

THIRRJA: Duhen politikanë të rinj, të pastër, thonë Basha, Berisha, Mediu, Dash Shehi…

 

Duke bërë edhe një herë thirrje për të ardhur në protestën e 27 janarit, eksponentë të opozitës së bashkuar deklaruan se vjetërsira politike me emrin Edi Rama duhet të ikë.

“Ky dinosaur i politikës së vjetër duhet të shporret”, deklaroi Sali Berisha, një mjek i ri pranë Partisë Demokratike që ende këmbëngul të qëndrojë në Shqipëri, sepse ky vend mund të bëhet.

“Mund të kisha ikur në Gjermani si shumë moshatarë të mi. Ende kam dyshimet e mia. Por dua të kontribuoj në Shqipëri, sepse pa Edi Ramën ky vend mund të ketë shpresa”, tha djaloshi.

Në vijim, para mediave doli asnjëherë ministri dhe i paakuzuari për asgjë, asiherë gjallë në botë, kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Qeveria e drogës…Ky vend… Unë do sjell kalamajtë e mi në protestë… Ata që kam…. Po të kisha më shumë, do t’i sillja të gjithë…”, tha disa fraza të shkëputura Basha, për t’u rikthyer fuqishëm:

“Ah, po. Shqipëria ka nevojë për politikanë të rinj, të pastër, të paprekur nga korrupsioni i pushtetit. Rama ik!”

Në vijim i bëri thirrje popullit gjimnazisti Petrit Vasili, që kërkoi një shëndetësi publike vërtet falas dhe të lirë nga vargonjtë e korrupsionit.

“Vëllezër. Unë dhe shokët e mi, dikur e donim Edi Ramën. Por pas kësaj që ka bërë, unë e urrej! Ah, more…” u përlot i riu Vasili dhe e larguan nga podiumi.

Studenti Dashamir Shehi kërkoi uljen e tarifave shkollore. “Por qeveria e ktij Edit nuk e bo. Pse s’e bo, thu tina? Se do me i mor lekët për vete mër jahu! Pse mër plak, me paret e rakis seme do me vu dhjam ai e? Çere thu ti me? Ku jena ktu me?”

Në përfundim, folësit u bashkuan njëzëri në thirrjen drejtuar popullit, për ta rrëzuar Edi Ramën, ose të paktën, t’ja shkundin pak karrigen sa t’i merren mendtë, për të sjellë në krye të vendit alternative të pastra, demokratike, ekologjike, eolike etj.

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Bën vaki dhe s’e kuptojnë të gjithë, por s’ka gjë. Prandaj qeveria ka nxjerrë në treg edhe barcaleta me policë        

January 26, 2018 18:28
Komento

2 Komente

  1. MH January 27, 14:11

    Asht ma se e vertet.
    Keto duhet te riciklohen ne kazanat e Recit.
    Nuk ka metode qe nga ma shkencorja e deri tek ma primitivja qe i sterilizon.Uzdaja e fundit,rikthehemi tek primitivja qe perdore metoden mekanike ne shpartallimin fizik te tyre.Ndaj e rradhita nga ma shkencorja qe ta perfundoj tek primitivja mekanike.

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 4, 11:57

    PO JU O GAZETA DITA NUK KENI DEGJUAR GJE FARE

    sepse:

    “Gojet e Liga” flasin per nje pendim rrenjesor te Lulzim Bashes qe deri tani ka degjuar me besnikeri Sali Berishen per te vjedhur LEKAT e Rruges se Kombit dhe kuserine makaber tek ARMO me sekserin e tij kamarier Rezart Taci, por eshte penduar shume qe ka degjuar vrastarin Sali Berisha kur e urdheroi te qellonte mbi njerez te pafajshem ne 21 janar dhe la nje dyzine me te vrare, njashtu sic kishte vrare edhe me pare ne Gerdec dhe Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken.

    DISTANCOHEM NGA KUSARI DHE VRASTARI SALI BERISHA!

    Mesohet te kete deklaruar Lulzim Basha perpara “Gojeve te Liga” me idene se ndryshe nuk mund te rifitoje besimin e tij tek shqyptaret dru me pre qe e kane votuar disa here,

    por:

    Pervec divorcit perfundimtar me Sali Berishen, Lulzim Basha sipas “Gojeve te Liga” ka shpallur zyrtarisht edhe martesen me Monika Kryemadhin qe eshte ka hequr dore perfundimisht nga burri i saj mafioz dhe eshte divorcuar nga Like Floriri si nje President i korruptuar qe e zgjodhi PISI i degjeneruar Edi Rama pasi po ky Edvin Karagjozi e kishte diskretituar me pare Liken si ryshfetci me tefter ne dore qe e kishte pare gjithe Bota me ze dhe figure te kollofiste ryshfetin pushtetar nga videoja e Dritan Priftit te ndjere.

    “Gojet e Liga” gjithashtu konfirmojne lajmin se Lulzim Basha eshte divorcuar nga gruaja e tij aktuale si pinjolle e firmes piramidale te Saliut VEFA, sepse kjo i ul rejtingun ne popull dhe nuk e ben te paster si “Ujet e Bjeshkeve” perpara se te fillojne protestat popullore per te permbysur regjimin monist te Edi Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*