Thirrja e Bashës: Mos i paguani taksat e rritura, Rama po iu grabit dyfish

April 3, 2018 16:49

Thirrja e Bashës: Mos i paguani taksat e rritura, Rama po iu grabit dyfish

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se janë dy arsye që po i çojnë shqiptarët në protestë.

E para, deklaroi ai, është grabitja dyfish e shqiptarëve.

“Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç. Reagimi në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë është kundër padrejtësisë dhe grabitjes. Nuk shpenzon asnjë cent nga 800 mln euro që ka mbledhur në 5 vite nga taksa e qarkullimit që e ka rritur, por e jep atë me koncesion. Ata që u çuan u çuan për bukën e gojës”, deklaroi Basha në një dalje për gazetarët.

Së dyti, Basha rendit padrejtësinë e dyfishtë.

“Një javë i la kohë Edi Rama Arbër Çekajt, megjithëse kishte sjellë 613 kilogram kokainë portin e Durrësit. Të lirë janë Habilajt, Balili dhe dhjetra kriminelë, por arrestohen qytetarët që protestojnë për bukën e gojës”, tha ai.

Opozita përsërit thirrjen për të refuzuar taksat.

“Mos paguani taksat e rritura, mos paguani TVSH, sepse këto taksa shpërdorohen nga Edi Rama dhe qeveria në pushtet. Mos paguani taksat, kjo është rruga për t’iu kundërvënë grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë”, mbylli fjalën e tij Lulzim Basha.

a.s/dita

April 3, 2018 16:49
Komento

1 Koment

  1. Lili April 4, 05:10

    O idiot per cka je ne Parlament? Vetem me i marr paret? Pse nuk bene punen aty ti?apo millionet qe i morret nga Rama ta mshelen gojen?
    Ti je turpi i nje Partije qe dikur ishte dicka e sot asgje oos shtojca e rames

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim